Mesfushori gjerman personalisht ia hapi dyert një kalimi te Reali, kur deklaroi të hënën në konferencë për shtyp se ngjyra e tij e preferuar është e bardha, që në mënyrë indirekte shpreh dëshirën e Schweinit për klubin mbretëror. I lëvduar si mesfushor i shumanshëm, Schweinsteiger është bërë njeriu numër një në listën e Mourinhos për përforcimin e mesfushës.
Përkundër marrëdhënieve të mira mes Real Madridit dhe Bayern Munichut, presidenti bavarez, Uli Hoenes, gëzon një reputacion si negociator shumë i vështirë. Schweini në kontratën e tij ka një klauzolë prej 55 milionë eurosh, që është në këtë rast tepër për Realin, por jo shumë e pamundur për t’u mbuluar nga klubi më i pasur në botë.





