Argjentinasi, i cili shënoi 29 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, dështoi ta gjejë rrejtën në ndeshjen e parë të sezonit kundër Tottenhamit gjatë të shtunës, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 0-0.
“Si sulmues çdo vit përcaktoni qëllime. Shpresoj se mund të shënoj më shumë gola këtë sezon”, ka thënë Tevez.
Sulmuesi argjentinas, i cili ndihmoi Manchester United ta fitojë Ligën e Kampionëve, është krenar që do të mbajë shiritin e kapitenit te City.





