Wenger shpreson Anglia ta fitojë Botërorin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai shpreson që kombëtarja angleze ta fitojë Kupën Botërore.
Wenger po ashtu është në Afrikën e Jugut, por kësaj here në cilësinë e komentuesit televiziv.
“Jam këtu për të komentuar për Francën, por po ashtu e përkrahi Anglinë pasi kam punuar atje një kohë të gjatë dhe mendoj se Anglia ka nevojë për sukses”.
“Jam tifoz dhe kur e shoh një ndeshje, ekipi që ka prirjen më pozitive, që është më bujar në shpirt, fiton përkrahjen time. Për ekipet që janë negative, gjithmonë jam ca ngurrues”, ka thënë Wenger.