Berdych: Nadal është kampioni

Tenisti çek Tomas Berdych, që në asnjë moment nuk ia cenoi titullin e dytë në Wimbledon fituesit Rafael Nadal, ka pranuar se spanjolli është kampioni i vërtetë.
“Këto ishin dy javë të mrekullueshme për mua, por ai ishte vërtet i fortë, ai po tregon muajt e fundit se është kampion i vërtetë”, u shpreh Berdych.
Tomas Berdych në finale arriti pasi i dha një leksion të vërtetë shtatë herë fituesit të Wimbledonit, Roger Federer, për të deklasuar më pas në gjysmëfinale serbin Novak Djokovic.