Daily Star shkruan se menaxheri i Evertonit, David Moyes, i është bashkuar garës për të transferuar yllin e Villas, Young.
E ardhmja e Young është në dyshime pas largimit befasuar të Martin O’Neill nga drejtimi i klubit anglez, dhe Tottenham është në radhë të parë për të siguruar shërbimet e anësorit anglez.
Young mendohet se preferon një transferim në klubin nga Londra Veriore dhe tashmë është interesuar edhe për vendbanim atje.