Spanjollët mbrëmë u shpallën kampionë bote pasi mposhtën Holandën falë një goli të shënuar nga mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, në kohën shtesë të takimit.
“Është një futboll fitues. Spanja është ekipi më i mirë me lojtarët më të mirë. Iniesta, Xavi, Villa dhe portieri dhe kapiteni i tyre Casillas, kanë gjithçka. Mënyra se si Iniesta e kontrollon topin është e pabesueshme – ai duhet të ketë magnet në të dy këmbët”, ka thënë Shearer.





