“Gjermania është e rifreskuar, më e talentuar, sidomos në mesfushë. Ata janë më të dobët fizikisht por më të talentuar. Muller nuk luan dhe kjo është mirë sepse ai është në formë të shkëlqyer. Sami Khedira dhe Bastian Shweinsteiger po bëjnë punë të jashtëzakonshme, ashtu si Ozil, Podolski dhe Klose, të gjithë shënojnë”.
“Ata janë ekip ndaj të cilit mund të bëjmë diçka për arsye se atyre u pëlqen ta kenë topin dhe kështu do të na lënë më shumë hapësira se Paraguai. Ata luajnë mirë në kundërsulme dhe luajnë mirë në krah. Ne tanimë kemi bërë histori, por nuk jemi të kënaqur me këtë, ne duhet të arrijmë në finale dhe të fitojmë. Ne kemi një gjeneratë fantastike për ta arritur këtë dhe ne do të luajmë me gjithë forcën që kemi. Me rëndësi është të shënojmë dhe për këtë duhet ta shfrytëzojmë formën e David Villës”, ka thënë Xavi.





