Mimozat

Martin Camaj


Simjet per te paren here
mimozat ne doren e nji vashe i pashe
qetsisht tue marrun fryme si ne dege.

Mimozat erdhen tue pru me vehte
ngjyren e ditve te blera,
afshin e zemrave qe rriten nga nji fije
per dite, pershperitjet e egra e te lehta
te atyne qe shkelen ne prakun e jetes
me kambe te dyshimta, me frige.
Me duer tona te vrashta,
te zanuna me sende tjera,
s'kemi si me u perkite
dhe aroma juej humb ne eren e luleve
te mbytuna ne parzmet e grave vjeshtore.
Lule mimozash, bartse kujtimesh,
mes stinve e te pa stine
na s'kthejme kurr ma te ju.

Simjet per te paren here
mimozat ne doren e nji vashe i pashe
qetsisht tue marrun fryme si ne dege.

Marre nga LIRIKA MIDIS DY MOTEVE (f.54-55) e poetit Martin Camaj
Botim "HYLLI I DRITES"
1995


Related Posts: