Sëmundja e gjëndrave të tiroideve është shqetësuese për një pjesë të mirë të popullsisë që janë të prekur nga kjo sëmundje. Por kjo sëmundje ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në hipertension: Prodhimi i tepërt të hormonit të tiroides, shton rrahjet e zemrës, e për pasojë shkakton rritje të tensionit të enëve të gjakut. Gjëndra tiroide është organi që prodhon hormonet e tiroides, që kanë për detyrë qysh tek embrioni i njeriut të marrin përsipër zhvillimin e qelizave të sistemit nervor ose e shprehur ndryshe të zhvillojnë intelektin, fizikun dhe sistemin nervor në tërësi të njeriut. Kjo është arsyeja që gjëndrat tiroide fillojnë të prodhojnë hormone që nga java e 10-të e embrionit. Natyra e ka krijuar më shpejt këtë funksion, sepse zhvillimi i qelizave të trurit në këtë periudhë, është më intensiv se gjatë gjithë jetës intrauterine dhe vazhdon me këtë intensitet deri në moshën 3-vjeçare, për të përfunduar rreth moshës 23-24 vjeç. Por si shfaqen problemet me gjëndrën tiroide, çfarë pasojash sjell në shëndet dhe si mund të trajtohen këto probleme: Cili është funksioni i gjëndrës së tiroides? Të gjitha simptomat e kësaj sëmundje, pasojat e saj dhe ushqimet që duhet të hamë për ta parandaluar. Të gjitha këto do t’i lexoni në një suplement prej 6 faqesh në gazetën “Tirana Observer”. Gjithashtu, do të gjeni dhe shumë këshilla dhe informacion për hipertensionin. Si mund të parandalohet hipertensioni? Si ndikon stresi në shfaqjen e hipertensionit? Cilat janë grupmoshat më të rrezikuara? Si mund të mbrohesh nga hipertensioni? Këto e shumë të tjera keni mundësinë t’i lexoni në suplementin e gazetës “Tirana Observer”.
Çfarë janë gjëndrat tiroide?
Sëmundja e gjëndrave të tiroideve është shqetësuese për një pjesë të mirë të popullsisë që janë të prekur nga ajo. Gjëndrat tiroide ndodhen në pjesën e mesme të fytit dhe shërbejnë për të rregulluar metabolizmin me hormonet e tij. Me fjalën metabolizëm shprehet shpejtësia ose frenimi i djegies së substancave ushqimore në inde për të prodhuar energji, si dhe për zhvillimin e organeve të ndryshme të trupit. Funksioni i gjëndrave tiroide varet shumë dhe nga sasia e jodit që hyn në organizëm. Gjëndrat tiroide kanë këto shenja dalluese: dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë, kanë dridhje duarsh, dobësim trupi, rrahje të zemrës të shpeshta dhe më të forta. Të sëmurët me tiroide preken shpejt, qajnë lehtë, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë heqje barku, çrregullime menstruacionesh te gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes. Funksioni i gjëndrës tiroide dobësohet nga: ndikimi normal i gjëndrës së hipofizës mbi tiroiden, çrregullimet që prekin gjëndrën, shkaqe të tjera të panjohura të cilat veprojnë drejtpërdrejt në gjëndër. Kjo është një sëmundje që prek më tepër gratë. Gjëndra prodhon shumë hormone, si pasojë e kësaj trupi pëson disa çrregullime me rëndësi siç ishin ato që përmendën më sipër. Gjëndra tiroide është e vogël dhe ka formën e një fluture. Ajo gjendet në pjesën e përparme të qafës. Tiroidi formohet nga dy lobe që mbështjellin trakenë dhe e tërë gjëndra peshon jo më shumë se 30 gramë. Tiroidi është pjesë e sistemit endokrin, i cili përbëhet nga disa organe dhe inde që prodhojnë, mbajnë dhe sekretojnë drejt e në gjak hormone lajmëtarë kimikë. Tiroidi përbëhet nga shumë folikula ose qeska të mbushura me lëng veshtullor, ku gjenden hormonet e tiroidit. Këto hormone kanë përmbajtje të madhe jodi. Në, fakt 80 për qind e jodit në trupin e njeriut gjendet në tiroid. Mungesa e jodit në ushqim, mund të shkaktoj zmadhimin e tiroidit.
Cili është funksioni i tiroidit?
