“Me këtë tranferim unë kam shumë për të dëshmuar. Nëse vini te një klub si Liverpooli, ju duhet të punoni. Unë shpresoj se do të tregoj se mund të jem lojtar i mirë për Liverpoolin”.
“Kam kaluar dy vite të mira me Hodgson dhe shpresoj ta vazhdojmë këtë marrëdhënie dhe shpresoj se ai do të jetë i kënaqur me atë që do të tregoj. Hodgson nuk ka nevojë të flasë shumë sepse Liverpooli është i njohur në gjithë botën dhe për njerëzit në Danimarkë, Liverpooli është klubi më i madh në Angli”, deklaroi Poulsen për Sky Sports.