Busquets, i cili ishte startues për kombëtaren e Spanjës në triumfin e tyre historik në Kupën e Botës, nuk beson se ekipi ka nevojë për përforcime të reja në repartin e mesfushës.
“Fakti se Toure është larguar nuk do të thotë asgjë, pasi ka bashkëlojtarë të tjerë që mund të luajnë në pozitën e tij, si Keita, ose madje Xavi ose Iniesta”, thotë Busquets.
Lojtari mendon se Barcelona ka shumë lojtarë të mesfushës që mund të vijnë edhe nga ekipi i të rinjve, në mesin e të cilëve edhe Jonathan dos Santos dhe Oriol.
“Ka shumë lojtarë që vijnë nga ekipi i të rinjve, si Romeu dhe Jonathan dos Santos, dhe unë besoj se ne e kemi mirë të mbuluar atë pozitë”, ka shtuar spanjolli.