Hormonet e tiroidit rregullojnë shkallën e metabolizmit në trupin e njeriut. Ato nxitin rritjen dhe përtëritjen normale të indeve. Ndikojnë në ritmin e zemrës dhe kujdesen të prodhohet energji për muskujt dhe për nxehtësinë trupore. Funksion tjetër është se ai ndihmon mëlçinë që të heqë nga gjaku trigliceridet e tepërta dhe lipoproteinat me dendësi të ulët, që quhet kolesterol i dëmshëm. Nga ana tjetër, mangësia e madhe e hormoneve të tiroidit mund të shkaktojë rritjen e kolesterolit të dëmshëm dhe pakësimin e lipoproteinave me dendësi të lartë, pra kolesterolin e dobishëm. Në aparatin tretës, hormonet e tiroidit përshpejtojnë sekretimin e lëngjeve tretëse.
Cilat janë shkaqet e keqfunksionimit të gjëndrave tiroide?
Siç e përmenda dhe në fillim keqfunksionimi i tiroidit mund të jetë pasojë e mungesës së jodit në ushqim, lodhjes fizike, stresit mendor, defekte gjenetike, infeksioneve, sëmundjeve ose efekteve anësore të ilaçeve që përdoren për të kuruar sëmundje të ndryshme. Zmadhimi i tiroidit mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje. Zmadhimi mund të jetë i përgjithshëm ose në formë nyjash. Zakonisht tiroidi i sëmurë prodhon hormone me tepri ose me pakicë. Prodhimi me tepri quhet hipertireozë, ndërsa prodhimi me pakicë, hypotireozë.
Cilat janë simptomat që ka një njeri i sëmurë nga tiroidi?
Në rastin e hipertierozës simptomat janë: nervozizmi i tepruar, rënia e pa shpjegueshme në peshë, rrahje të shpeshta të zemrës, shtim i lëvizjeve të zorrëve, çrregullime të menstruacioneve, acarim, ankth, luhatje të humorit, sy të dalë, debulesë muskujsh, pagjumësi, si dhe flokë të hollë dhe delikat. Ndërsa, hypotireoza shkakton plogështi mendore, shtim peshe i pa shpjegueshëm, rënie flokësh, kapsllëk, ndjeshmëri e jashtëzakonshme ndaj të ftohtit, çrregullime të menstruacioneve,depresion, ndryshim të zërit(trashje ose ngjirje),humbje të kujtesës ose lodhje.
Si mund t’i kurojmë gjëndrat tiroide?
Në rast se ne kemi probleme me tiroidet duhet të bëjmë analizat. Në rast se analizat tregojnë se tiroidi ka aktivitet të ulët, zakonisht rekomandohen analiza për të gjetur antitrupat që sulmojnë gjëndrën. Nga ana tjetër, nëse analiza tregon se ka aktivitet të lartë, zakonisht bëhet një shintigrafi (ekzaminim ku përdoret jodi radioaktiv) me kusht që pacienti të mos jetë grua shtatzënë apo që ushqen me gji fëmijën. Kur zbulohen, nyjëza, në tiroid mund të nevojitet biopsia për t’u siguruar që nuk bëhet fjalë për masa malinje.
Si mund t’i parandalojmë problemet me tiroidin?
E rëndësishme është që ushqimi që marrim të përmbajë jod mjaftueshëm. Një mënyrë e shkëlqyer për të marrë këtë element jetikë është ngrënia e peshqve të ujërave të kripura, si dhe frutat e detit. Ndërkohë që, sasia e jodit në zarzavate dhe mishra ndryshon në varësi të përbërjes kimike të tokës. Për të kompensuar mungesën e këtij elementi në ushqim, mund t’i shtohet jod artificialisht kripës së gjellës( veprim që e ndërmerr qeveria). I rëndësishëm për tiroidin është dhe seleni. Edhe sasia e selenit në zarzavate, mish dhe qumësht varet përsëri nga përbërja kimike e tokës. Frutat e detit dhe arrat e Brazilit kanë me bollëk këtë element.
Cilat zarzavate nuk duhet të përdorim gjatë kohës së kurimit?
Zarzavatet që nuk duhet të përdorim gjatë kohës së kurimit kur jemi me hypotireoz janë: bizelja, lakra, lulelakra, fasulja sepse këto thithin shumë jodin. Mirë është të marrim dy hurma në ditë, jod dhe kripë të jodizuar dhe njëkohësisht gjatë verës duhet të shkojnë në plazh, kurse të sëmurët që vuajnë nga hiperteroza nuk duhet të shkojnë në plazh gjatë kohës që janë me diagnozë.
