Slate MagazinePara dy javësh shkrova se argumentet kundër ndërtimit të Qendrës së Iniciativës së Kordobës, në pjesën e poshtme të Manhattan, ishin aq të marra dhe demagogjike saqë s’ia vlente as t’i vëreje. Që nga atëherë gjërat vetëm sa kanë rrëshqitur edhe më ulët, pas krahasimit të Newt Gingrich me shenjën naziste para Muzeut Memorial Amerikan të Holokaustit, ose (mund të zgjidhni edhe ju vetë diçka nga trasta përplot copëza të histerisë) me një qendër kulturore japoneze në Pearl Harbour. E para nga këto dy pseudo-analogji është e gabueshme në secilin aspekt të mundur, sepse Muzeu i Holokaustit tashmë përmban njërin prej udhërrëfyesve më gjithëpërfshirës që ekziston për teorinë dhe praktikën e regjimit nazist, përfshirë këtu ekspozitat speciale mbi teorinë e racës dhe mbi ideologjinë e partisë, por edhe të studimeve objektive të rrethanave që atë parti e sollën në pushtet. Sa i përket të dytës, ka kohë që në Hawaii ekziston një popullatë e numërt e japonezo-amerikanëve, kështu që nuk shoh asnjë arsye përse ajo s’do të mund ta vendoste një qendër kulturore në cilindo ishull që dëshiron. Megjithatë, unë që nga fillimi kam theksuar se Imami Feisal Abdul Rauf nuk është zgjidhje aq e mirë dhe se Iniciativa e tij e Kordobës ishte përplot me eufemizma mbi xhihadin islamik dhe për teokracinë islamike. I përmenda besimet e tij majtiste, sipas të cilave SHBA ishin vetë pjesërisht përgjegjëse për sulmet në World Trade Center, dhe refuzimin e tij që të pozicionohej ndaj diktatorshipit racist të Hamassit në Gazë. Sa më shumë që dikush i lexon deklaratat e tij, aq më i alarmuar bëhet. Për shembull, është një editorial i Rauf’it për trazirat që pasuan rrëmbimin brutal të votave në Iran në vitin 2009. E, sa i përket presidentit Obama, ai këshillon që: Ai duhet të thotë se administrata e tij respekton shumicën e principeve udhërrëfyese të revolucionit të vitit 1979 – të krijohet një qeveri që shpreh vullnetin e popullit; një qeveri e drejtë, e bazuar në idenë e Vilayet-i-faquih, e cila do të themelojë sundimin e ligjit. Edhe pse turpshëm i papërkthyer këtu (mbase për shkak të “tejkalimit të kufijve”), Vilayet-i-faquih është një term i posaçëm përhapur nga Ayatollah Ruhollah Khomenei, i cili përshkruan idenë se e gjithë shoqëria iraniane ndodhet nën administrim të përhershëm (ndonjëherë e interpretuar edhe si kujdestari) të mullahëve. Nën këtë sundim fetar, “vullneti i popullit” është një shprehje e pakuptimtë, sepse “populli” është veç një lagje dhe një fëmijë i klerit. Është pikërisht arsyetimi i liderit suprem fetar, sundimi i të cilit është mospërfillës ndaj zgjedhjeve dhe i cili mund t’i zgjedhë dhe të emërojë kandidatët – e nëse ka nevojë edhe vetë rezultatet. Kjo është gjë skajshmërisht kontroverse brenda islamit shiit (për shembull, Ayatollahu i Madh Sistani, në Irak, nuk e praktikon këtë). Sa u përket shumë iranianëve që nuk janë shiitë, kjo gjë vetëm sa ua rikujton se ata nuk konsiderohen si qytetarë të njëmendët të Republikës Islamike.
