Milani nuk ka bërë ofertë për Fabianon

Agjenti i Luis Fabianos, Jose Fuentes, ka thënë se Sevilla nuk ka marrë ndonjë ofertë nga Milani që nga sezoni i kaluar.
“Oferta e vetme konkrete që e kam pranuar nga Milani ishte sezonin e kaluar. Këtë sezon, unë e di se lojtari është vështruar nga klube të ndryshme, por ato mbesin vetëm spekulime për momentin. Klienti im nuk e ka problem të largohet nga Sevilla nëse vjen ndonjë ofertë e mirë që i kënaqë të gjitha palët, por ai është i lumtur edhe nëse qëndron”.
“Sa për rinovimin e tij? Propozimi është për tri vite dhe kjo ide u hodh nga Sevilla. Ne i kemi bërë kërkesat tona dhe deri më sot nuk më kanë kthyer përgjigje”, theksoi Fuentes që edhe njëherë në mënyrë të tërthortë ftoi Milanin për një ofertë, por duket se Rosonerët ende janë në gjumin veror.