Bimët që kurojnë gjëndrat tiroide
Struma: Është një sëmundje që shoqërohet me zmadhimin e gjëndrës tiroide dhe shfaqet më tepër te gratë në çdo moshë. Gjëndrat zmadhohen në forma dhe në mënyra të ndryshme. Gjëndrat mund të zmadhohen në mes ose në të dyja anët, apo njëra anë me përmasa të ndryshme, disa herë në një kohë të shkurtër, disa herë gradualisht. Gusha endemike quhet ajo sëmundje që shkaktohet nga mungesa e jodit në vendet malore. Në këtë rast personat që preken shqetësohen nga pamja jo e bukur e fytit. Ata që jetojnë në zona malore zakonisht preken nga gjëndrat tiroide me mungesë jodi. Ndërsa ata që jetojnë në zonat bregdetare preken nga sëmundja me tepricë të jodit. Por ka dhe raste shumë të rralla që tek ndonjë person ndodh e kundërta. Gjëndrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për kurim sesa ato me mungesë jodi.
Kurimi i gjëndrave me mungesë jodi:
Në 1 litër raki të fortë rrushi 18° tretni 1 kg sheqer dhe pastaj hidhni 40 kokrra arra të vogla (kur kanë push përsipër). Ena mbulohet dhe mbahet 40 ditë në vende të errëta. Pihet 1 filxhan 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit. Për personat që kanë gjëndra tiroide me mungesë jodi, specialistët e mjekësisë popullore këshillojnë që këta të sëmurë duhet të mbajnë te koka e krevatit një degë pishe me boçen e saj me grykë hapur, që çliron jod, nga darka deri në mëngjes.
I sëmuri me tiroide duhet të konsumojë sa më shumë hurma të pjekura mirë, mundësisht të qullosura. Në vjeshtë, kur ka dhe me shumicë fruta të tilla, duhet të hahet 1 orë para buke nga 6-10 kokrra për 30 ditë. Ata që vuajnë nga gjëndrat tiroide duhet të pinë çdo ditë lëngun e 1-3 kokrra limoni, ose 50 gramë lëkurë limoni të zihen në 500 gramë ujë për 20 minuta dhe pihet 2 herë nga 1 filxhan kafeje, esëll në mëngjes.Duhet të konsumoni edhe mishin e peshkut, që rritet në det, sepse ka shumë jod dhe jo ata peshq që rriten në liqene me ujëra të ëmbla. Frashëri i bardhë: zieni një litër ujë. Në momentin e zierjes hidhni 7-10 lugë gjelle me bimë të thara dhe të grimcuara. I lini 20-30 minuta dhe i kulloni. Nga kjo masë pihen 2 gota ujë në ditë të ëmbëlsuara sipas dëshirës.
Gusha:
Për kurimin e kësaj sëmundjeje në mjekësinë popullore përdoret bima e gjineshtrës. Pasi e thërrmoni merrni 1 lugë çaj dhe e hidhni në 1 gotë me ujë. Zihet 10 minuta, kullohet dhe pihen 3 gota në ditë e ëmbëlsuar me mjaltë. Kura vazhdon 3-4 javë. Kurse për fëmijët rekomandohet të pinë 3-4 lugë gjelle.
Kurimi i gjëndrave me tepricë jodi
Gjëndrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për t’u kuruar, megjithatë ekzistojnë disa ilaçe popullore, që ndihmojnë për të lehtësuar shqetësimet që krijohen si dhe për të ulur sa më shumë shqetësimet nervore.
Gjemb gomari. Zieni 1 litër e gjysmë ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 8-10 lugë çaj me fruta të copëtuara. Më pas e lini në qetësi për 30 minuta. E kulloni dhe e pini në çdo vakt, e ëmbëlsuar ose jo, sipas dëshirës, nga 10 gramë ose 2 filxhanë kafe të ngrohtë.
Micla ose ban i bletës. Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 5 lugë gjelle me bimë të thara e të grimcuara. E lini në qetësi për 20-30 minuta, por duke e tundur herë pas here. Më pas e kulloni dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës dhe pihet në çdo vakt nga 1 gotë uji.
Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes hidhni 30 lugë çaj me lule trumze. E lini gati 1 orë në qetësi. E kulloni dhe e shtrydhni. Pihet 1 gotë, 1 herë në 2 ditë, e ngrohtë dhe ëmbëlsuar sipas dëshirës.
