Gedafi, një cirk që na përul

Nga Francesco MERLO

Edhe dje kishte roje me uniformë të lartë në këmbët e shkallëve nga të cilat zbritën dy amazona muskulore dhe në mes tyre, si pararojë e spektaklit, një tjetër jo shumë adekuat, si karikaturë e Saladinit të egër...Epo mirë, ndoshta në fund, mësohesh me të gjitha, edhe me palaçollëqet islamiko- beduine që Gheddafi vendos në skenë sa herë që vjen në Romë, por që na përul akoma dhe me të vërtetë na bën të vuajmë duke parë këtë repart nderimi apo të dëgjojmë ato festa patriotike apo të vështrojmë ministrin tonë fatkeq të jashtëm i vendosur në rolin e shërbyesit të skenës që do të luhet pas kuintave, gati për rregullimin e patkonjve të kuajve apo për ti dhënë dorën e fundit të brilantinës aktorit kryesor. Eshtë e vërtetë që tani Roma, veçanërisht ajo në fund të verës së vjetur, pret Gedafin si një spektakël të Sistinës, me 300 kuaj të përzgjedhur nga Garinei e Giovannini, tendën, makinën e bardhë qesharake, me uniforma që të kujtojnë policët me veshje pushimesh apo festash, me të gjitha gjërat e zakonshme, por gjithmonë të njëjta dhe gjithmonë të lodhshme e të mërzitshme, por pikërisht sepse është ripërsëritur dhe konsakruar, gjithmonë e më tepër poshtëruese për vendin, për karabinierët tanë, për institucionet dhe firmat e mëdha, private dhe publike, që për legjitimitet duan të zhvillojnë bizneset e tyre me Libinë. Asnjë diplomaci tjetër perëndimore nuk do të toleronte apo inkurajonte ekseset piktoreske të një diktatori dhe të degradonte kryeqytetin e vet në një cirk. Na vjen keq gjithashtu dhe për Presidentin e Kuvendit, maskës italiane të të cilit i është mbivendosur tashmë ajo maskë e padallueshme piktoreske libiane në mënyrë të tepërt, të palejuar, duke u lejuar të skllavërohen nga ana e grave të cilat mendojnë se i dominojnë. Sërish dje Gedafi doli përpara 500 vajzave të marra nga një agjenci 'hostess', të cilat dëgjuan gjëmimin e zërit të tij, përkthyer nga një përkthyes, të njëjtat banalitete mbi teologjinë e lirisë së grave në Libi, Kuranin e dhuruar ashtu sikurse Berluskoni dhuron "L'amore vince sempre sull'odio", atë libër autobiografik që është nxjerrë në treg nga Mondadori. Dhe shfryn pa interes edhe për Islamikët, por është një mall që konfenksionohet për tu transmetuar në televizionin e Tripolit. Kapotribu kërkon tu bëjë të besojnë njerëzve të vet që ka përulur, as më pak e as më shumë, gratë italiane dhe që i ka goditur duke u recituar mesazhin e profetit. Madje, nën regjinë e mikut të vet Berluskonit, tre nga këto gra dje u konvertuan menjëherë, nën lavdinë libiane: "Italiane të konvertuara. Ejani në Tripoli dhe martohuni me burrat e mi". Dhe sërish ofendohet gjithë ky organizim, ky ceremonial i rregulluar nga diplomacia jonë, me Gedafin serioz që konverton tre vajza italiane të lira dhe të bukura: një gjest, me sytë e mbyllur për një moment: "Islami duhet të bëhet feja e gjithë Evropës", është dëgjuar të thotë në kryeqytetin e katolicizmit, ndërkohë që Evropa (së bashku me Amerikën) është mobilizuar për të shpëtuar jetën e një gruaje që rriskon ekzekutimin vetëm se ka një djalë jashtë martese. Sigurisht, Islami nuk është i gjithi fanatik, por në vështrimin e Gedafit, është kondesuar jeta e tij e gjatë prej diktatori, e një strategu terrorist, e një tirani që që nga 1 shtatori 1969, drejton popullin e vet. Eh mirë, është ai të cilit sot Berluskoni sërish i puth dorën, ashtu sikurse ka bërë në Tripoli. Berluskoni, duke e lënë veten të shkojë së bashku me miqtë e tij të besuar, ka kërkuar shumë herë të ftojë Muammar sepse komandon, nuk lufton me gazetarinë në vendin e vet, nuk ka nevojë të bëjë ligje personale, por i mjafton vetëm një dekret tribal, nuk ka as Finin, as Napoletanon, nuk ka nevojë fare që të paguajë gra...Eshtë e vërtetë se ekspertët e Orientit mbështesin tezën që tribuja në Libi është matriarkale, që do të thotë se gruaja e Gedafit do të jetë gjeneralesha e kolonelit, por këtë Berluskoni nuk e di, orientalizmi i tij ka ndaluar në atë para spektaklit... 
Dhe në të vërtetë, sa herë që Berluskoni shkon në Tripoli, Gedafi bën gjithçka për ta habitur nën efektet speciale të pushtetit absolut, i vesh madje galabia dhe e çon në paradat militare të amazonave, i organizon paradën e mercedezëve plot miell, elb e midhje që u shpërndahen të uriturve, duke recituar rolin e shpëtimtarit, tamam njëlloj si Berluskoni në Aquila. Madje ka vendosur në pasaportat libiane foton e Berluskonit. E con në shkretëtirë gjatë natës për ti treguar të ftohtin e akullt, të dy së bashku duke pritur agimin dhe diellin duke u kthyer më pas në tendë. Dhe sa herë që në tv libiane del fytyra e berluskonit, del po ashtu edhe ajo e Gedafit, e transmetohet Berluskoni në muzeun e krimeve të bëra nga italianët, dhe gjithmonë është i vetmuar Fratini si avokat jashtë tendës, duke pritur, pritur, pritur. Dhe më pas tërmeti, hëna... 
Gedafi në Romë bën atë që do, jo vetëm në këmbim të burgjeve dhe kampeve të përqëndrimit ku policia libiane mban afrikanët që duan të arratisen drejt Italisë dhe jo vetëm sepse të dy bëjnë biznese private, sikurse prej kohësh dyshon shtypi ndërkombëtar, dhe tani edhe ajo italiane. Çështja është se Berluskoni i vë në dispozicion gjithçka që ai ka nevojë, sepse me Gedafin ka një pakt antropologjik. Eshtë një ngjashmëri mes krerëve që historia i njeh, janë identitete që përfundojnë të çrregulluar: Trujllo e Franko, Pinochet e Videla, Caushesku e Enver Hoxha, Pol Pot e Kim il Sung...Nuk është ideologjia që i bën të ngjashëm, por ideja e pushtetit, e njëjta që sot lidh Berluskonin me Gedafin, Berluskonin me Çavezin, Berluskonin me Putinin. Ja se çfarë e ofendon dhe degradon Italinë: Aksi ndërkombëtar i Satrapit.

Posted via email from Shkupi Press extra