“Të humbasësh një finale gjithmonë shkakton frustrim dhe zhgënjim, por Spanja definitivisht ishte ekip më i mirë në vitin 2008. Në letër Spanja ende është ekip më i mirë, por unë mendoj se ne kemi treguar në ndeshjet e fundit se mund të mposhtim ekipet që duken të favorizuara në letër. Për mua, Spanja është ekipi më i fortë në botë. Do të jetë e vështirë sikurse ndaj Anglisë dhe Argjentinës, por unë kam shumë besim në këtë ekip, sepse kemi parë se çfarë mund të bëjmë nëse jemi të bashkuar”.
“Tani kemi fytyra të reja dhe karaktere të ndryshme, një qëndrim i paparë mendor. Lojtarët e rinj të cilët kanë hyrë në ekip kanë fituar përvojë gjatë kampionatit. Spanja nuk ndryshoi dhe aq. Sergio Busqutes ka zëvendësuar Marcos Sennan, por përndryshe ata janë të njëjtë sikurse dy vite më parë”.
“Xavi, Iniesta por edhe Xabi Alonso dhe Pique janë lojtarë të mëdhenj, por mendoj se ne kemi gjasa ndaj tyre. Ata janë ata lojtarët vendimtarë për Spanjën sepse pa ata, Villa dhe Fernando Torres nuk do të merrnin shërbimin e nevojshëm për të shënuar gola. Spanja nuk ka luajtur në mënyrën që kanë dashur tifozët e saj, por ata kanë fituar. Nëse luajmë sikurse një ekip, ashtu siç kemi bërë deri tani, atëherë kemi gjasa të mëdha”, deklaroi Schweinteiger.