Të kisha paralajmëruar

Tregim nga Suvi Mahonen


Xheku kishte dëshirë që i ati të ishte krenar
për të. Ai e dinte mirë që i ati ishte i interesuar
për luftërat.
“Përse?”, Xheku donte të dinte arsyen.
“Sepse luftërat i japin formë botës”, i ishte
përgjigjur babai. “Nëse ke njohuri për luftërat e
kaluara, ke për ta kuptuar më mirë politikën aktuale”.
Xheku nuk e kuptoi mirë domethënien e kësaj.
“”E kuptova”, i kishte thënë.
“Je djalë i zgjuar”. i ati i kish dhënë një
buzëqeshje dhe i kishte shpupurisur flokët.
Xheku nuk mund të priste gjatë për t’i thënë
të atit se po flitej për një projekt të ri në shkollë.
“Kemi për të realizuar një projekt të ri për
shkollën”, i tha Xheku. “Na duhet të zgjedhim
një temë dhe më pas të shkruajmë një histori për
të, apo të hartojmë ndonjë poemë dhe të bëjmë
ndonjë poster. Më pas do ta prezantojmë projektin
e realizuar para klasës”.
“Oh” i ati po hiqte këpucët, ndërkohë në korridor.
Xheku e dinte që duhej të priste, derisa
babai të ishte gati për ta dëgjuar.
“Unë e kam zgjedhur temën time”.
“Oh?” tha i ati ende duke hequr këpucët.
“Çfarë ke zgjedhur?”
“Luftën e parë botërore”.
Ia doli mbanë. i ati i hodhi një vështrim pikërisht
në atë çast.
“Është një temë mjaft e gjerë”, tha. Xheku e
kuptoi që ai ishte i emocionuar nga mënyra si i
shpupuriti flokët dhe se si buzëqeshi. “Djalë i
zgjuar”, i ishte drejtuar më pas.
Të nesërmen, Xheku po nisej për në shkollë.
Ishte një ditë vjeshte me diell. Kishte qejf t’i shkelte
gjethet e pemëve, që kishin rënë rrugës. Por
sot i shpërfilli krejt. Ishte boll i zënë me idetë e
projektit në kokë.
< 2 >
Ai ishte ende në rrugicë duke ecur, kur i kapi
veshi zërin e motrave të Miillerit aty pari, që po
qeshnin kur ai kaloi. Ato gjithnjë qeshnin ku
kalonte ai.
“Ndalo”.
“Hahahahaha”.
Xheku i shpërfilli fare me indiferentizëm.
Nëse ato nuk të pëlqejnë, ky është problemi i
tyre, jo i joti”, i thoshte gjithnjë nëna.
Xheku ndaloi pranë portës së tij dhe e shtyu
me forcë. Shuli u thye. Duhej ta rregullonte i ati
patjetër; mbase ishte i zënë.
Dritaret e shtëpisë ishin të errëta. Xheku ndjeu
se do të mbetej i vetmuar, përsëri.
Ishte mësuar të rrinte vetëm në të vërtetë, që
kur ishte 9 vjeç. Kjo ndodhte sepse, 3 vjet më
parë, i ati kishte vendosur të kthehej në universitet.
Kjo donte të thoshte që nëna e tij duhej të
punonte me orar të plotë. Zakonisht punonte turn
i tretë, meqë paguhej më mirë.
I ati i Xhekut mungonte shpesh gjatë darkave,
sepse i duhej të shkonte në leksion. Në dimër
ishte më keq, se errësohej që në 5 të pasdites.
Xheku nuk i frikësohej errësirës, vetëm gogolit
që jetonte natën, atij po. Miku i Xhekut, Rodney
i tregonte histori me gogolë.
Rodney gjithnjë i tregonte gjithfarë historish
të tilla. Zheku në fakt nuk besonte te gogolët, por

ishte gjithnjë i vëmendshëm për të mbyllur dyert
me kujdes.
Tani po ecte nëpër verandë dhe futi dorën në
xhep për të marrë çelësin.
Nuk ishte atje!
