Guardiola viziton kampin e Spanjës

Strategu i Barcelonës, Pep Guardiola, thuhet se ka shkuar në kampin stërvitor të Spanjës në Afrikën e Jugut për një vizitë me shpresë për të siguruar firmën e kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas.
Sipas Daily Star, Guardiola ka vizituar kampin stërvitor të Spanjës, me ç’rast është parë duke biseduar me Fabregasin. Thuhet se Guardiola i ka garantuar mesfushorit spanjoll se ai do të bëjë gjithçka për ta kthyer në vendlindje.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, pritet të udhëtojë së shpejti në Afrikën e Jugut për gjysmëfinalen mes Gjermanisë dhe Spanjës, ku dhe do të shfrytëzojë rastin të takohet sy më sy me Arsene Wengerin për çështjen Fabregas.