“Ne kemi një të ardhme të ndritur. Ka shumë ndryshime për t’u bërë dhe ky ekip duhet të nxjerrë maksimumin e potencialit për Botërorin 2014 në Brazil”, theksoi Loew.
Gjermania e zhvillon sonte në mbrëmje duelin miqësor ndaj Danimarkës. Shumica e yjeve të Botërorit nuk do të luajnë në këtë ndeshje.