Nuk më duket vetja aq i bindur për faktin se Imami Rauf e miraton publikisht versionin më ekstrem dhe më represiv të teokracisë myslimane. Që në krye të deklaratës, ai – rastësisht - përshkruhet si “themelues dhe vizionar” i Iniciativës së Kordobës. Përse pra nuk më gëzon as kjo gjë? Të trimëruar nga natyra e pagdhendur e kundërshtimit të qendrës, mbrojtësit e saj kanë filluar të flasin për atë se ajo nuk përfaqëson asnjë problem dhe se çështja kryekëput ka të bëjë me tolerancën fetare. Do të ishte mirë nëse kjo do të ishte e vërtetë. Mirëpo, toleranca është njëra nga pyetjet e para, e mbase edhe më të vështira, që ngihet nga cilido shqyrtim i islamizmit. Është gabim të flasim sikur e vetmja temë të jetë ajo e terrorizmit. Siç e zbuloi tashmë Evropa Perëndimore duke paguar çmimin për këtë, liderët lokalë myslimanë kanë një shprehi sapo të ndjehen mjaft të fuqishëm - të bëjnë kërkesa jotelorante nga më të ndryshmet. Ndonjëherë do të jenë këto apele për censurim të gjithçkaje “ofenduese” për islamin. Ndonjëherë do të jenë kërkesa për ndarje mbi baza gjinore nëpër shkolla ose pishina. Dhe radha pastaj fillon e bëhet goxha e njohur. E, ata që bëjnë këso kërkesa natyrisht se janë shumë të kujdesshëm që t”i shmangen çfarëdo asociimi të tyre me dhunën. Ata thjesht aludojnë se, nëse kërkesat e tyre nuk merren seriozisht, mund të ndodhë ndonjë shpërthim i vockël i dhunës nga ndonjë lagje tjetër e paemër... E sa i përket mozaikut të shkëlqyeshëm të pluralizmit religjioz, është gjë e lehtë që të gjenden web-faqe të xhamive, por dhe DVD, që ftojnë publikisht për sulme neveritëse ndaj çifutëve, hindusëve, të krishterëve, të pafeve apo myslimanëve të tjerë - që s’thonë asgjë të çmendur për femrat ose homoseksualët. Kjo është arsyeja përse termi i falsifikuar i islamofobisë është aq i rrezikshëm: Ai lë të kuptohet se çfarëdo rezervimi lidhur me islamin duhet që de facto të jetë "fobik”. Fobia është një frikë ose mospëlqim irracional. Predikimi islamik shumë shpesh manifestohet saktësisht me këtë karakteristikë, prandaj edhe dyshimi për të është gjithsesi irracional. Nga dritarja ime mund të shoh minaren e bukur të xhamisë së Massachusets Avenue, në Washington D.C. Ndodhet në zemër të lagjes diplomatike të kryeqytetit, pikërisht atje ku menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit presidenti Bush shkoi që të bënte gjestin e tij për “religjionin e paqes”. Kohë më parë, gruaja e një ambasadori të ri më tha se derisa po e shëtiste qenin e saj, i ishte afruar një njeri me mjekër dhe e kishte paralajmëruar vrazhdë që të mos e afronte kafshën aq afër zonës së shenjtë. Taksistët myslimanë në qytetet tjera amerikane ka kohë që refuzojnë të marrin udhëtarë me “qen të papastër”. Një karakteristikë tjetër e xhamisë lokale është se – mua – s’ më pëlqen ekspozimi i flamujve jashtë saj, ngase ata qëllimisht i shfaqin të gjithë popujt që tashmë janë myslimanë. Disa prej këtyre flamujve janë të shteteve si Malajzia – ku islami mezi mbisundon, ose të Turqisë – e cila me kushtetutë ende është një shtet sekular. Në Kombet e Bashkuara, blloku votues i Organizatës së Konferencës Islamike tani po propozon një rezolutë, e cila do të kufizonte çfarëdo kritike të religjionit në përgjithësi dhe të islamit në veçanti. Prandaj, para se ai të përdoret nga Departamenti ynë i Shtetit ose nga cilido mision dashamirës jashtë vendit, do të doja të shihja Imamin Rauf se si bën pyetje rreth çështjeve që ndërlidhen me përkrahjen e tij për dikatorshipin klerik në Iran, tash për tash. Le ta shndërrojmë pra, me të gjitha mjetet, debatin për Ground Zero në një test të tolerancës. Megjithëse kjo do të jetë një rrugë njëkatëshe, nëse nuk rezulton të jetë një test edhe për vetë myslimanët.
Home »
» Testi i tolerancës
Testi i tolerancës
Debati për xhaminë në Ground Zero (Nivelin Zero) ka të bëjë me tolerancën - por edhe me shumëçka tjetër.
Christopher Hitchens