Nga DAVID ENRICH
“ Wall Street Journal”
Rregullatorët europianë paraqitën një tablo më rozë se ç’pritej të sektorit bankar të kontinentit të vjetër, duke nxitur kritikat se testet e stresit të qeverive europiane nuk ishin aq të ashpra sa duhej ndaj bankave. Testi tregoi se 91 banka në 20 vende të Europës mund të përballonin humbje të mëdha deri në 566 miliardë euro në rastin e përkeqësimit të menjëhershëm të mjedisit ekonomik dhe financiar. Por, vetëm shtatë banka nuk arritën dot të kalojnë testin, duke mos siguruar dot 3.5 miliardë euro kapital. Bankat e tjera të Europës e kaluan testin, duke treguar se si do të silleshin nëse do të ndodheshin përballë krizës ekonomike. Por ka ende dyshime lidhur me seriozitetin e testeve të kryera. Mes bankave që nuk e kaluan testin ishte dhe banka “ATE” e Greqisë. Analistët dhe investitorët thonë se jo të gjitha bankat mund të kalonin testin, duke siguruar nga 30 miliardë euro rezervë deri në 90 miliardë euro. Nëse bën një test dhe e gjitha klasa kalon, kuptohet se ka probleme me testin”, thotë Selwyn Blair-Ford, kreu i politikës rregullatore në ‘FRSGlobal’, një kompani rregullatore dhe raportuese e risqeve, duke aluduar se jo shpresat, por frikërat e Europës u vërtetuan me këtë rast.
Supervizorët e bankave në të gjithë Europën i përshëndetën rezultatet e testit dhe i konsideruan ato siguruese për kontinentin. Sektori ka vuajtur shumë nga krizat e njëpasnjëshme, si dhe për shkak të brishtësisë së huadhënësve ndaj shqetësimeve fiskale të Bashkimit Europian. Testi tregoi se katër bankat më të mëdha franceze mund të siguronin si kapital 11.62 milionë euro nga bonot e thesarit të qeverisë greke dhe 6.59 miliardë nga ato të qeverisë spanjolle. Dy bankat më të mëdha në Spanjë, “Banco Santander SA” dhe “Banco Bilbao Vizcaya Argentaria SA”, mbanin të dyja 50 miliardë euro nga borxhi i qeverisë së tyre. Bankat e Gjermanisë, që kanë refuzuar vazhdimisht të bënin këtë test, ishin vërtet solide. Testet e stresit përbëjnë përpjekjen e fundit të BE-së për të reduktuar pasojat e krizës nëntëmujore, që nisi me përkeqësimin e situatës financiare në Greqi në tetorin e kaluar. Një krizë besimi me përmasa më të mëdha mund të prekë vendet fqinje, bankat partnere, si dhe monedhën e përbashkët europiane. Besimi i tregjeve te bankat e Europës është përmirësuar disi në kohët e fundit, pjesërisht për shkak të optimizmit lidhur me testin e stresit, që vitin e kaluar ndihmoi edhe në lehtësimin e krizës bankare amerikane. Por, procesi është shoqëruar me shumë dyshime. Komiteti i Supervizorëve Bankarë Europianë, një grup me qendër në Londër që koordinon testet, është përpjekur shumë të fusë në kurth rregullatorët nga 20 vendet. Mosmarrëveshjet kanë lidhje me çështje të ndryshme, që nga rigoroziteti i testit, deri te koha dhe mënyra e publikimit të rezultateve.
Rregullatorët dhe liderët politikë u përplasën edhe lidhur me përfshirjen e një skenari negativ. Por, ata vendosën kundër tij sepse thanë se një gjë e tillë mund të dërgojë mesazhe të gabuara politike. Pavarësisht nga shqetësimet për shëndetin e ekonomive dhe bankave franceze, irlandeze, italiane dhe portugeze, asnjë bankë nga këto vende nuk u penalizua. Dy nga shtatë bankat që dështuan ishin; gjermania “Hypo Real Estate Holding AG” dhe “ATEbank” në Greqi, institucione të trazuara që tashmë janë shtetëzuar. Pesë bankat e tjera problematike janë nga Spanja, ku kaosi i shkaktuar nga problemet e shitblerjes së pronave të patundshme ka sjellë shqetësime për ekonominë. Një prej huadhënësve spanjollë, ‘CajaSur’ u ble nga Banka e Spanjës në maj, duke nxitur edhe domosdoshmërinë e testit të stresit në BE. Katër bankat e tjera spanjolle kanë përfituar nga paketa e ndihmës e qeverisë. “Nuk duhet të jetë një situatë problematike parimisht”, tha guvernatori i Bankës së Spanjës, Miguel Angel Fernandez Ordonez. Por, kapacitetet e testit për të verifikuar krizën janë të limituara pjesërisht për shkak të situatës fiskale me të cilën përballen shumë vende të BE-së, ekonomitë e të cilave janë në telashe tani. Kjo është problematike sepse bankat europiane jo vetëm që kanë marrë hua nga qeveritë, por edhe i kanë varur shpresat te ato, për paketa ndihme në kohë krize.
Kapacitetet e testit për të verifikuar krizën janë të limituara pjesërisht për shkak të situatës fiskale me të cilën përballen shumë vende të BE-së, ekonomitë e të cilave janë në telashe tani. Kjo është problematike sepse bankat europiane jo vetëm që kanë marrë hua nga qeveritë, por edhe i kanë varur shpresat te ato, për paketa ndihme në kohë krize...