Rreziqet e funksionit të shtuar të tiroides
Streset e papritura, ose të zgjatura shpesh shoqërohen me rritje të funksionit të tiroides. Mjekët shpjegojnë si mund ta kuptoni nëse vuani nga kjo sëmundje dhe si trajtohet ajo. Sipas tyre, ka shumë diskutime në lidhje me faktorët shpërthyes të kësaj sëmundjeje. Nga studimet e bëra ka rezultuar se streset e papritura ose të zgjatura, marrja e jodit me shumicë, apo dhe faktorët autoimune, janë disa ndër shkaktarët që çojnë në funksionin e shtuar të gjëndrës tiroide. Traumat psikologjike janë konsideruar si shkak në shumicën e rasteve. Dietat me rënie nga pesha të shoqëruara me marrjen e hormoneve të tiroides mund të pasohen me këtë sëmundje. Një shkak tjetër është marrja e jodit në sasi të madhe. Por dhe stimujt e tepërt nga hipofiza, si pasojë e një tumori të mundshëm të saj, mund të jenë përgjegjëse për rritjen e funksionit të tiroides.
Sëmundja
Sëmundja është më e shpeshtë te gratë sesa te burrat në raporte 5:1. Tiroidja është një sëmundje e trashëgueshme. Në 1/4-1/5 të rasteve, pacientët kanë njerëz të afërt që vuajnë nga kjo sëmundje. Në disa raste sëmundja zhvillohet pa u kuptuar për muaj dhe vite dhe një ditë prej ditësh, ajo shpërthen papritur. Fillimisht shenjat e sëmundjes nuk janë specifike dhe nuk mund të dallohen nga ato të pacientëve, që vuajnë nga çrregullime funksionale. Nervozizmi, pagjumësia, djersët, rrahjet e shpejta të zemrës, intolerancë ndaj të nxehtit, lodhje, rënie e flokëve, oreks i shtuar dhe rënia nga pesha shpejt dhe tepër, janë disa nga shenjat që tregojnë për praninë e kësaj sëmundjeje. Gjëndra tiroide është e zmadhuar 2-4 herë në volum dhe po t’i vihet dora sipër shpesh dëgjohet një si trill ose gërhitje e lehtë që flet për vaskularizimin e tepërt dhe qarkullimin e shtuar të gjakut. Në 1/4 e të sëmurëve shihet një zmadhim dhe dalje të kokërdhokëve të syve me një ënjtje të kapakëve, shenjë kjo, e cila kur përparon merr një zhvillim të pavarur dhe me perspektivë jo shumë të favorshme. Rrahjet e zemrës të shpejtuara janë shenja e detyrueshme e sëmundjes dhe e veçanta e tyre është prania e tyre edhe në gjumë.
Pasojat
Të sëmurët me hipertiroidizëm shpesh ankohen për vështirësi në frymëmarrje pas një sforcimi të lehtë, kjo si pasojë e dobësisë së muskujve të frymëmarrjes. Ata mund të kenë shenja të dobësisë kockore nga humbjet e kalciumit dhe fosforit, kanë një dridhje fine të duarve që konstatohet vetëm kur preken nga jashtë. Lëkura, si organi i rregullimit të temperaturës së trupit, merr një rëndësi të veçantë në sëmundjen e tiroides. Në funksion e shtuar të saj, ajo është e ngrohtë, e butë dhe e njomë. Floku është i hollë, i thyeshëm, bie shpejt dhe thinjet para kohe. Thonjtë janë të thatë dhe në pjesët e tyre fundore fillojnë e çahen. I sëmuri mund të ketë ënjtje në pjesën e poshtme të kërcinjve. Barra ka një ndikim të favorshëm mbi këtë sëmundje. Në këto kushte mjekimi i saj mund të bëhet me doza të vogla antityroidienë dhe qetësues, por duhet të kihet kujdes, pasi këto ilaçe kalojnë barrierën placentate dhe mund të dëmtojnë fëmijën duke frenuar tiroiden e tij. Organet e tjera të organizmit ndikojnë në funksionin e shtuar i tiroides. Lëvizshmëria e zorrës është e shpejtuar dhe rreth 1/3 e pacientëve kanë diarre. Në disa raste mund të ketë dëmtim të funksionit të mëlçisë me rritje të transaminazave dhe të bilirubinës në gjak. Hormonet e rritura të tiroides kanë ndikim edhe në metabolizmin e yndyrave dhe të sheqernave. Vërehet shpesh një ulje e kolesterolit, rritje e sheqerit në gjak, që shoqërohet me daljen e tij në urinë, ndërsa diabeti i sheqerit është gjetur në 2-3 për qind e këtyre të sëmurëve.
