Drejtori sportiv i Milanit, Ariedo Braida, konfirmoi interesimin në supersulmuesin suedez kur tha për RAC1: “Nuk është e lehtë të transferohet Ibrahimovic, por është e mundur. Në mënyrë që ta transferojmë një sulmues të ri, ne duhet ta shesim një. Kur e them këtë, gjithçka është e mundur. Po, kjo mund të ndodhë”, tha Braida.
Dhe kjo është e mundur që të ndodhë, pasi që Schalke është tejet i interesuar në shërbimet e Klaas-Jan Huntelaar. Problemi nuk do të jetë çmimi dhe paga e holandezit, por Rossonerët do ta kenë të vështirë ta bindin Huntelaarin të kalojë në Bundesliga.