Kriza e re që rrezikon botën

Nuk bëhet më fjalë për të vlerësuar vetëm efektin e një rritjeje të temperaturave mesatare, të nivelit mesatar të deteve ndaj jetës së njerëzve apo mbi sistemet ekonomike, por edhe për të menaxhuar, menjëherë, efektet





Kërcënimi, "Land grabb"


Nëqoftëse burimet energjitike kanë qenë shkaqet reale të Luftës së fundit Botërore dhe të konflikteve më të fundit me tension të lartë dhe të ulët, aksesi tek uji, zitë e bukës si pasojë e ndryshimeve klimaterike apo të përdorimit për qëllime joushqimore të tokave të kultivueshme do të jenë sipas çdo gjase në origjinën e tensioneve të reja, të afta që të degjenerojnë në luftëra zone, premisë përfshirjesh më të gjera. Në këtë kuadër, inteligjencës nuk i kërkohet që të përgënjeshtrojë apo të garantojë parashikimet shkencore, por të vlerësojë rreziqet për sigurinë, që në shekullin e ri përkthehen në parandalimim të munguar të rrezikut dhe të vlerësimit korrekt të ndërveprimit midis njeriut dhe mjedisit.

Asgjë nuk duket më kontradiktore në debatin e brendshëm të komunitetit shkencor të efekteve të ndryshimit klimaterik. Shkencëtarët ndahen respektivisht me konsistencën dhe në kohërat e maturimit të një përmbysjeje, pakashumë të thellë, në ekuilibrat e biosferës.

Qysh kur ekziston shkenca moderne, teknikët dhe operatorët kanë përparuar konfrontimin, të kryer edhe me tone të ashpra, mbi bazën e dëshmive të fakteve dhe të efekteve tendenciale të parashikueshme. Por rezultatet kryesore janë siguruar në momentin, në të cilin rrethi i specialistëve të zakonshëm është zgjeruar në ndjeshmëri të ndryshme dhe dukshëm joortodokse. Një kalim i nevojshëm kur përballohen problematika transversale ndaj aspekteve të shumta të jetës së komuniteteve të organizuara, të shteteve dhe të sigurisë së tyre.

Është saktësisht rasti i debatit lidhur me ndryshimet klimaterike, shtrirja globale e të cilave implikon një transversalitet në analizën e efekteve tashmë të pranishëm, potencialë apo të supozuar, të një skizme klimaterike.

Kështu, nuk bëhet më fjalë për të vlerësuar vetëm efektin e një rritjeje të temperaturave mesatare, të nivelit mesatar të deteve ndaj jetës së njerëzve apo mbi sistemet ekonomike, por edhe për të menaxhuar, menjëherë, efektet e shkaktuara të ndryshimit klimaterik.

Është gjithnjë e më shumë një prerogativë e shkencave strategjike ajo që të vlerësojnë impaktin e fenomeneve sociale embrionale ndaj sigurisë, me vëmendje të veçantë ndaj aftësisë për të parandaluar kërcënime jokonvencionale në gjendje që të modifikojnë statuskuonë dhe balancimin e forcave në terren. Është rasti i analizës lidhur me krizën ekonomike dhe financiare në zhvillim, që është futur në mënyrë të qëndrueshme në të gjitha dokumentet kryesore të intelligence dhe në planet operative të strukturave që merren me sigurinë. Në fakt, efektet e një kontraktimi në rritjen ekonomike vlerësohen në perspektivën e një destabilizimi tanimë veçanërisht të brishta në vendet në pragun e falimentimit, atje ku presioni që i detyrohet papunësisë, pakënaqësisë apo thjesht një varfërimi të përgjithshëm mund të çojë në dhuna të përhapura, përveçse, në rastet më ekstreme, për të krijuar terrene pjellore për terrorizimin e markës integraliste.

