Wimbledon, Nadal fiton titullin e dytë

Numri një i botës së tenisit, Rafael Nadal, e ka spastruar nga rruga bartësin e 12-të, Tomas Berdych, me rezultat të pastër në tri sete për ta fituar turneun e tetë ‘grand slam’ në karrierën e tij.
Nadal ishte shumë i fortë për çekun Berdych, pasi që fitoi me rezultat 3-0 në sete (6-3, 7-5 dhe 6-4), në një ndeshje që u zhvillua për 2 orë e 13 minuta në fushën qendrore të Wimbledonit.
Nadal bëhet tenisti i parë spanjoll që e fiton dy herë Wimbledonin dhe njëkohësisht me fitoren në finale, ai regjistroi fitoren e 14-të me radhë në turneun më të madh të tenisit.