“Fillon dhe mbaron këtu. Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojë te Barcelona, klubi me të cilin ai ka kontratë katërvjeçare. Nuk po ka bisedime me klube tjera. Jose Mourinho e respekton atë, Carlo Ancelotti e respekton atë, madje edhe klube në Gjermani e respektojnë atë, por Ibra po qëndron te Barcelona”, theksoi Mino Raiola.
Ditëve të fundit u spekulua nëpër qarqet mediale spanjolle dhe italiane për një marrëveshje huazimi për Ibrahimovic, që do ta shihte suedezin të luante në Giuseppe Meazza, jo për Interin, por për Milanin.