Botë e pasur me popuj të varfër

  HAJRO LIMAJ

 

Bota nuk ka pasur asnjë herë kaq të pasur dhe në të njëjtën kohë edhe kaq të varfër. Ky përfundim zë vend në raportet e Kombeve të Bashkuara.

Bota, e cila pasurohet në rritje, por që edhe varfërohet po aq, a ka mundësi të jetë e tillë në të njëjtin moment?. Natyrisht që është! Ky është një rrëfim në varësi se në dorën e kujt qëndron pasuria dhe në vartësi se si e drejton këtë pasuri. Për këtë temë gjen shpjegime interesante në raportin “Tungjatjeta 6 miliardëshit “ të përgatitur nga Fondi i Popullsisë të Kombeve të Bashkuara. Edhe Fondacioni i Zhvillimit të Burimeve Njerëzore nisur nga kjo ka parashtruar nevojën e arsimimit dhe edukimit në shumë tema, përfshirë energjinë, ambientin, shëndoshjen e prodhimit etj. Kombet e Bashkuara, para 23 vjetësh, në vitin 1987, kur përcaktuan “Ditën e Popullsisë Botërore“ 11 Korrikun, solli në syrin tonë shumë tregues që kujtonin profecinë pesimiste të ekonomistit me emër Malthus.

Malthus, kishte mbrojtur idenë se do të përbënte belanë e botës popullsia që rritet me seri gjeometrike (1, 2, 4, 8, 16, 32...), për arsye të burimeve ushqimore të popullsisë që rritet me seri matenatike (1, 2, 3, 4, 5...). Realisht Malthus nuk kishte të drejtë, por e gjithë teoria e tij nuk ishte gabim. Për më tepër, çdo minutë në rruzullin e botës së tretë, rritja e pa programuar e popullsisë ka sjellë probleme të mëdha sociale dhe ekonomike. Popullsia e përgjithshme, e cila në vitin 1960 ishte 3 miliardë banorë, para 9 vjetësh ajo u rrit dy herë, duke mbërritur në 6 miliardë. Po të kthehemi mbrapa, në mesin e shekullit të 19, popullsia e botës ishte vetëm 1 miliardë banorë. Për teorinë e Malthusit, fatkeqësia e popullsisë që rritet duke u rezistuar kushteve jo të mira sot ekziston akoma më shumë në studime. Me rritjen e popullsisë nevojat për banesa, infrastrukturë, shërbime sociale, ambiente dhe energji i ka detyruar të mendojnë seriozisht specialistët dhe autoritetet. Këtë realitet ne e shikojmë dhe e prekim në zhvillimet demografike të vendit tonë, veçanërisht për rreth qyteteve të Tiranës dhe Durrësit nga qytetarët e ardhur nga zonat malore dhe vendosur para krijimit të kushteve të infrastrukturës së nevojshme. Bile ky problem tashmë është edhe brenda qytetit të Tiranës, pa trajtuar qytetet e tjera si Shkodra, Durrësi, Vlora, etj. Në shumë vende të pa zhvilluara apo në zhvillim për arsye se burrat dëshirojnë të jenë pronarë grash lindin akoma më shumë fëmijë. Kjo sidomos në kontinentin e Afrikës, të Azisë, Lindjes së Mesme etj. Në këto vende shumica e grave nuk zotërojnë fuqinë e nevojshme për të mundësuar të drejtat e tyre të riprodhimit. Sikur të përballoheshin nevojat e shëndetit të riprodhimit, atëherë do të realizohej një rritje më e shëndetshme e popullsisë. Por, ky realitet i hidhur shtrihet në të gjitha zonat malore dhe larg qyteteve edhe në vendin tonë, ku varfëria është më e madhe dhe rritja e fëmijëve të shëndetshëm është e pa mjaftueshme. Zgjidhja e problemeve që ne kemi përpara në masën më të madhe do të varen nga zhvillimet që do të sigurohen në këtë problem. Por le ta zgjerojmë hartën jashtë vendit tonë dhe të shikojmë se si po ndryshon demografia e popullsisë në botë. Në këtë këndvështrim Hindia së shpejti do të jetë vendi më i populluar në botë. Sipas parashikimeve, në 40 vitet e ardhshme ajo do të përjetojë një rritje të konsiderueshme të popullsisë dhe në vitin 2050 do jetë vendi më i populluar në botë. Tani në vendin e dytë, me një popullsi prej 1 miliard e 186 milion banorë, në vitin 2050 India do ta kalojë edhe Kinën dhe do të arrijë në një popullsi prej 1 miliard e 750 milion banorë.

Sipas parashikimeve të shkencëtarëve popullsia botërore, e cila tani është 6 miliard e 750 milion banorë, në vitin 2050 do të mbërrijë 9 miliard e 191 milionë. Në këtë proces rritjeje, në të cilin tani vendin e parë e zë Kina me një popullsi prej 1 miliard e 336 milion banorë, në vitin 2050 do tia lërë Indisë. Një statistikë tjetër interesante ka lidhje me Rusinë dhe Japoninë. Me popullsitë e tyre prej 142 dhe 128 milionë, Rusia dhe Japonia zënë vend në mes dhjetë vendeve të para, në vitin 2050 nuk do të jenë pjesë e dhjetëshes së pare. Në vend të këtyre dy vendeve do jenë Kongo me 187 milion dhe Filipinet me 128 milion banorë. Dhjetë vendet që parashikohen të jenë më të populluara në vitin 2050 janë: Hindia: 1 miliard 747 milion, Kina: 1 miliard 437 milion, SHBA: 420 milion, Indonezia: 297 milion, Pakistani: 296 milion, Nigeria: 282 milion, Brazili: 260 milion, Bangladeshi: 231 milion, Kongo: 187 milion dhe Filipinet: 150 milion.