Mbi bazën e këtyre presupozimeve, edhe në botën e teknikëve të sigurisë bën rrugë një ndjeshmëri në rritje respektivisht fenomenit të ndryshimit klimaterik; asnjë nivel drejtues i lartë ushtarak apo analist sigurie nuk mund të sjellë ndonjë kontribut domethënës në debatin shkencor tout court. Por, parashikimi i efekteve të shkaktuara nga fenomenet e dizekuilibrit klimaterik tashmë janë pjesë thelbësore e planifikimit strategjik për fuqitë e mëdha, që i analizojnë skenarët e sigurisë përgjatë projeksionesh kohore afatgjata (një 20-vjeçar ose, në rastet më ekstreme, një 50-vjeçar).

Kjo ka meritën që të përhapë një dozë të mirë vetëdijeje dhe sensibilizimi për nivelet drejtuese politike dhe për decision-makers, të thirrur që të marrin vendime të rëndësishme për të përballuar kërcënime krejtësisht të reja, të shumëfishuara pas shkrirjes së dy blloqeve dhe përfundimit të Luftës së Ftohtë. Për komunitetin e intelligence bëhet fjalë për një sfidë të pazakontë, koherente me nevojën për të hedhur në fushë instrumenta analizë dhe parandalimit jo më të raportueshme në kategoritë tradicionale të simetrisë dhe të frikësimit.


Klimë dhe siguri: disa parashikime

Llogaritet se qysh sot 21 vende të globit, në të cilët jetojnë rreth 600 milionë njerëz, janë në rrezik krizash ushqimore kronike të përcaktuara nga mungesë në rritje të ujit. Nëqoftëse projektohet kjo dinamikë në 20-vjeçarin e ardhshëm, 36 vende të tjera, për një total të mëtejshëm prej 1.4 miliard njerëzish, do të përfundojnë në këtë kategori.

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, kërkesa globale për ushqim do të rritet me 50 përqind në vitin 2030, si pasojë e rritjes së popullsisë botërore dhe e ndryshimit të vendosur të zakoneve ushqimore nga ana e një klase të mesme gjithnjë e më të gjerë në vendet me potencial zhvillimi të lartë. Spekulimi financiar i lidhur me commodities ushqimore, që qysh sot dëmton disponueshmërinë neto në furnizimin me ushqim, do të ndikojë më tej mbi sasitë e ushqimit të destinuara për ushqimin bazë, për shkak të presionit të përcaktuar nga përdorimi gjithnjë e më i përhapur i bioetanolit dhe i biokarburanteve. Llogaritet se një zbritje prej 10 përqindësh të kulturave nga përdorimi ushqimor në prodhimin e karburanteve - një ritëm që qysh sot Brazili po e adopton - do të shkaktojë disa qindramijëra të uritur të rinj në vitet e ardhshme. Këto janë vetëm disa prej dinamikave që studiohen dhe projektohen nga organizma ndërkombëtare ekonomike, organizata të kushtuara ndihmës dhe zhvillimit qendra kërkimore. Por nëqoftëse zgjerohet analiza edhe në perspektivën strategjike, përtej resurseve të konsiderueshme humanitare të emergjencave të tilla, kërcënime të reja dhe konsistente zbresin nga këto premisa, në gjendje të destabilizojnë kapacitetin gjeopolitik të shteteve kombëtare.

Pasoja e parë e drejtpërdrejtë ka të bëjë me dimensionin e numrit të atyre që do të jenë të detyruar të emigrojnë për shkak thatësisë endemike, të mungesës së ushqimit apo të pamundësisë për të siguruar mallra ushqimore. Një presion demografik i panjohur asnjëherë në historinë moderne që nuk ka sesi të mos e vejë në krizë kohezionin social të disa zonave të planetit, me pasoja të rënda edhe në termat e sigurisë.

Në vitin 2006 grupi i punës lidhur me efektet ekonomike të ndryshimeve klimaterike, kryesuar nga Sër Nicholas Stern, ka botuar rezultatet e analizës së tij, duke theksuar që dëmet e shkaktuara nga emisionet e anhidridit karbonik në atmosferë dhe nga helmimi i rrugëve të ujit do t'i kushtojë të gjithë njerëzimit sa dy konflikte botërore. Po në këtë raport evidentohet sesi, brenda vitit 2050, klima do të jetë drejtpërsëdrejti përgjegjëse e dislokimit të detyruar të 200 milionë njerëzve në planet: bëhet fjala për të ashtuquajturit "refugjatë mjedisorë". Një shifër që nga pikëpamja statistikore nuk është e largët nga ato të regjistruara në epoka të ndryshme gjeologjike, por që në 30 vitet e fundit ka pasur parasëgjithash një dimension të brendshëm apo rajonal; kurse migrimet e reja do të kenë një karakter të shënuar transkombëtariteti dhe do të krijojnë një presion të fortë social dhe ekonomik sidomos ndaj Europës, Shteteve të Bashkuara dhe Australisë.

