Nga Foreign Policy
Vizioni negativ - Ishim më mirë kur ishim më keq. Kur do t’i vijë fundi? Planeti është në rrezik. Është një mendim shumë i përhapur me një shumëllojshmëri formulimesh dhe theksimesh – ai që ka dhënë dorëheqjen, ai i shqetësuari, indiferenti, i dehuri, etj - por një kuptim të thjeshtë e të kuptueshëm: gjërat janë duke u përkeqësuar. Bota është më e keqe. Ka më shumë trishtim, më shumë vuajtje, ka më shumë padrejtësi, më shumë abuzim, më shumë njerëz të cilët janë keq, më shumë probleme. Pra, bota është më e keqe.
Në anën tjetër mjafton vetëm një moment për të menduar për gjërat që ka ndodhur në dekadën e fundit, e filluar me sulmet e 11 shtatorit dhe e përfunduar me krizën më të keqe ekonomike qysh nga viti 1929. Në mes të cunamit në Azinë Juglindore, të tërmetit në Haiti, shpërthimet e SARS dhe gripit A, Uraganit Katrina, dhuna e pabesueshme në Sudan dhe në Kongo. Për të mos përmendur luftërat në Afganistan e Irak. Bota është duke u përkeqësuar. Ku po shkojmë kështu.
Vizioni pozitiv - Në realitet gjërat nuk janë saktësisht kështu. Disa kohë më parë, “New Scientist”, një nga revistat shkencore më prestigjioze dhe më të njohura në botë, ishte përpjekur për të sjellë pak rend në këtë debat duke analizuar një numër problemesh të botë - nga kequshqyerja tek ndotja, nga vdekshmërisë foshnjore tek të ardhurat mesatare - dhe duke krahasuar të dhënat e vitit 1990 me ato të sotmet. Përfundimi ishte i padiskutueshëm: në të vërtetë bota është më mirë. Duke marrë parasysh të dhënat e viteve gjashtëdhjetë ose atyre shtatëdhjetë, fotografia do të ishte edhe më elokuente. Shumë probleme janë zgjidhur, të tjera mbeten por, me një ndikim shumë më të ulët se më parë. Ne do të përfundojmë shumë më mirë, në të vërtetë.
Një argument i ngjashëm është bërë sot nga Charles Kenny në revistën e Politikës së Jashtme, “Foreing Policy” e cila shpjegon pse dhjetë vitet e fundit kanë qenë më të mirat ndonjëherë për shumicën e 6 miliardë banorëve të planetit. Kurrë më parë kaq shumë njerëz s’jetonin më mirë, për kaq shumë kohë, në mënyrë paqësore.
Të ardhurat -
Në vitin 1990 gjysma e popullsisë së botës jetonte me më pak se një dollar në ditë, në 2007 në këto kushte jetonin rreth 28 për qind e popullatës, në 2010 përqindja e atyre që jetojnë me më pak se një dollar në ditë do të jetë edhe më e ulët. Të ardhurat mesatare në botë nuk kanë qenë kurrë kaq lart: një miliard e treqind mijë njerëz jetojnë sot me më shumë se dhjetë dollarë në ditë: shtresa e mesme botërore vazhdon të zgjerohet. Ata janë të pasurit që bëhen më të pasur. Ritmet e rritjes më të lartë në botë gjenden në Afrikën sub-Sahariane.
Uria - Ka ende një miliard njerëz që vuajnë urinë, por çmimi i grurit sot është pakrahasimisht më i ulët se në vitet Gjashtëdhjetë dhe Shtatëdhjetë. Në vitet 1970, 34 për qind e popullsisë ishte konsideruar "e keq-ushqyer”: në 2008 ishte e konsideruar si e "paushqyer" 17 për qind. Prodhimi bujqësor vazhdon të rritet, nga vitet 2000-2008 rriten me një normë dy herë më të lartë se ajo me të cilën rritet popullsia. Me pak fjalë, qindra miliona njerëz hanë më shumë dhe më mirë se më parë.
Shëndeti - Përhapja e vaksinave ka bërë që nga 1999 deri në 2005 numri i fëmijëve të vdekur nga fruthi ra me 60 për qind. Në vitin 1985 vetëm gjysma e fëmijëve në mbarë botën marrë vaksinat kundër difterisë, tetanusit dhe pertussi; kurse sot janë 82 për qind. Një tjetër kapitull i hapur është AIDS-it. Por nëse ne konsiderojmë pesëmbëdhjetë vendet me praninë më të lartë të HIV-it, trendi ka ndryshuar dhe jetëgjatësia e pacientëve ka filluar të rritet. Më në përgjithësi, nga viti 2000 deri në 2008 vdekshmëria foshnjore është reduktuar me 17 për qind.
Shkrim dhe Këndim – Mbi katër të pestat e popullsisë së botës së sotme di të lexojë e të shkruajë, ndër mesin e tyre dy të tretat e banorëve të Afrikës. Sidomos sa u përket grave, rritja në arsim është vertikale.
Luftërat - Luftërat e dhjetë viteve të fundit nuk janë asgjë në krahasim me ato të dekadave të fundit dhe shekujve. Numri i njerëzve të vrarë në luftë ka rënë me 40 për qind nga 2000 deri në 2008. Në Afrikën Sub-Sahariane 40 mijë vetë vdiqën në luftë, në 2000. Në vitin 2008 ishin gjashtë mijë. Sot bota është duke shpenzuar në operacionet ushtarake gjysmën e parave që janë shpenzuar në 1990. Në Europë, buxheti ushtarak ka rënë nga 585 miliardë euro në 1988 në atë aktuale të 333 miliardë dollarëve.
Mjedisi - E para krizë serioze e mjedisit, si ajo vrima e ozonit dhe kloro-flouro-karbon, është praktikisht e zgjidhur: vrima e ozonit po mbyllet, çdo vit që kalon. Lufta që ne jemi tani duke përballur është ngrohja globale, dhe G8-ta dy vjet më parë u zotua për të përgjysmojë emetimet deri në vitin 2050. Mbeten më pak makina ndotëse në qytete, përhapja në mbarë botën e mbledhjes së mbeturinave të ndara.
Teknologjia - Shumë nga përparimet e bëra në lidhje me mjedisin kanë të bëjnë me përmirësimet teknologjike. Ato kanë qenë të frytshme dhe të dobishme. Sot në botë ka katër miliard njerëz që zotërojnë një telefon celular: në fillim të dekadës ishin 750 milionë. Telefonat celularë janë përdorur sepse shërbejnë. Në Afrikë janë thelbësore për komunikim në zonat e largëta, në vendet jodemokratike mund të ndihmojnë në lëvizjen e të drejtave të njeriut, përhapin alfabetizimin dhe informacionin, në mbështetje të tregtisë dhe ekonomisë. Ekziston edhe një rezultat i cili pritet së shpejti: novacionit teknologjik u ka mundësuar njerëzve më të privilegjuar të njohin dhe të shikojnë se çfarë ndodh në vendet që janë keq. Për të parë, dhe për të dëshmuar, e kështu do të jenë më të motivuar për të vepruar.