Mesatarja e lindjes për çdo grua në vitin 2004 ishte 2.8%, ndërsa në vitin 2008 pësoi rënie në 2.6%. Mesatarja më e lartë e lindjeve në botë u regjistrua në vendet e Afrikës së Mesme. Këtu mesatarja është 4.6%, ndërsa në Kinë 1.7% dhe në Indi 2.8%.Nga ana tjetër të tërheq vëmendjen fakti se tek vendet të cilat njihen si Bashkimi i Shteteve të Pavarura, Rusia, Ukraina, Moldavia ka një ndryshim të madh ndërmjet mesatares së lindjeve me atë të vdekshmërisë. Mesatarja e lindjeve, e cila në Uzbekistan është 22.3%, në Rusi qëndron në nivelin 8.7%. Mesatarja e vdekshmërisë në Uzbekistan është 5.3%, ndërsa në Rusi 15.4%. Ndërkohë theksojmë se mesatarja botërore e moshës së meshkujve është 65.1 ndërsa ajo e femrave është 69.6.

Në botë mendohet se jetojnë 2 miliardë e 165 milion të rinj të moshës 15 - 24 vjeç.

Shekulli i 21 do të drejtojë këtë popullsi të re. Arsimimi secilit në temën e shëndetit të shumimit që është e nevojshme veçanërisht për këtë popullsi të re dhe përballimi i nevojave që kanë në këtë temë janë kthyer në domosdoshmëri. Në vartësi të kësaj rritjeje të popullsisë që ecën me kaq shpejtësi c farë është e nevojshme të bëhet për të përballuar nevojat e saj ?

Përgjigja e përgjithshme dhe tradicionale është "më shumë investim". Por kriza e fundit globale dhe ndryshimi në konceptimet ekonomike, tregojnë se mund të mendojmë ndryshe. Mbasi sipas këtij gjykimi, firma ose kombi, edhe duke bërë investime të shumta mund të fundosen. Prandaj objektivi nuk është investimi, por rritja e produktivitet.

Shumica e njerëzimit është e mire gjatë periudhës që juve atë e mbani të ngopur. Kjo është tregues edhe për çdo shoqëri dhe shtet të veçantë. Forca shkatërruese e fëmijëve që kanë ngelur të uritur ose që janë braktisur të uritur është vdekje prurëse jo vetëm për të ngopurit,por edhe për shoqërinë që ndodhet brenda “ të uriturve”. Prandaj filozofia popullore thotë se "Ata që kanë, u kanë borxh atyre që nuk kanë ,ata që dinë ju kanë borxh atyre që nuk dinë". Ai që ka, para së gjithash, nëqoftëse këtë e ka siguruar nga kurrizi i atyre që nuk kanë ,të varfërve, përveç borxhit, borxh u ka edhe detyrime të tjera. Ndërsa ai që di, në kohën e vënies në zbatim të atyre që ka mësuar ka detyrimin tu thotë të pa diturve “e dimë “. Kjo kërkesë lind mbasi të gjitha të mirat e atyre që kane dhe dinë është e lidhur me kontributin e të gjithë shoqërisë nëpërmjet taksave që ata japin dhe prodhimeve të gjithëllojshme që realizojnë. Me gjithë atë investimi për njeriun, ka një rëndësi të pa diskutueshme; vlera margjinale e realizimit të investimit tek njeriu ,është afërsisht tre herë më e madhe se ajo që u bëhet makinerive. Kriza e fundit globale plotësoi mendimin e përbashkët të trekëndëshit se mungesa e investimit për njeriun sjell "uri, ngopje dhe varfëri". Këtë realitet e ndeshim sot edhe ne në ekonominë e tregut që po zhvillojmë. Kalimi në kapitalizëm tek ne nuk u realizua sipas disa kritereve dhe rregullave të përcaktuara. Shpërndarja e pasurisë së përbashkët dhe privatizimi i një pjese të rëndësishme të tyre jashtë një ligjshmërie të rreptë polli pasurimin e pa pritur të një grupi dhe klanesh kryesisht të lidhura me politikën dhe shtetin dhe rritjen e varfërisë në raport me ata të shumicës së popullsisë. Hendeku i krijuar midis milionerëve dhe miliarderëve të rinj dhe të varfërve po thellohet për ditë. Nëse ky hendek do të ekzistonte nga mundësitë që këta milionerë kishin nga pasuritë e të parëve të tyre nuk do të kishte arsye të diskutohej, por diskutohet kaq shumë së kjo pasuri u krijua mbi pasurinë e të tjerëve qe kishin sakrifikuar mbi 50 vjet punë dhe djersë. Ky është shkaku që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar tregon se më shumë është propagandistike se sa reale ndaj atyre që 

Posted via email from Shkupi Press extra