Villa: Askush nuk është i padukshëm

Sulmuesi i Spanjës, David Villa, ka deklaruar para takimit drithërues ndaj Gjermanisë se kundërshtari i tyre nuk është i padukshëm, por po ashtu tërhoqi vërejtjen se ata kanë reparte shumë të forta ofensive.
“Jo, askush nuk është i padukshëm. Ne kemi një rekord të mirë, por askush nuk është i padukshëm, ne kemi humbur madje një ndeshje ndaj Zvicrës. Unë dua të shënoj gola dhe të vazhdoj t’i ndihmoj Spanjës. Ne kemi arritur në gjysmëfinale dhe tani kemi rastin për të arritur në finale. Për të mbajtur ëndrrën gjallë, ne duhet ta eliminojmë Gjermaninë”.
“Është e qartë nga ndeshjet e fundit se kemi parë që Gjermania luajti shumë në mënyrë të rehatshme kur ka pasur epërsinë. Ata luajnë mirë në kundërsulm, lojtarët e tyre janë të shpejtë. Ndoshta kjo është ajo që ne i frikësohemi më së shumti, por ai është një ekip i mrekullueshëm që ka shumë gjëra për të cilat duhet t’i frikësohemi”, ka thënë Villa duke shpresuar se e mërkura do të jetë ditë e mirë për futbollin spanjoll.