Kontrolloi të gjithë xhepat dhe më pas përsëri
bëri të njëjtën gjë. E shkundi mirë çantën e shkollës,
por nuk e gjeti as aty. E kishte humbur!
Kontrolloi përsëri në xhepa. Edhe çantën. Përfundimisht
humbi.
Dreq!
< 3 >
Si i xhindosur, u përpoq të hapte derën përballë,
duke e ditur që ishte mbyllur, më pas u
kthye dhe nxitoi për të parë nëse mund ta gjente
çelësin.
Nuk ia doli mbanë; duhej t’i kishin rënë diku.
Po sikur prindërit rastësisht ta kishin lënë
derën e prapme pa e mbyllur? Vrapoi me vrull
rreth shtëpisë dhe u ngjit nëpër shkallë, por edhe
dera e prapme ishte mbyllur.
U përpoq të futej fshehtas nga dritarja e banjos
që ishte e hapur, por dritarja ishte e mbyllur
fort. i shkoi në mendje të merrte ndonjë gur e ta
thyente xhamin, por nuk mundi. E dinte që
prindërit nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike
për ta zëvendësuar.
Kontrolloi orën. Ishte ora 4; i ati i kishte thënë
se do të kthehej në orën 7.
Xheku pyeste veten se si do ta kalonte kohën,
derisa të vinte i ati.
Duhej të merrte hua ndonjë libër për Luftën e
Parë Botërore nga biblioteka e shkollës për projektin
që do të përgatiste. i duhej patjetër. Deri
tashmë kishte lexuar tek një libër që gjeti në shtëpi
titulluar “Enciklopedia britanike”. i pëlqente
shumë të lexonte libra të vjetër; binin erë myku,
tamam si në papafingon e gjyshit të tij.
Kishte gjetur plot informacione për luftën civile
amerikane dhe luftërat e Napoleonit, por asgjë
për Luftën e Parë Botërore. Kjo nuk kishte kuptim.
Lufta e Parë Botërore kishte qenë një ngjarje
e rëndëishme botërore dhe duhej të gjendeshin
shumë më tepër materiale.
Shkoi të takonte të atin dhe i tregoi për mungesën
e informacionit.
I ati kishte qeshur.
“Kur filloi Lufta e Parë Botërore, mor bir?”
Xheku e dinte përgjigjen.
“Më 1914”.
“Po librat, kur u botuan?”
Xheku i hodhi një sy shpinës së librit që po
mbante në dorë. Ndjeu ngazëllim që u zvarrit
deri te qafa e tij.
“Më 1911” tha.
I ati qeshi përsëri.
< 4 >
“Çfarë po kërkon tek ata libra të vjetër, mor
bir?”
“Ndonjë material për projektin tim”, Xheku
u justifikua disi.
“Çfarë projekti?”
“Ti e di!”. Xheku tashmë ngriti zërin. “Projekti
im për Luftën e Parë Botërore”.
Xheku qëndronte në verandë duke lexuar librin
që sapo gjeti.
Libri i dukej mjaft interesant; kishte foto me
ushtarë dhe sulme kundër armikut.
Ora shkoi 4. Xheku po rrinte ende në verandë.
Po errësohej, kështu që i duhej të ndalonte
pak.
Nuk ndodhi asgjë. Kjo, ngaqë gogoli ishte
thjesht pjellë e fantazisë.
Më pas i kapi veshi një fëshfërimë. Hodhi sytë
andej nga vinte zhurma. Mundi të shihte vetëm
një hije prej së largu. Ishte një hije e madhe e
errët. Nuk ishte i vërtetë, jo, nuk ishte aspak i
vërtetë, ishte vetëm imagjinata e tij që ushqehej
nga hijet e pemëve, kur lëviznin gjethet nga era.
Forma e hijes nisi të rritej. Ca sy të kuq
flakërinin atje tej.
Xheku u tremb. Nisi të tërhiqej mbrapsht,
por këmba i shkau afër barit dhe u rrëzua. i
trembur nga kjo, u kthye dhe u përpoq të vraponte
përpara sallonit, por këmbët nuk mundi t’i
lëvizte.
