Van Marwijk: Githçka më pak se titulli, dështim

Holanda do të ndeshet sonte me fillim nga ora 20:30 me Uruguain në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Botëror, ndërsa në konferencën për shtyp para ndeshjes, përzgjedhësi holandez Bert van Marwijk, u shpreh i sigurt për kualifikim në finale duke shtuar se çdo gjë më pak se titulli në fund të Botërorit është dështim për Holandën.
“Unë vërtetë nuk dua të flas për finalen që tani. Unë kam dëgjuar këto fjalë shumë shpesh, së pari duhet të luajmë gjysmëfinalen. Unë kam respekt të madh për atë që lojtarët e Holandës kanë arritur në të kaluarën, por më duhet të them se nuk kam ardhur këtu për t’i kryqëzuar duart në finale. Kjo nuk është e mjaftueshme, ne kemi ardhur këtu për ta fituar finalen. Ne kemi ardhur këtu për çmimin e madh, ky është qëllimi ynë dhe ne do të kënaqemi vetëm nëse e fitojmë Botërorin”.
“Unë nuk mund ta ndryshoj kulturën, por kam punuar shumë për të krijuar një ambient dhe t’i bëj lojtarët të kuptojnë që nëse duan të arrijnë diçka në një kompeticion, atëherë duhet të fokusohen vetëm në ndeshjen e ardhshme dhe jo më tej. Kur të luajmë mirë, ne tentojmë të jemi paksa arogantë pasi e kemi fituar një ndeshje, por lojtarët vërtetë e kanë kuptuar këtë dhe kjo është baza e përgatitjes tonë ndaj Uruguait”.
“Uruguai është ekip shumë i rrezikshëm. Në fillim të kampionatit, unë i mora si shembull të një skuadre të apasionuar dhe nuk është e rastësishme që ata kanë arritur deri këtu. Në fazën grupore, ne ishim gjithnjë favoritë, kurrë jofavoritë. Ndaj Brazilit, ishte e kundërta. Unë vërtetë nuk kam ndonjë mendim për këtë, ne vetëm duam të përqëndrohemi në vetvete. Ne nuk duam të shpërqëndrohemi nga njerëzit të cilët mendojnë se jemi favoritë”, deklaroi Van Marwijk.

Related Posts: