Frederik Reinfeldt, "e Djathta e re suedeze” që po sfidon historinë

Nga Farefuturo Magazine

 

Ka nisur të shtunën e kaluar në Stokholm fushata elektorale e kryeministrit suedez Frederik Reinfeldt, që pret kështu për t’u votuar pas provës së suksesit të papritur në vitin 2006, një fitore që ndërpreu dominimin e social-demokratëve. Me 19 shtator, në fakt, ditën e zgjedhje gjithashtu do të përfshihen edhe të gjitha komunat dhe qarqet e Mbretërisë së Suedisë, ku lideri i të “Moderuarve të  Rinj” duhet të luftojë me Mona Sahlin, kandidate e Social-Demokratëve, e kthyer dalë ngadalë na skenë pas pesëmbëdhjetë vitesh jashtë saj pas çështje famshme “Toblerone”, e cila i kishte prerë papritmas rritjen politike. 
Beteja duket shumë e hapur, edhe pse sondazhet nuk e fshehin një shtyje a dëshirë të caktuar të elektoratit për të konfirmuar Reinfeldt, 45 vjeç me 5 gusht, “një politikan që konsiderohet dy herë më i besueshëm sesa sfidantja Social Demokratike”, thotë Niklas Ekdal,  ish-kryeredaktori politik i “Dagens Nyheter”, një nga gazetat më të rëndësishme të Suedisë. Në fjalimin hapës të fushatës elektorale në sheshin e Södermalm, Frederik Reinfeldt adresoi prioritetet e programit të tij zgjedhor - Arsim, Ekonomi dhe Mirëqenien Sociale – duke u folur se janë “njerëzit që mbajnë mbi shpatulla shoqërinë”, një e shprehje e lumtur e Kryeministrit për t’iu adresuar shtresës së ulët dhe të mesme kështu shprehet këshilltari i ri i tij politik Mikael T. Eriksson me entuziazëm. 
Suedia sot vuan nga një papunësi shqetësuese të të rinjve aq sa është bërë tema kryesore e fushatës (papunësia e të rinjve është 9,5%). Gjatë mandatit të tij të parë, shumë nga premtimet e Reinfeldt-së nuk janë përmbushur, por qendra e Djathtë ka qenë në gjendje të menaxhojë më së miri krizën e papritur ekonomike, duke mbajtur mirë gjendjen e financave publike. Lideri i Moderuar tani premton shkurtim të taksave, gati me një shifër të barabartë me 15 miliardë korona, nga e cila do mund të përfitojnë më shumë se 6 milionë punëtorë dhe pensionistë. Në këto katër vjet, Reinfeldt ka treguar gjithashtu se është e aftë të jetë në gjendje të qeverisë dhe të mbajë së bashku në një koalicion të Qendrës së djathtë - Aleanca për Suedinë - e formuar nga të Moderuarit, Qendra, Liberalët dhe Kristian-Demokratët. Ishte pikërisht krijimin e Aleancës faktori përcaktues në fitoren e 2006, një gjetje e madhe në sistemin e partive suedeze që u realizua, - që sipas politologut Göran von Sydoë - vinte kryesisht nga transformimi i jashtëzakonshëm i Partisë së Moderuarve me protagonist Reinfeldt.
Të moderuarit, në fakt kanë lëvizur në qëndrime të qendrës dhe progresivisht janë më pak liberalë, duke pranuar kështu disa pjesë të modelit social suedez. E gjithë për shkak se nivelet në rritje të rrezikshmërisë zgjedhore, një masë që u shpërblye me zgjedhjet e kaluara nga ana e 26,2% e suedezëve (11% në krahasim me rrëzimin e 2002) dhe të Moderuarit kanë marrë vota nga të gjitha formacionet e tjera, duke tërhequr edhe me 2,6 zgjedhjet e votuesve Social-demokrat. Por zgjedhjet e 2010 kishin një shije të ndryshme për Aleancën. Një tabu e parë ka rënë - Qendra e Djathtë suedeze ka provuar të jetë një alternativë e besueshme - por tani i duhet të bëjë një hap përpara dhe të japi vazhdimësi për zgjedhjet dhe projektin politik të qeverisë Reinfeldt. Shumë sondazhe tregojnë se partia e moderuar është forca e parë politike në vend me 30%. 
Rekordi, edhe pse ngushëllues, megjithatë, nuk mund të mjaftojë, sepse Social Demokratëve duket se do të shkojnë në qendrat e votimit në koalicion me Partinë e Gjelbër dhe partinë e së Majtës. Një risi emblematike, një nevojë e vazhdueshme për ata që kanë preferuar historikisht të qeverisin vetëm. Një zgjedhje që, sipas disa analistëve, është e shtyrë nga sistemi i partive që po shkon drejt një strukture dypolare, duke e bërë kështu sfidën Reinfeldt- Sahli, si një zgjedhje presidenciale edhe pse kontrollohet nga një sistem proporcional. E përbashkëta e dy koalicioneve është frika për afirmimin e Demokratëve suedeze, parti e krahut të djathtë populist që mund t’i krijojë jo pak probleme Aleancës, duke tejkaluar pragun minimal prej 4%; dhe për kundër do të bie Partia e Piratëve, që ishte risi e zgjedhjeve europiane e vitit të kaluar. 
Përballja Reinfeldt-Sahlin, megjithatë, është diçka më shumë se vetëm zgjedhje. Sepse fituesi nuk vetëm Statsminister, por do të jetë protagonist i një arritje të madhe për shoqërinë suedeze. Megjithëse vendet skandinave shënojnë shkallën më të lartë të barazisë mes sekseve, Suedia e civilizuar nuk ka qenë kurrë e qeverisur nga një grua, ndërsa nga futja e detyrimit për votimin e grave e më pas, asnjë koalicion i qendrës së djathtë ka marrë në një mandat të dytë. Mona Sahlin dhe Frederik Reinfeldt janë të gatshëm për të sfiduar edhe të kaluarën. Ai që do të fitojë me 19 shtator do të shkruajë historinë.

Posted via email from Shkupi Press extra