“Ky është hapi i ardhshëm në karrierën time. Unë kalova vite të mrekullueshme te Werderi. Mourinho më kërkoi. Reali ka ekip të fortë, por unë nuk kam nevojë të frikësohem”, theksoi Ozil për Sky.
Ozil pritet të prezantohet si lojtar i Real Madridit të mërkurën në ora 14:00 në Bernabeu në prezencë të drejtorit të klubit Jorge Valdano.