“Nëse do të duhej të zgjidhnim një mënyrë për të humbur, atëherë kjo do të ishte. Ky ishte një rast tjetër për të treguar qëllimet e Uruguait, të luajmë të barabartë mbi kufijtë tona. Ndeshja për vendin e tretë është shumë me rëndësi për ne. Nëse shikojmë prapa, ne mund të themi se kemi qenë gjysmëfinalistë, të tjerat ishin superfuqi evropiane”.
“Unë besoj se kemi mundur ta vëmë në vështirësi këtë ekip që luajti ndaj nesh në çdo pikë. Unë jam krenar me ekipin tim. Ata luajtën njëjtë si kundërshtari. Nuk mund të kërkoni më shumë nga këta lojtarë. Ne e pranojmë disfatën, rivalët tanë ishin më të mirë para golit. Unë e dija se holandezët janë shumë të pasur teknikisht dhe të cilët mund të shënojnë në çdo moment”.
“Tani e kemi parë që goli i dytë ishte pozitë jashtë loje dhe ndeshja do të kishte qenë më ndryshe për ne… ata e futën dorën në lojë. Holanda ka shpirt sulmues, një prej më të mirëve në këtë kampionat, por kurrë nuk u dorëzuam dhe goli i fundit tregoi se ne tentojmë deri në fund”, deklaroi i zhgënjyeri Tabarez.





