Messi: Capello është dashur ta ftojë Walcottin

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, ka pranuar se ai ishte shokuar kur mësoi se Theo Walcott nuk është ftuar në skuadrën e kombëtares angleze për Botërorin, Afrika e Jugut 2010.
“Më duhet të them se atëkohë mendova se mosthirrja e Theo Walcott ishte një vendim i keq. Dhe mendoj se kështu doli në fund. Unë mund të flas vetëm nga përvoja, por ai ishte një nga lojtarët më të rrezikshëm ndaj të cilit kam luajtur ndonjëherë. Lojtarët e Barcelonës nuk frikësohen lehtë, por mund t’u them se kur është dashur të luajmë ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve, ai na brengosi vërtet shumë”.
“Kur ne luajtëm ndaj Arsenalit në Emirates, ne ishim aq në kontroll të lojës pranë rezultatit 2-0, sa që me gjithë respektin për Arsenalin, nuk ishte askund. Më pas hyri Walcott dhe e ndryshoi lojën. Mund të them se ai vet ia siguroi Arsenalit barazimin në atë ndeshje. Madje edhe në ndeshjen kthyese Pep Guardiola ka thënë se ai është lojtari që duhet të mbahet nën shënjestër”.
“Madje edhe lojtarët më të mirë në botë si Xavi dhe Gerard Pique na thanë që ta shënjestrojmë atë. Ç’është e vërteta, ai u futi frikën atyre. Nëse ai ka mundur ta bëjë këtë ndaj Barcelonës, vetëm mendoni se çfarë do të mund të kishte bërë ndaj Gjermanisë dhe Algjerisë. Edhe nëse nuk do të startonte, ai do të ishte i rëndësishëm për Anglinë. Së bashku me Fabregasin dhe Agueron ai do të ishte lojtari me ndikimin më të madh në Botëror”, deklaroi Messi.