Sytë
Përveç problemeve të mësipërme, tiroidja shkakton probleme edhe me sytë. Kjo haset në rreth 1/4 e këtyre pacientëve. Ndryshimet në sytë e të sëmurëve me Hipertyreosis kanë veçoritë e tyre dhe variojnë nga format e saj të lehta e të mesme deri në dëmtime të rënda me dalje të kokërdhokëve jashtë, me ënjtje të kapakëve, skuqje, lotim, dhimbje me ndjenjën e rërës në sy, me vështrim të dyzuar të objekteve dhe deri në ulçeracion të kornesë nga pamundësia e kapakëve për të mbuluar dhe për të siguruar lagështinë e nevojshme të kokërdhokëve. Sytë e këtyre të sëmurëve, dhe po të ushtrohet presion mbi ta, nuk shkojnë në pozicionin e tyre normal si pasojë e trashjes së muskulit të syrit dhe i grumbullimit të yndyrave në pjesën e prapme të tij. Ecuria e mëtejshme e këtij çrregullimi kur ai është prezent është e pavarur nga ecuria e sëmundjes së tiroides, prandaj dhe trajtimi i tij kërkon një qëndrim të veçantë. Në rastet ekstreme, kur rrezikohet pamja e të sëmurit rekomandohet ndërhyrje kirurgjikale për të liruar hapësirën mbrapa syrit nga grumbullimet e yndyrave ose bëhet prerja e trunkut të Hipofizës. Në situata të tjera, përdorimi i kortizonit në doza të larta përmirëson situatën, ndërsa në format e lehta të këtyre të sëmurëve u rekomandohet kufizimi i lëngjeve, kripës dhe pozicioni i ngritur i kokës gjatë gjumit.
Mjekimi
Mjekimi i funksionit të shtuar të tiroides ka për qëllim të bllokojë prodhimin e tepërt të hormoneve të saj. Ky bllokim mund të bëhet në mënyra të ndryshme, në varësi të shumë faktorëve dhe kushteve që kanë lidhje me vetë të sëmurin, me formën e sëmundjes ose sipas praktikave të vendeve ose qendrave të ndryshme të mjekimit. Aktualisht më i përdorshëm është mjekimi me barnat antityroidienë. Këta janë preparate, të cilët ndërhyjnë në hallka të ndryshme të procesit metabolik të jonizimit organik të jodit dhe të formimit të hormoneve të tiroides ose duke penguar konvertimin periferik te thyroxinës (T4) në trijodtyroninë (T3), e cila mendohet se është forma aktive e hormonit tiroid. Krahas këtyre, një vend të rëndësishëm zënë dhe përdorimi i barnave me veprim qetësues në drejtim të sistemit nervor, ngadalësimit të rrahjeve të zemrës, siç janë si dhe rregulluesit e metabolizmit të proteinave dhe vitaminoterapia. Në disa vende i japin përparësi trajtimit kirurgjikal të kësaj sëmundjeje. Kjo konsiston në heqjen e pjesës më të madhe të tiroides, duke lënë përafërsisht 1/10 e saj. Kjo metodë mjekimi rekomandohet në ato raste kur gjëndra tiroide është tepër e madhe dhe ka shenja të kompresionit me pengesa në frymëmarrje dhe gëlltitje, kur ajo është tepër e fortë dhe pëson një rritje të menjëhershme dhe kur mosha e pacientit nuk është nën 25 vjeç. Dhënia e jodit radioaktiv për qëllime mjekimi bëhet më tepër për ato raste kur mjekimi i Hipertyreozës si me barna, ashtu dhe me rrugë kirurgjikale ka dështuar dhe sëmundja është përsëritur, ose kur nuk mund të përdoret as njëra as tjetra metodë për arsye të ndryshme, siç janë rastet me alergji ndaj barnave dhe nuk mund të bëhet ndërhyrja kirurgjikale.