Sipas vlerësimeve të UNDP-së (Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara) dhe të UNHCR-së (Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët), ekzistojnë qysh sot 344 milionë njerëz në rrezik jete për shkak të cikloneve tropikale dhe 521 milionë në rrezik përmbytjesh të egra.

Opinioni unanim i analistëve është që ndryshimi i klimës do të veprojë si shumëfishues i paqëndrueshmërisë tashmë të pranishme në zonat e krizës. Në rast rajonesh të brishta apo qeverish në prag të falimentimit, impakti i ndryshimit klimaterik do të jetë vendimtar për shkërmoqjen e sistemeve të tilla, duke hapur vrima të zeza gjeopolitike në gjendje që të krijojnë një efekt domino në termat e konfliktualitetit rajonal.

Eshtë një shembull tipik konflikti dramatik në Darfur, ku tensionet etnike, fisnore dhe fetare, tashmë veçanërisht të dukshme, janë ashpërsuar si pasojë e thatësirës së vazhdueshme, e cila ka prekur 40 përqind të shtrirjes territoriale të provincës së madhe të Sudanit, duke shkaktuar deri spostimin fizik të kufirit shtetëror me 60 milje brenda pak vitesh. Sinjalet e para të revoltës u shtypën edhe nëpërmjet rekrutimit të milicëve arabë, të quajtur Janjaweed, që janë bërë protagonistë të masakrimit të 500 mijë njerëzve dhe që dhunat e të cilëve kanë provokuar postimin e detyruar të pothuajse 2 milionë refugjatëve.


Një lojë jo me shumatore zero

Por nëqoftëse për samitet më autoritare shkencore ndryshimi i klimës përfaqëson një degjenerim të rrezikshëm dhe komprometues për stabilitetin dhe për mbijetesën e të gjithë gjinisë njerëzore, për shkencat strategjike ajo nuk është domosdoshmërisht një lojë me shumatore zero. Nga efektet e evolucionit të klimës disa aktorë do të humbasin hapësirë strategjike, aftësi projektimi të forcës dhe të mbrojtjes së interesave; por të tjerë do të dalin të përforcuar dhe do të shikojnë t'u shpalosen avantazhe të reja kompetitive dhe mundësi të bëra të mundura nga morfologjia e re e hartës fizike të planetit.

Për shembull, ndryshimet klimaterike mund të mundësojnë që të vihen nën kultivim zona të mëdha të Afrikës, duke e zbutur pjesërisht presionin spekulativ lidhur me mallrat ushqimore. Në Bririn e Afrikës apo në rajonet e jugut të Kontinentit, qysh sot po vijnë duke u zgjeruar tokat e kultivueshme, përballë një rritje të ngadaltë, por të vazhdueshme, të zonave të ujitura.

Dy aktorë që do ta përmirësojnë pozicionin kompetitiv të tyre si pasojë e ndryshimit klimaterik do të jenë, për shembull, Rusia dhe Kanadaja. E para, posedon sasira të mëdha gazi natyror dhe nafte të ngecura në akujt e Siberisë dhe në ato arktike. Temperaturat më të buta në ato gjerësi gjeografike mund ta bëjnë më të lehtë eksesin ndaj rezervave të tilla. Veç kësaj, shkrirja e akujve arktikë do t'i mundësojë Rusisë që të shfrytëzojë rrugët e reja dhe më të drejtpërdrejta tregtare drejt Veri - Lindjes apo drejt Veri - Perëndimit.

