Nga William Kristol (Weekly Standard)
Në mbyllje të samitit të G-20 në Toronto, presidenti Obama iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve. Pyetja e dytë dhe përgjigja prej presidentit është ajo më e spikatuara, për të cilën do të flasim më tej. Ishte një përgjigje pozitive nga ana e Obamës lidhur me përfshirja e tij në analogjinë me Irakun për çështjen e suksesit në Afganistan. Një argument i qartë: Iraku funksionoi për shkak të çiftit Petraeus-Crocker të akuzuar, të cilët patën mbështetje gjatë administratës së Bushit.
A do të mundet Obama ta zhvendosë ambasadorin Karl Eikenberry, i cili mbrohet tashmë në administratë vetëm nga këshilltari i sigurisë kombëtare Jim Jones? A do të mundet Obama të ecë në të njëjtin drejtim me Shtëpinë e Bardhë?
PRESIDENTI: Mendoj se tashmë debate që përfshin Afganistanin është i pranishëm. Nuk ka asnjë shans për ndonjë rezultat pozitiv ose kemi për të mbetur të paqartë.
Do jua përsëris edhe njëherë atë që jua kam thënë edhe vitin e kaluar. Ne kemi interes jetësor për t’u siguruar se Afganistani nuk është përdorur si bazë për sulmet terroriste.
është e vërtetë që al Kaeda ndodhet në Pakistan. Shpesh kemi për ta dëgjuar këtë: pse ndodhemi në Afganistan, në një kohë kur terroristët ndodhen në Pakistan? Al Kaeda po dobësohet pjesërisht, sepse nuk e adminsitron territorin. Mund të jemi më pak të sigurt nëse i kthehemi 11 shtatorit, kur ata kishin një qeveri miqësore me ta dhe e gatshme të aprovonte operacionet e tyre. Mendoj se askush nuk e vë në dyshim këtë.
Kështu, që A – ne kemi një interes jetësor në rajon. B – ne nuk presim, për shkak të përfshirjes sonë në Afganistan që vendi të transformohet tërësisht brenda një viti, 2 apo 5. Presidenti Karzai nuk e prźt këtë. As populli i Afganistanit. Afganistani ka kulturën e vet. është krenar për kulturën e vet. i duhet shumë punë për sa i përket zhvillimit dhe i duhet të zgjedhë rrugën e drejtë.
Unë e përjashtoj mendimin se populli i Afganistanit nuk dëshiron që disa gjëra themelore që çdokush i kërkon – qeverisja me anë të ligjit, një zë në qeveri, mundësitë në rritje ekonomike, elektriciteti, rrugët etj. Jam i mendimit se duhet të shohim ndryshimin dhe koalicioni duhet ta sjellë ndryshimin, duke bashkuar këto aspirate, ashtu si bashkojmë ne sigurinë me interesat. Këto dy gjëra janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën.
Ka pasur shumë ankth për problemin se kur do të largohen trupat amerikane prej andej. Përqendrimi im tashmë është se si sigurohemi ne që ajo që po bëjmë është e suksesshme, duke bërë sakrifica të mëdha si nga burrat, edhe nga gratë.
Kemi instaluar një mekanizëm që po rishqyrtohet. Kam sinjalizuar që nuk do të vazhdojmë thjesht t’i bëjmë gjërat, nëse nuk funksinojnë – vitin në vijim do të nisim një proces ndryshimi.
Kjo nuk do të thotë se papritmas i fikëm dritat dhe e mbyllëm derën pas nesh. Nëse shohim se ç’po ndodh në Irak pikërisht tani, kemi mbushur çdo afat.
Meqë ra fjala, kemi pasur një kalendar në vend dhe nga fundi i gushtit duhet të largojmë trupat tanë nga Iraku. Do të mbajmë në këmbë praninë ushtarake aty. Do të mbajmë në këmbë bashkëpunimin ushtarak. Do u sigurojmë atyre ndihmë, por po i afrohemi afatit, gjithsesi. Kam mendimin se kanë shumë vlerë sakrificat e jashtëzakonshme që po bëjmë – dhe kur them „ne“ – jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por të gjithë anëtarët e koalicionit – të përpiqemi të shohim një rezultat pozitiv në Afganistan, po ashtu.
Përktheu: Rudina Dahri





