“Ishte një ditë fantastike për ne. Ne jemi përgatitur mirë për ndeshjen me stafin dhe lojtarët, kurse pas lindjes së djalit tim, ky është momenti më i mirë i jetës time”.
“Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët sllovakë që na kanë ndjekur në Afrikën e Jugut. Jam shumë krenar me ekipin tim, ata luajtën në një nivel të lartë për 80 minuta”.
“Kishte presion të madh në 10 minutat e fundit, por ne luajtëm një ndeshje fantastike, ndërsa ekipi më i mirë fitoi”, ka thënë Weiss për AP.
Sllovakia të hënën takohet me Holandën, në kuadër të rrethit të 16 skuadrave më të mira.