Njëlloj, për Kanadanë afirmimi i kushteve klimaterike më të buta në Gjirin e Hadsonit do të të hapë perspektiva të reja për shfrytëzimin e rrugëve tregtare dhe për nxjerrjen e hidrokarbureve. Statusi i fuqisë arktike, që sot përfaqëson një handikap në arenën globale, do të përfaqësojë për të dyja këto vende një bonus gjeopolitik e strategjik të konsiderueshëm në të ardhmen.

Arktiku do të jetë zemra e kompeticionit të ri strategjik të përcaktuar nga ndryshimi klimaterik. Sipas vlerësimeve të National Snow and Ice Data Center amerikan, në vitin 2060 do të mund të njohim një Rreth Polar Arktik sezonalisht të çliruar nga akujt. Të dyja implikacionet e drejtpërdrejta të një skenari të tillë janë mundësia për pasur akses ndaj sasish të mëdha nafte dhe hapjen e rrugëve tregtare më të shkurtra. Tranziti nga Deti i Veriut nëpër rrugët e Atlantikut Verior dhe të Paqësorit Verior mund të bëjë të kursehen mesatarisht 5000 milje detare (respektivisht rrugëve aktuale që përshkojnë Kanalin e Suezit), të barabarta me mesatarisht një javë lundrim më pak. Të udhëtosh nga Europa dhe nga Azia nëpërmjet Kalimit në Veri - Perëndim në vend të Kanalit të Panamasë mund të shtojw një kursim prej 4000 miljesh detare.

Megjithëse teknologjitë e dobishme për eksplorimin e rezervave të hidrokarbureve në një zonë të vështirë si ajo arktike nuk do të jenë të disponueshme përpara vitit 2050, qysh sot është në zhvillim një kompeticion i egër për një pozicionim strategjik të ri në zonë. Eshtë dëshmi referendumi për pavarësinë e Groenlandën, nën administrimin e Danimarkës prej 300 vjetësh dhe që në virtyt të një konsensusi të fuqishëm popullor ka shprehur në shtator të 2008 vullnetin për një autonomi më të madhe. Lindja e një qeverie autonome do të rrisë, si efekt të parë, vëllimin e royalties për nxjerrjen e sasive të mëdha të naftës e të gazit natyror të ngecura në akuj.

Në gusht të vitit 2007, nëndetësja "Arktika" ka vendosur në mënyrë provokatore një flamur rus në bazamentin detar të Polit të Veriut, një lëvizje që Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar si një "akt heqjeje territoriale të paligjshme". Në korrik të 2009, për herë të parë nga kohërat e Luftës së Ftohtë, Marina ruse ka vendosur dislokimin permanent të një pjese të flotës detare të saj në Rrethin Polar Arktik.

Po në këtë periudhë, dokumenti strategjik i botuar periodikisht nga Ministria e Mbrojtjes kanadeze dhe i njohur si "Canada Defence Policy" e ka impenjuar qeverinë e Otavës që të rrisë resurset financiare për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe sovranitetin e vendit mbi Arktik.

Gjatë asamblesë plenare të fundit të saj, FAO-ja, organizëm i Kombeve të Bashkuara që mbikqyr politikat për sigurinë ushqimore, e ka vënë gishtin kundër kërcënimit ndaj të ashtuquajturit "land grab" (fjalë për fjalë, marrje toke). Si pasojë e drejtpërdrejtë e rritjes së popullsisë dhe e kërkesës ushqimore, të cilave u shërben si pararojë shkretëtirizimi në rritje dhe pamundësia për të vënë nën kulturë terrene të përmbytura apo të ndotura, disa qeveri kanë krijuar kasaforta me monedhë në kesh me qëllimin e vetëm të blerjes së territoreve. Një praktikë e zakonshme në epokën e kolonializmit më agresiv, por gjatë të cilit fuqitë e mëdha perandorake rrethonin territore të përtejkufirit për të rreshtuar garnizone, stimuluar qarqet tregtare, garantuar një avampost strategjik edhe në termat e furnizimit energjitik.

Në të vërtetë, kolonializmi ka një qëllim krejtësisht të ndryshëm: terrenet e fituara (dhe jo të pushtuara me ushtri) vihen nën mbjellje me grurë, oriz, tërshërë dhe drithëra të tjera, duke i bërë parcela ekstraterritoriale në kuptimin e vërtetë të fjalës, të cilave u drejtohet në doza masive në rast krize ushqimore globale.

Si pasojë e efekteve të ndryshimit klimaterik, ushqimi bëhet një faktor superioriteti strategjik. Rusia i ka deri sanksionuar formalisht statusin e të mirës së domosdoshme për sigurinë kombëtare, duke e vënë në rangun ushtarako - industrial dhe duke i mbushur kapanonet e vjetra të mirëmbajtjes së tankeve me sasira të mëdha drithërash.

Land grab është fytyra bashkëkohore e luftës për pushtim, që ka frymëzuar vullnetin e forcës së kombeve qysh nga lindja e tyre. Sot, konkurrenca luhet me fonde sovrane dhe me para të thata.

Pamjet e fundit më të forta dhe emblematike për opinionin publik respektivisht me efektet ndaj sigurisë së ndryshimit klimaterik janë padyshim ato të cunamit në Azi dhe të uraganit Katrina në Shtetet e Bashkuara. Në këtë rast të fundit, mobilizimi i makinës ushtarake amerikane ka qenë masive dhe ka shtyrë në një rishikim të thellë të strategjisë së sigurisë së brendshme të Shteteve të Bashkuara.

Cunami shkaktoi dëme për 80 miliard dollarë, duke vrarë 1800 njerëz dhe duke i shtrënguar 270000 të tjerë të qëndrojnë larg nga banesat e tyre; më shumë se 70000 ushtarë u mobilizuan, në një valë gjatë së cilës Shtetet e Bashkuara qenë fuqimisht të përqendruara në dy skenare krize në Afganistan dhe Irak. Uragani pati edhe një impakt shkatërrimtar ndaj infrastrukturave kritike: shumë puse nafte u dëmtuan seriozisht dhe aktiviteti i nxjerrjes dhe i pompimit u pezullua për javë të tëra; pa llogaritur dëmet materiale ndaj rrjetit rrugor dhe sistemit të telekomunikacioneve.

Megjithëse nuk ekziston domosdoshmërisht një marrëdhënie univoke midis ndryshimit klimaterik dhe furisë së uraganit Katrina, katastrofa ka përfaqësuar në fitim vetëdijeje kolektive respektivisht pasoja në termat e sigurisë - përveçse humanitare - të katastrofave natyrore.


Analiza e Inteligjencës

Në mars të 2007, një mocion parlamentar i nënshkruar nga senatorët amerikanë Richard J. Durbin (Demokrat i shtetit Illinois) dhe Chuck Hagel (Republikan i shtetit Nebraska) e ka impenjuar Intelligence Community që të vlerësojë impaktin e mundshëm ndaj sigurisë së ndryshimit klimaterik. Qysh atëhere, National Intelligence Estimate, dokumenti referues i komunitetit që dizenjon perimetrin e analizës, mban në mënyrë konstante një seksion kushtuar kësaj teme.

Po në atë vit, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (me iniciativën e Mbretërisë së Bashkuar) mbante një sesion special kushtuar impaktit të climate change mbi paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Në vitin 2006, National Security Strategy amerikane kish vlerësuar tashmë efektet e një përhapjeje në shkallë të gjerë të epidemive, duke i krahasuar me një sulm të kryer me armë të shkatërrimit në masë nga ana e një grupi terrorist.

Edhe tërmeti i kohëve të fundit në Haiti është marrë nga Pentagoni si rast studimi për të verifikuar impaktin e një katastrofe natyrore ndaj sigurisë kombëtare, në termat e një migrimi masiv drejt brigjeve amerikane të refugjatëve mjedisorë.

Një prej rasteve të studimit më thellësisht të analizuara nga aparatet ushtarake dhe të intelligence është ai i Bangladeshit. Dhuna e një musoni të radhës mund ta godasë dhunshëm kryeqytetin Daka, që ka 12.5 milionë banorë, duke e shtrënguar një pjesë të mirë të popullsisë që të emigrojë përtej kufirit me Indinë dhe Pakistanin, dy vende kyçe për strategjinë e sigurisë së Shteteve të Bashkuara dhe për ekuilibrat botërorë. Një emergjencë humanitare e tillë nuk ka sesi të mos kërkojë ndërhyrjen masive të forcave të armatosura amerikane dhe mundësisht evropiane, me qëllim që të zbutet impakti i një destabilizimi rajonal të rrezikshëm.

