Teixeira: Trajneri i ri i Brazilit? Nuk kam vendosur ende

Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ricardo Teixeira, ka pranuar se ai nuk ka biseduar me asnjë nga kandidatët e mundshëm për të pasuar Carlos Dunga në postin e përzgjedhësit të Brazilit.
“Është me rëndësi që të gjithë e dinë se, që të përgatitemi mirë, duhet të bëjmë sakrifica dhe ta ndërtojmë ekipin. Do të jetë një projekt i gjatë pesë vjet (duke iu referuar Lojërave Olimpike në Brazil më 2016). Unë nuk kam biseduar ende me kandidatët potencial, por mund të jetë një nga trajnerët për të cilët është folur. Me rëndësi është ta bëjmë projektin që duhet ekzekutuar”.
“Nuk do të ishte asnjë e mirë për ne nëse trajneri i ardhshëm duhet ta mposhtë ShBA-në në miqësoren e gushtit. Në atë mënyrë, nuk do të arrinim qëllimin për rinovimin e skuadrës. Ne ose e ndërtojmë një Selecao të re, ose e ndërtojmë një Selecao të re, nuk kemi opsione tjera. Dua që ekipi që do të fillojë të luajë tani të jetë i njëjtë me atë të vitit 2014. Ne duhet të kemi lojtarë të rinj në skuadër. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ftohen lojtarë nga ekipi aktual. Por, do të duhet të përdorim lojtarë të gatshëm për 2014”, deklaroi Teixeira.