Përkundër faktit se Uruguai i shkaktoi Holandës probleme të të gjitha llojeve, kombëtarja e portokalltë shpëtoi në fund me një fitore prej 3-2, me ç’rast ata u kualifikuan në finalen historike.
“Gjëja e parë që më bie në mend është se ne e kemi bërë atë. Ishte qëllimi ynë ta fitojmë Botërorin kur unë u emërova përzgjedhës i Holandës dhe tani jemi jashtëzakonisht afër. Kjo është një ndjenjë aq e pabesueshme. Unë pajtohem që paraqitja jonë nuk ishte aq e veçantë, por ajo që vlen është fitorja”.
“Ne bëmë një start të mirë në ndeshje, por e humbëm iniciativën pasi shënuam golin e parë. Ne e kthyem kontrollin pas pushimit. Krijuam disa raste për ta përfunduar ndeshjen, por finishi ynë ishte i ligshtë dhe në fund ne vërtetë ishim në tension. Janë bërë 32 vite që prej se Holanda luajti në ndonjë finale të Botërorit. Unë kam menduar shumë për të 70-tat më vonë. Lojtarët kanë plot arsye që të jenë krenarë me paraqitjen e tyre”, u shpreh Van Marwijk.





