Neuer: Do t’i tregojmë Spanjës kush është bosi

Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer, është përkujdesur për të nxehur atmosferën para gjysmëfinales së Botërorit ndaj Spanjës, pasi ka thënë se Gjermania do t’i tregojë Spanjës se kush është bosi.
“Unë nuk kam dëgjuar se krahasohem me dikë, por natyrisht se është nder të krahasohem me Casillasin. Ai është një portier tmerrësisht i mirë që ka pasur aq shumë sukses në të kaluarën.Por, do të doja ta mbaja portën të pastër dhe ju garantoj se do të jetë e njëjta gjë që keni parë si ndaj Argjentinës”.
“Është falë një mbrojtjeje të jashtëzakonshme që kemi pranuar vetëm dy gola gjatë gjithë kampionatit. Ne mund të jemi shumë të lumtur me këtë. Duhet t’i tregoni kundërshtarit kush është bosi. Nëse e bëni këtë, atëherë keni arritur diçka”, tha Neuer.