Van Persie: Ma sillni Gjermaninë

Robin Van Persie ka filluar të mendojë menjëherë për kundërshtarin e finales, e që shpreson se do të jetë Gjermania.
“Kjo është një ndjenjë aq e mrekullueshme. Të arrijmë në finale kështu vërtetë na bën të rrëqethemi. Ne e kemi ditur se Uruguai ka ekip të mrekullueshëm dhe se nuk do të ishte ndeshje e lehtë. Ata kurrë nuk u dorëzuan deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit. Ne e mbajtëm epërsinë për të kaluar më tej”.
“Ne e mposhtëm Uruguain me futboll të mirë sulmues. Ne shënuam tri gola dhe luftuam shumë për të fituar. Të arrijmë në finale është sikurse një ëndërr që u bë realitet. Nuk ka lidhje nëse luajmë ndaj Gjermanisë apo Spanjës. Sidoqoftë, e kam një ndjenjë se do të luajmë ndaj Gjermanisë. Do të jetë një sfidë e mrekullueshme”, tha Van Persie.