Fabregas në dyshim për gjysmëfinalen

Përfaqësuesja e Spanjës ka marrë një lajm jo të mirë para ndeshjes gjysmëfinale të Kampionatit Botëror kundër Gjermanisë që zhvillohet të mërkurën.
Njoftohet se Vicente del Bosque do të duhet t’ia bëjë pa kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas, i cili ka pësuar një lëndim në stërvitje
Lajmet e para pohojnë se 23-vjeçari ka dëmtuar fibulin dhe është drejtuar për në spital për ekzaminime të tjera, ndërsa nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e mungesës së tij.