“Mënyra se si ndodhi, ne dhamë gjithçka. Të fitojmë Botërorin, vërtetë nuk kam fjalë për ta përshkruar atë”.
“Ky është gol për Dani Jarquen, për familjen time, për gjithë popullin e Spanjës. Është një rezultat i punës së madhe për një kohë të gjatë dhe me disa momente të vështira”, tha Iniesta.
“Sa për oktopodin (Paul), çfarë mund të them? Ai fitoi. Oktopodi do të jetë shumë i famshëm në Spanjë”, ka shtuar spanjolli.