< 5 >
Ndjeu që duart e gogolit i kishin rrethuar
qafën dhe po e shtrëngonin fort. Po i vinte vdekja

U zgjua. Ishte bërë qull me djersë. U ngrit
dhe bërtiti me sa kishte fuqi.
Motrat e Millerit po e vështronin me kërshëri.
“Pse je shtrirë këtu me këtë mushama përsipër?”
tha Adela.
Nuk ka ç’të duhet ty”, mendoi Xheku. E kishte
mbaruar së lexuari librin dhe kishte dremitur.
Librin e kishte vënë si jastëk.
“Thjesht ngela këtu”, tha.
“Pse?” e pyeti Juliana.
“Kam ngelur jashtë, nuk kam çelësa”.
Motrat e Millerit vështruan njëra-tjetrën dhe
qeshën nën hundë; ata e donin Xhekun.
“Ku e ke nënën?” e pyeti përsëri Juliana.
“Në punë”.
“Nëna jote duhet të punojë edhe për babin”,
tha Juliana.
“Kush e thotë këtë?”
“Nëna jote është shtylla e familjes” tha Juliana.
“A, kështu?”
Ajo vendosi duart mbi buzë, si për të fshehur
diçka. “Nëna jote duhet të punojë, sepse babi
nuk ka pse të punojë”.
“Edhe ai punon. Po studion në universitet”.
Xheku donte aq shumë të iknin që aty.
Xheku ishet krenar për të atin që studionte. i
ati i kishte thënë se pas përfundimit të universitetit,
njerëzit do e thërrisnin “doktor”.
“Nëna jonë thotë se babi yt është student profesionist”.
Xheku nuk e kuptoi se ç’donte të thoshte, por
nuk mendoi se ishte ndonjë gjë pozitive.
“Jo, ai nuk është”.
< 6 >
“Është”
“Nuk është”
“Është”
“Ikni ose kam për t’ju goditur me grusht”,
tha Xheku duke u ngritur në këmbë.
Ato ikën me vrap.
Ora kishte shkuar 7. i ati i Xhekut tashmë
do të ishte duke u kthyer në shtëpi.
Xheku i mblodhi krahët rreth këmbëve. Po
mërdhinte. Ishte i uritur. Dëshironte që nëna të
kishte mbërritur në ato çaste dhe ta shihte se në
ç’gjendje ishte. Donte që ajo ta përqafonte dhe ta
fuste brenda në dhomë, t’i përgatiste një çokollatë
të ngrohtë plot me ajkë qumështi me një copë
biskote.
Një makinë po vinte; ia dëgjoi motorin.
Jo, nuk ishte i ati.
Xheku kontrolloi orën. Ora ishte 7 e një
minutë.
E shihte vazhdimisht orën. Ora po shkonte 7
e dhjetë.
Rrinte ende në pritje. Kishte aq shumë ftohtë,
saqë edhe dhëmbët i kërcisnin.
Yjet po dukeshin ngadalë në qiell; kjo do të
thoshte që toka do të mbulohej nga akulli të nesërmen
në mëngjes.
“Nxito”. Këtë e tha me zë të lartë.
Një makinë po afrohej.
Për një sekondë mendoi se ishte i ati, por jo;
ishte tjetër gjë.
Vazhdoi të priste, nuk kishte ç’bënte.
Minutat iknin.
Xheku nisi të shqetësohej.
Natën e kaluar i kishte bërtitur të atit. Nuk
donte ta bënte, por nuk mundi të bënte ndryshe,
se ishte nevrikosur seriozisht.
Kishte ndodhur kohën e pirjes së çajit. Xheku
kishte prerë disa foto të ushtarëve, nga revista e
të atit për posterin që i duhej për projektin e
shkollës.
Bëri një grumbull me ushtarë dhe i kishte
lënë në qilim kur kishte mbaruar. i ati e kishte
shkelur pirgun e fotove, ndërsa ishte duke ecur
me çorape.