Sipas NIE-së (National Intelligence Estimate) më të fundit stresi hidrik, që i detyrohet rritjes së popullsisë botërore dhe shkretëtirizimit, do të jetë një prej shkaqeve kryesore të konflikteve midis shteteve, duke filluar nga viti 2030. Në mënyrë të veçantë, dokumenti evidenton rastet e studimit të Kamboxhias dhe Vietnamit, që shpejt mund të braktisin synimet e përzemërta të një negocimi diplomatik që zgjatet prej disa dekadash, për t'ua lënë vendin armëve dhe për ta zgjidhur në mënyrë jopaqësore kundërshtinë lidhur me të drejtat e shfrytëzimit të deltës së lumit Mekong. Këto të dy vende, sëbashku me Maldivet, që shpejt mund të zhduken nga harta gjeografike pse të mbytura nga deti, janë konsideruar më të cënueshmit në termat e lidhur me ndryshimet e klimës.

Në Afrikën Veriore, efektet e shkretëtirizimit do të përkthehen shpejt në një presion social dhe politik në rritje, me shtimin e urbanizimit dhe të papunësisë rinore. Në mënyrë të veçantë, fenomene të tilla do ta rrisin shtytjen migratore nga Magrebi e Mashreku drejt Europës, ekuilibri socio - demografik i së cilës do të prishet nga ardhja e qindra mijëra emigrantëve në dhjetëvjeçarin e ardhshëm.

Një efekt i mëtejshëm ndaj dinamikave ndërshtetërore do të përfshijë ripërcaktimin e kufijve detarë dhe të zonave ekonomike ekskluzive (EEZ-të), që qysh sot, në shumë raste, shikojnë të aktivizohet një kompeticion strategjik në shkallë të gjerë: Kina rivendikon pjesë të mëdha respektivisht fqinjëve të saj në Detin e Japonisë dhe në Detin e Kinës Jugore.

Impakti i ndryshimeve klimaterike nuk do të ketë të bëjë vetëm me zonat me varfëri më të lartë dhe endemike të planetit. Në termat e rregullimit të jetës civile dhe ekonomike, efektet do të përplasen edhe mbi ekonomitë liberale. Për shembull, një qendër kërkimore kanadeze ka studiuar impaktin e ngrohjes globale ndaj disponueshmërisë të disa mallrave më të nevojshëm, duke filluar nga uji; edhe në ekonomitë liberale më të strukturuara, qeveritë mund të tundohen që ta ndalojnë procesin e liberalizimit të shërbimeve publike thelbësorë, duke ua hequr rregullave të tregut. Edhe në Perëndim, uji do të kthehej të ishte një e mirë publike me kontroll dhe drejtim shtetëror, valenca politike dhe sociale e të cilit do të ishte shumë e lartë nëqoftëse raportohet me rolin e pushtetit qendror si "furnizues" mirëqenieje. Për momentin, bëhet fjalë për një gjendje të përbashkët në të gjitha vendet në rrugën e zhvillimit, ku uji është pronësi e qeverive dhe përdoret si instrument arritjeje konsensusi politik.

Për shembull, përdorimi intensiv i resurseve hidrike në bujqësi është burimi kryesor i harxhimeve për një të mirë tashmë shumë të rrallë në rajonet e thata apo gjysmë të thata të planetit. Gjë që nuk bën gjë tjetër veçse e thellon joefikasitetin në shpërndarjen e ujit dhe krijon tensione të mëtejshëm në termat e sigurisë.


-Çfarë analizash për ndryshimin klimaterik?

