Dëshirë

Rudina Cupi



















Vështrimi yt më pykon.
- Çfarë mund të bëjnë bashkë dy të huaj si ne?

Sikur momenti të ishte i mbështjellë
me lëkurë si një flluskë
me mjegull e frymë brenda,
sikur të ishim aq ngushtë
si të futur të dy në një çorape najloni,
me të gjitha pikat tona të dobëta në ajër
për të shijuar gjithçka që mbetet prej frikës
që zbret poshtë si këmishë nate
e të ndjesh se je trupi i një ore rëre
që rrëshqet rrëqethkëzat
poshtë... poshtë... poshtë... në botën tjetër
të ndjesh si eci me duar mbi lëkurën tënde duke ndjekur esencën
të ndjesh zjarrin që kacavirret për të arritur te buzët,
të ndjesh si thonjtë të ngulen në lëkurën time
për të më grisur kënaqësinë që ngutet e ngrihet si tymi i oxhakut
e për të kuptuar se fjalët e mishit janë të kuqe... të kuqe.. të kuqe...
të ndjesh si e ndjejnë tërmetin sensorët e tu...
mu në rrugën mes nesh si të lidhur prej kërthize...


largësia duket kaq e çuditshme tani...

Related Posts: