“Unë fola me agjentët e mi dhe ata mi kanë treguar opsionet, por unë gjithmonë kam dashur të luaj për klubin më të mirë në botë, Realin, dhe të punoj me trajnerin më të mirë në botë, Jose Mourinho. Unë bisedova me trajnerin dhe ai më bindi. Kjo është arsyeja pse jam këtu”.
“Barcelona? Unë gjithmonë kam dashur të luaj për klubin më të mirë në botë dhe ai është Real Madridi. Tani shpresoj të ngritem, të bëj më të mirën e mundshme”, theksoi Ozil, duke vijuar më tej për konkurrencën në ekip: “Unë kam pasur konkurrentë edhe në Gjermani. Unë nuk kam frikë edhe pse kam të bëj me Ronaldon dhe Kakan. Unë do të punoj shumë dhe trajneri do të vendosë. Gjithmonë kam besim në vete”.
“Unë si Messi? Ju lutem, disa tërhoqën kësolloj paralelesh, por unë jam ndryshe, unë jam tip më ndryshe. Ai është lojtar i madh, por unë e shikoj vetëm veten”, deklaroi Ozil në konferencën për shtyp në prezantimin e tij.
Konferencën Ozil e mbylli duke caktuar si prioritet Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, ndërsa ka pohuar se ai nuk mund ta agjërojë muajin e Ramazanit përpos ditëve të pushimit, për shkak se si futbollist ai duhet ta ha dhe të pijë shumë.





