Gjiganti italian, Milani, është një nga ato ekipe që besohet se janë të interesuara në transferimin e ish-yllit të Interit, ndërsa Il Corriere dello Sport pohon se Rossonerët ende nuk janë dorëzuar në garë për të.
Milani është në merkato për një sulmues të ri ekstrem, por deri në këtë moment ka dështuar të finalizojë ndonjë marrëveshje. Milani dëshiron të arrijë një marrëveshje njëvjeçare huazimi me Barcelonën dhe t’ia paguajnë përgjysmë pagën suedezit. Megjithatë, nuk pritet që një ofertë e tillë të pranohet nga Blaugranët.





