Dy lojtarët janë përfshirë në një duel në stërvitje të lirë, ashtu që nuk janë ndalur së komentuari mbi një ndërhyrje të Alves. Madje, sipas mediave braziliane tensionet vazhduan edhe në hotelin e kombëtares ‘Selecao’.
Ky konflikt dhe tensionet e disa ditëve më parë mes Felipe Melos dhe Kakas, kanë detyruar përzgjedhësin Carlos Dunga të përzë të gjitha mediat pa përjashtim, duke vazhduar stërvitjen e të shtunës prapa dyerve të mbyllura.





