Oktapodi Paul: Spanja në finale

Paul, oktapodi i famshëm i cili i qëlloi me saktësi të gjitha ndeshjet e Gjermanisë në këtë kampionat botëror (përfshirë edhe humbjen ndaj Serbisë) e ka vendosur Spanjën fituese në gjysmëfinalen e nesërme që e zhvillon ndaj Gjermanisë.
Por, tifozët gjermanë nuk i besojnë oktapodit dhe besojnë që Gjermania do të arrijë finalen.

Ky oktapod ka gabuar pikërisht në ndeshjen në mes këtyre dy kombëtareve, të zhvilluar në finalen e Euro 2008, duke thënë se Gjermania do ta mposhtë Spanjën, e që doli të jetë e kundërta.

Një zëdhënës i akuariumit në Oberhausen, Gjermani, ku gjendet ky oktapod thotë se ngjyrat e flamurit mund ta ngatërrojnë këtë krijesë.

"Ngjyra e zezë, e kuqe dhe e verdhë të flamurit gjerman mund të jenë të vështira për tu dalluar nga ngjyra e kuqe, e verdhë dhe e kuqe të flamurit spanjoll.", tha zëdhënësi i akuariumit. /sportisot/