Boateng pranë Milanit

Milani është shumë pranë finalizimit të huazimit të mesfushorit të Portsmouthit, Kevin-Prince Boateng, njofton Tuttomercato.
Portmouthi në krizë financiare pritet ta shesë Boatengun, ndërsa atë pritet ta blejë Genoa, e cila më pas do t’ia huazojë Milanit mesfushorin tejet energjik, ndërsa akordi pritet të zyrtarizohet të hënën në Milanello.
Ky transferim i Milanit është tejet i rëndësishëm marrë parasysh se për këtë sezon, Rossonerët kanë shitur vetëm 16 mijë bileta sezonale, në krahasim me 27 mijë të shitura sezonin e kaluar.