Përballë një kërcënimi kaq mbytës, lidhur me aspekte të shumëfishta të jetës sociale, ekonomike, civile të kombeve, qëndrimi analitik nuk ka sesi të mos jetë multidisiplinor: nuk mjafton të forcohen unilateralisht masat e sigurisë, por duhet vepruar në mënyrë të rakorduar me pjesën tjetër të komunitetit ndërkombëtar, duke ndërhyrë mbi parametrat e emisioneve të gazit serë në atmosferë, mbi kapitullin e gjerë dhe strategjik të sigurisë energjetike dhe mbi investimet për vënien nën siguri të infrastrukturave kritike.

Një studim i kohëve të fundit i Bankës Botërore ka demonstruar sesi një shpenzim prej 40 miliard dollarëve në strategji dhe politika për reduktimin e rrezikut mjedisor sistemik në vitet Nëntëdhjetë do t'i garantonte komunitetit ndërkombëtar kursime respektivisht ndaj ndërhyrjeve të emergency relief nga katastrofa natyrore të llogaritshme në 280 miliard dollarë.

I sipërpërmenduri Raport Stern e ka vlerësuar në 4 - 37 miliard dollarë gërshërën e investimit vjetor të nevojshme për të zbutur rreziqet që rrjedhin nga ndryshimi klimaterik për sigurinë ndërkombëtare.

Kështu, sidomos në këtë rast, është evidente sesi bëhet i nevojshëm promovimi i një governance globale të ekologjisë politike, me një ndarje të barabartë të përgjegjësive dhe të barrave për të gjithë aktorët politikë. Siguria e lidhur me ruajtjen e mjedisit është në mënyrë tipike i pandashëm dhe kalon nga zbatimi i masave transversale, jo të kufizueshëm vetëm në aspektet e monitorimit të emisioneve të gazit serë.

Për shembull, do të ishte oportune të arrihej në përkufizimin e një karte globale të rreziqeve sistemime, të lidhura me cënueshmërinë e peizazhit e me biodiversitetin dhe që mund të favorizojë një gjeografi të rreziqeve sa më të saktë të mundshme.

Ai i uljes së emisioneve të dyoksidit të karbonit mbetet gjithsesi një objektiv i nevojshëm dhe, pas dështimit të Samitit të Kopenhagenit, duhet rilançuar sidomos nga ana e aktorëve globalë kryesorë, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India në mënyrë të veçantë. Për Intelligence bëhet fjalë për një sfidë apasionante dhe vendimtare.

Analiza e sigurisë e lidhur me impaktin e ndryshimit klimaterik futet në zonën më të gjerë të knowledge management dhe që në skenarin pas bipolar implikon një ndryshim kursi të vendosur drejt kuptimit dhe parandalimit të kërcënimeve asimetrike dhe joshtetërore.

Me pak fjalë, sistemit të sigurisë i bëhet thirrje që të spostojë energjitë dhe resurset e veta nga analiza e aktorëve të sigurisë në atë të faktorëve të sigurisë.

Respektivisht tematikash kaq të gjera si ndryshimi klimaterik dhe skenari i sigurisë, aftësia e Intelligence duhet të jetë në gjendje të:

- lidhë pikat dhe elementët e ndryshëm të dijes;

- favorizojë një model analizash dhe parashikimi jolinear;

- arrijë burime të reja analizash dhe vlerësimi të kërcënimit.

Terreni i bashkëpunimit dhe i ndarjes së informacioneve midis sistemeve dhe aparateve të intelligence mbetet thelbësor për një kuptim josipërfaqësor të kërcënimit dhe të predispozicionit të masave të përshtatshme të përgjigjes.

Intelligence nuk i kërkohet të refuzojë apo të mbështesin parashikimet shkencore lidhur me ndryshimin klimaterik. Por, ajo duhet të përhapë gjithnjë e më shumë kulturën e sigurisë, e cila në shekullin e ri merr konturet e parandalimit të kërcënimeve asimetrike.

Ndërveprimi midis njeriut dhe mjedisit është gjithmonë një element kryesor i sigurisë dhe sot bëhet deri qendror për t'i vlerësuar në mënyrë të përshtatshme rreziqet sistemime dhe aftësitë për të promovuar një zhvillim njerëzor, ekonomik dhe civil, që nuk komprometon mbijetesën e brezave të ardhshëm.


Përgatiti

ARMIN TIRANA

Related Posts: