Nga Alan Taylor (The Herald Scotland)
Para se Ismail Kadare të shfaqej dukshëm si një shkrimtar i madh disa vite më parë, edhe lexuesit më të interesuar në kërkime letrare përtej këtyre brigjeve do ta kishin të vështirë të dëgjonin për emrin e një novelisti shqiptar, ose të paktën të dëgjonin një fakt të vetëm për Shqipërinë. Njohuria pakët që kisha bazohej në një artikull të një gazete sportive ku shkruhej për një ndeshje futbolli mes ekipeve skoceze dhe atyre shqiptare. Panorama që pasqyronte Shqipëria nuk ishte mjaft e gëzueshme. Makinat dhe gomerët ndanin së bashku të njëjtën rrugë, furnizimi me energji elektrike ishte jo i rregullt, krimet ishin të zakonshme, dhuna e regjimit komunist ishte e ngjashme me regjimin stalinist. Shumë ka ndryshuar nga ajo kohë. Informacioni i fundit që kujtoj të kem dëgjuar nga Tirana ishte kur mora vesh se kryetari i bashkisë po e transformonte atë në një qytet modern, kryeqytet kapitalist, fillimisht duke i lyer ndërtesat me ngjyra homoseksuale (gay colours). Shumë shpejt u pa se Tirana dhe Shqipëria kishte ndryshuar aq shumë saqë nuk njihej më. Sigurisht, ekziston një kufi për atë që ju mund të bëni me një makiazh boje. Askush nuk e di këtë më mirë sesa Ismail Kadare për të cilin, ashtu si dhe për shumicën e shkrimtarëve e tjerë të mëdhenj kujtesa është arma më e fortë në armaturën e tij. Në novelën “Aksidenti”, akti i të kujtuarit, i rindërtimit të përpiktë të miteve dhe të ri-prodhimit të së shkuarës është i lartë. Në një lexim të parë ajo shfaqet si një novelë e vështirë në të cilën mund të vrojtoni. Në momentin kur ju mendoni se po përparoni, kur mendoni se gjithçka po bëhet e qartë, e kuptueshme dhe e shpjegueshme, Kadare i prezanton dyshimin mendjes tuaj, duke ju detyruar të dyshoni mbi aftësinë tuaj. Duke ndjekur këtë rrugë shfaqet paranoja, kuptimi se saj që shihni dhe saj që keni lexuar mund të mos jetë ajo që duket. Zhvendosjen e shpeshtë ndërmjet botës së zgjuar dhe botës se ëndrrave, Kadare e krijon duke përdorur normat narrative dhe ofron një roman e cila kërkon nga ju që të shkoni në fillim të saj dhe ta lexoni përsëri. “Aksidenti” është fillimi dhe mbarimi i librit. Një taksi po çon një çift në aeroport nëpërmjet autostradës. Mësojmë se çifti është shqiptar. Gjatë rrugës taksia ndërron drejtim dhe del jashtë rrugës duke shkaktuar vdekjen e tyre të menjëhershme. Burri me të cilin ne e njohim si Besfort Y është një ekspert i cili punon në Këshillin e Europës për çështjen e Ballkanit Perëndimor.
Gruaja e tij e cila quhet Rovena është një femër mjaft e bukur dhe më e re në moshë sesa partneri i saj. Ajo është një mjeke praktikante në Institutin Arkeologjik të Vjenës.
Dëshmitarët përshkruajnë se si dyert e taksisë u hapën fluturimthi dhe se si çifti doli jashtë. I pyetur pasi rimori veten në spital, shoferi kishte pak për të shtuar. Nuk kishte ndodhur asgjë e pazakontë gjatë udhëtimit me aq sa ai mund të kujtonte. Por ai mbante mënd diçka të çuditshme. Të dy pasagjerët në ndenjësen e pasme nuk bënin asgjë…asgjë përveçse përpiqeshin të putheshin. Si një uverturë për të arritur në një trillim konvencional, kjo vështirë se mund të jetë e mirë. Eh, sikur shumica e shkrimtarëve të zhanrit të trilleve të shkruanin me strukturën dhe ritmin e Kadaresë. Kush ishte çifti dhe cilat ishin marrëdhëniet e tyre do të pasqyrohen në faqet që pasojnë. Punët e tyre të zhvilluara në hotelet e Europës janë përshkruar në mënyrë eliptike. Seksi është në zemrën e tij dhe Kadareja ashtu si Milan Kundera është i aftë në përdorimin e klisheve të saj: vajzë e lartë dhe rrezatuese, dhoma të pastruara, njeri i fuqishëm, klube nate, uiski i cilësisë së lartë, muzikë e qetë, të brendshme femrash, biseda post-koitale…me qëllim që të japin një efekt maksimal.
“Aksidenti” është një novelë erotike por në asnjë mënyrë voyerustike. Ajo ç’ka Kadare do të thotë është mënyra me të cilën njerëzit me pune peripatetike bëjnë jetën e tyre. Është diçka që në rrethana të caktuara e tejkalon normalen. Në fillin pushteti banon tek Besfort Y. Ai është një burrë i rëndësishëm, një njeri që udhëton shumë. Muajt mund të kalojnë shpejt për Rovenën edhe kur ajo nuk dëgjon për partnerin e saj. Edhe pse ajo shpesh është në prag të përfundimit të çështjes-në atë masë që ajo ka marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër, më seriozisht si një femër. Ajo është gjithmonë e tërhequr pas tij. Novela ka tri pjesë, ofron një fillim, një mes dhe një mbarim. Secila është ndarë në kapituj. Në pjesën e dytë kapitujt kanë tituj, siç është Katër javë më vonë, Hoteli, Mëngjesi etj…Stuhia e dëborës nuk sqaron asgjë por shton disponimin e lëvizjes. Çifti ndodhet gjithmonë në lëvizje, sikur duan t’í shpëtojnë kapjes.
Lufta në Ballkan ka lënë shenjat e saj. Mizoritë ..vrasjet e tmerrshme që janë bërë nga serbët dhe shqiptarët. Në çfarë mase Besfort Y është implikuar në to është e paqartë. Ai është i thirrur në Hagë. A do ndiqet penalisht për krime kundër njerëzimit?
Një studiues duke kërkuar në aksidentin fillestar duket sikur po ndjek hije. A vdiq çifti në aksident? Apo vetëm njëri prej tyre? A mundet që Rovena të jetë vrarë nga Besfort Y? A kishte mësuar ajo shumë gjëra përreth tij, sekrete që njerëz të tillë mbajnë gjithmonë me vete? Ishte e vërtetë dëshmia e taksistit për atë që kishte parë? Kadare ashtu si një magjistar i vërtetë ofron për lexuesit informacione të mjaftueshme për të bërë interpretime të pafundme. Ai është shkrimtari më kërkues dhe më ngacmues ndaj lexuesit, i cili e kupton se çfarë mund të mos duket e qartë sot mund të jetë në një të ardhme të largët. Siç shkruan në faqen e fundit të Aksidentit, “Nga të gjitha sekretet e mëdha, si rastësisht mbetet diçka jashtë vëmendjes”.
Përktheu Redi Agolli
Home »
» Kujtesa dhe lojërat saj, në romanin “Aksidenti” të Kadaresë