Pjesa e parë ishte tejet monotone me pak raste shënimi. Ishte Vermaelen ai që kërcënoi për herë të parë portën në Anfield, me anë të një goditjeje të fuqishme. Liverpooli u zgjua në fund të pjesës së parë, me Johnson që tentoi ta befasojë Almunian me një gjuajtje nga distanca. Ishte edhe dëbimi nga vija fatale që shpëtoi Arsenalin nga pranimi i golit në fund të pjesës së parë.Momenti kyç i pjesës së parë ndodh në minutën e fundit të tij. Joe Cole në debutimin e tij në Ligën Premier në fanellën e Liverpoolit përjashtohet pas një starti të ashpër në Laurent Koscielnyn.
Arsene Wenger si strateg i vërtet që është, inkuadroi tërë ‘arsenalin’ e tij, duke u munduar së paku të dalë me një pikë nga Anfield.
Ishte ky një start shumë i mirë i Liverpoolit përkundër barazimit dhe kartonit të kuq, kurse Arsene Wenger ka ende për të bërë nëse dëshiron të garojë për titull në Ligën Premier.