< 7 >
“Baba!” bërtiti me zë të lartë Xheku.
“Çfarë?” i ati vështroi përreth dhe më pas
poshtë në dysheme. “Oh, më vjen keq. Nuk i vura
re”.
Xheku vështroi pirgun e ushtarëve të zhubrosur.
“Për çfarë të duhen këta” e kishte pyetur i
ati.
“Për projektin tim”, tha Xheku.
“Çfarë projekti?”
Xheku nuk mund ta besonte. i kishte dalë
nga mendja fare të atit. “Të kam thënë!”, ulëriti
ai, “Jam duke përgatitur projektin e Luftës së
Parë Botërore”. Pasi kujtoi pikë për pikë atë
bisedë, i ra ndërmend që i ati nuk po kthehej
ende në shtëpi. Ora ishte 9 dhe i ati mbase mund
të kishte vdekur në ndonjë aksident me makinë.
Xhekut po i kujtohej se si i bërtiti mbrëmë dhe e
kuptoi që kishte gabuar rëndë. Ja, tashmë po
merrte ndëshkimin e merituar.
Mjekrën vazhdoi ta mbante midis gjunjëve;
dhëmbët po i kërcisnin fort.
Të lutem Zot, mos e lër babin tim të vdesë,
lutej Xheku. Ishte errët fare. Ai mund të shihte
dritë nga shtëpia e Millerit.
Një hungërimë erdhi nga degët e pemëve.
Zemra sa nuk po i ndalonte. Ishte gogoli.
“Të lutem, jo”, iu lut ai. U kthye më pranë
murit, ndërkohë që lakrat në kopsht po tundeshin
dhe një siluetë e errët u duk sikur ra poshtë në
tokë. Jo, nuk ishte gogoli. Dukej si një kafshë e
madhe me bisht të trashë. Xheku nxorri frymën
dhe fshiu duart te bluza që kish veshur. Nisi të
qante me ngashërim, nuk e mbajti dot më veten.
Kishte ftohtë, uri dhe ishte i bindur që i ati kishte
vdekur në aksident me makinë. Një tjetër makinë
u dëgjua në rrugë. Xheku dëgjoi me vëmendje.
< 8 >
E njohu zhurmën e motorit të makinës. Nuk
mund të vraponte aq shpejt, përmes hajatit, duke
ndjerë dyshemenë që kërciste poshtë këmbëve.
Faleminderit Zot, faleminderit, Xheku po i
gëlltiste rënkimet ndërkohë që po shihte të atin që
sa po dilte nga shtëpia.
“Ç’bën aty?”, e pyeti i ati. “Pse nuk i ke
ndezur dritat?”
Xheku nuk mundi të nxirrte asnjë tingull nga
goja. Nuk mund ta besonte. Gjithçka po shkonte
më së miri tani, pavarësisht dyshimeve të tij. i
ati më në fund ishte kthyer në shtëpi. Mori frymë
thellë. “Nuk munda të hyj, se më kanë humbur
çelësat”.
I ati buzëqeshi. “Pse nuk shkove të rrije te
komshia?” e pyeti. “Ata do të kishin pranuar të
rrije brenda me ta dhe do të jepnin diçka për të
ngrënë”.
“Jo, nuk doja të shkoja te Milleri”.
I ati vuri buzën në gaz përsëri.
“Ku ishe deri tani?” e pyeti Xheku. “Ti me
the që do ktheheshe në shtëpi në orën 7”.
“Dola për darkë me disa studentë të tjerë”, ia
ktheu i ati. Xheku ndoqi babain përgjatë korridorit.
Nuk kishte më rëndësi a ishte ftohtë, a e
kishte marrë uria; duke qenë se i ati ishte gjallë.
Mori librat që kishte lënë në verandë për t’i futur
brenda. “Lexova një libër për projektin, para se
të errësohej”, i tha të atit.
“Kjo është gjë e mirë”, ia ktheu i ati ndërkohë
që hapi derën. “Çfarë projekti?”

Përktheu: Rudina Dahri

Related Posts: