“Nuk mendoj që është rastësi se këto kombëtare janë në gjysmëfinale. Të tre këto vende kanë fituar më shumë kompeticione për të rinj që prej më se 10 vitesh. Gjermania është fituese e EURO 2009 për U-21, Holanda që e fitoi titullin U-21 më herët në vitin 2007 dhe përfundimisht Spanja që katër herë me radhë e ka fituar trofeun Mauricio Burlaz, që i jepet federatës me rezultatet më të mira në garat për të rinj. A mund të quhet e gjithë kjo fat? Jo, nuk mendoj kështu”.
“Jo vetëm kjo më bën të kënaqur, sepse ato janë kombëtare që mund të dhurojnë kënaqësi. Kjo është fitore për lojën e bukur, me theks të veçantë për futbollin sulmues. Para së gjithash, është shpërblim për punën shumëvjeçare të këtyre tri federatave të cilat kanë investuar në edukim dhe stërvitje. Një politikë model, që mundëson që për herë të parë në histori një vend evropian ta fitojë Kupën e Botës jashtë kontinentit tonë”.
“Unë do të shfrytëzoja rastin që t’u uroja fat tri kombëtareve të mbetura evropiane dhe le të fitojë më i miri”, deklaroi Platini.