Faktorët
Streset e papritura, ose të zgjatura
Marrja me shumicë e jodit
Traumat psikologjike
Dietat me rënie nga pesha të shoqëruara me marrjen e hormoneve të tiroides. Faktorë autoimune (që lidhen me problemet e sistemit imunitar). Marrja pa kriter e medikamenteve për trajtimin e strumave (sëmundje e tiroides)
Simptomat
Nervozizëm
Pagjumësi
Djersë
Rrahje të shpejta të zemrës
Lodhje
Rënie e flokëve
Oreks i shtuar
Rënie e shpejtë nga pesha
Vështirësi në frymëmarrje
Dridhje të duarve
Çarje në pjesën fundore të thonjve
Ënjtje në pjesën e poshtme të kërcinjve
Të rejat nga shkenca/Kaliumi dhe shtypja e gjakut
Futja e sasi së madhe të kaliumit në organizëm zvogëlon rrezikun për shfaqjen e shtypjes së rritur të gjakut dhe njëkohësisht ul tensionin arterial te personat me hipertension. Përveç këtij ndikimi pozitiv të kaliumit, shkencëtarët kanë bërë edhe një lidhshmëri ndërmjet shfaqjes së rrallë të sëmundjeve kardiovaskulare te vegjetarianët si pasojë e shprehisë ushqyese të tyre. Ushqimi i vegjetarianëve, pemët dhe perimet, është i varfër me natrium ndërkaq përmban sasi të madhe të kaliumit. Burime më të mëdha të kaliumit konsiderohen bananet, portokajtë, domatet, rrushi dhe spinaqi.
Mbifunksionimi i tiroides, rreziqet që shfaqen nga jodi i tepërt
Mbifunksionimi i gjëndrës tiroidale është shkaku më i zakonshëm që ka më tepër tiroksinë në trup. Tepër tiroksinë në trup mund të ketë edhe në rastin e tiroiditit i cili është infektim kohëshkurtër i gjëndrës tiroidale. Kurse kur gjëndra tiroidale prodhon më pak tiroksinë kemi hipoterozë. Në këtë rast ka një metabolizëm të ulët dhe trupi ndodhet në një gjendje xhiroje të ulët. Tek disa njerëz djersitja është jonormale dhe tregon për një problem shëndeti, ç’ka do të thotë se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet. Duhet gjithmonë që pacientët me tiroide të trajtohen tek mjeku specialist, pasi sa më shumë kalon koha aq më shumë probleme të tjera shëndeti dalin që do kërkojnë më shumë kohë për t’u kuruar krahasuar me rastin kur kërkohet ndihmë nga doktori që në rastin më të parë kur djersitja është e madhe.
Mbitiroidizmi mund të zbulohet me vështirësi
Simptomat që shkaktohen nga teprica e tiroksinës shpesh mund të jenë të paqarta dhe të vështira për t’u veçuar nga shqetësimet e tjera. Kështu që mjeku duhet ta ketë gjithnjë ndërmend sëmundjen e gjëndrës tiroidale nëse dikush nuk ndihet mirë për ndonjë shkak. Mjeku duhet të jetë dorëlëshuar me bërjen e analizave për të kontrolluar metabolizmin.
Virozat e stinës, si të evitoni problemet me gjëndrën tiroide
Virozat e stinës nuk prekin vetëm rrugët e frymëmarrjes, por dhe gjëndrën tiroide. Shenjat janë të ngjashme me gripin, prandaj shpesh neglizhohet dhe diagnostikimi bëhet vonë, kur sëmundja ka avancuar. Gjatë luhatjeve të temperaturave dhe sidomos ditëve të ftohta dhe me lagështi, shfaqen problemet me gjëndrën tiroide, veçse këto më tepër se me funksionin e kësaj gjëndre, lidhen me infeksione të ndryshme që mund të shfaqen në të. Gjëndra tiroide si çdo organ tjetër i organizmit mund të ndodhë të "sulmohet' nga agjentë të ndryshëm virusalë ose mikrobialë, të cilët ndikojnë në shfaqjen e infeksioneve nga më të ndryshmet. Për pasojë ajo mund të preket nga këto infeksione. Duke qenë se këta agjentë janë "më të fortë" gjatë stinëve të ftohta dhe me lagështi ndodh që këto infeksione që prekin tiroiden të jenë mjaft të pranishme në këtë periudhë.
Shenjat
Zakonisht sëmundja fillon me shenja të përgjithshme, të ngjashme me ato të një gripi. Sëmundja mund të nisë me ethe, dobësi të theksuar trupore, dhimbje muskulore, mungesë oreksi. Në këtë kohë pacienti mund të ndjejë dhimbje të lokalizuara mbi vetë gjëndrën tiroide, por shpesh ato përhapen në drejtim të nofullës ose veshit. Në disa mund të shfaqet vështirësi në gëlltitje. Por mund të ndodhë që gjëndra tiroide dhe muskujt e gjëndrave limfatike të qafës të rriten në volum si pasojë e procesit inflamator. Nëse nuk trajtohet në kohë kjo sëmundje, mund të ndodhë një ulje e funksionit të tiroides, po ashtu ulje e normës së prodhimit të hormoneve të saj. Kapja e jodit radioaktiv paraqitet më e pakët, niveli i TSH (hormonit thyreo-stimulues) mund të jetë në nivele më të larta sesa norma. Të gjitha këto ndryshime sjellin dhe ndërlikime më serioze në organizëm që duan kohë të trajtohen. Përveç kësaj ndodh shpesh që personat të cilët bëjnë infeksione të tiroides kanë edhe probleme të infeksioneve kronike siç janë: tonsilitet kronikë, faringitet, infeksione të mishrave të dhëmbëve, sinusite, etj.
Parandalimi
Parandalim të mirëfilltë nuk ka, por gjithsesi mjekët rekomandojnë një sërë masash që konsistojnë në forcimin e sistemit imunitar, sepse është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga "sulmi" i mikrobeve patogjene. Po ashtu këshillohet që çdo simptomë të merret në konsideratë, pasi në këtë mënyrë mund të parandalohen ndërlikimet, të cilat duan kohë të trajtohen. Nëse infeksioni i gjëndrës tiroide (thyroiditit), kapet shpejt dhe në kohë, është i thjeshtë. Fillimisht mund të përdoren medikamente për të qetësuar dhimbjet, temperaturën dhe dobësinë e përgjithshme. Pra trajtimi është sintomatik, në varësi të shenjave dhe shqetësimeve që shfaqen. Përdoret mjekim antiinflamator dhe në disa raste kur prekja e gjëndrës tiroide është më e shprehur mund të përdoren kortizonikët, të cilët kanë efekt mjaft të mirë si për të shuar procesin inflamator, ashtu edhe për të shkurtuar ecurinë e sëmundjes. Të sëmurët që kalojnë thyroiditë duhet të qëndrojnë për disa kohë nën kontroll mjekësor për të kapur ose parandaluar ndonjë zbulim të formave të tjera të thyroiditit ose ajo çka duhet pasur parasysh, është instalimi i një hypothyroze.
Si shfaqen problemet e gjëndrës tiroide te fëmijët
Gjëndra tiroide është organi që prodhon hormonet e tiroides, që kanë për detyrë qysh tek embrioni i njeriut të marrin përsipër zhvillimin e qelizave të sistemit nervor ose e shprehur ndryshe të zhvillojnë intelektin, fizikun dhe sistemin nervor në tërësi të njeriut. Kjo është arsyeja që gjëndrat tiroide fillojnë të prodhojnë hormone që nga java e 10-të e embrionit. Natyra e ka krijuar më shpejt këtë funksion, sepse zhvillimi i qelizave të trurit në këtë periudhë është më intensiv se gjatë gjithë jetës intrauterine dhe vazhdon me këtë intensitet deri në moshën 3-vjeçare, për të përfunduar rreth moshës 23-24 vjeç. Prodhimi i hormonit të tiroides bëhet ekskluzivisht nga jodi që vjen nëpërmjet gjakut të nënës, pra origjina është gjaku i nënës. Kjo do të thotë se duhet të merret jod te gratë shtatzëna dhe gratë në periudhën e ushqyerjes me gji, në mënyrë që të lindin dhe rriten fëmijë pa probleme të tilla. Në këtë fazë nëna ka më shumë nevojë për jod, sepse i nevojitet për fetusin dhe për veten. Hormoni i tiroides dhe jodi i nënës marrin pjesë në krijimin e receptorëve të trurit të organizuar për kapjen e informacionit që vjen. Kjo fillimisht realizohet nga hormonet e nënës dhe më tej ato prodhohen nga vetë fëmija. Nëse nënës gjatë barrës nuk i jepet sasia e duhur e jodit, mungesa e jodit shfaq disa pasoja të mëdha. E para, nëse nëna ka mungesë të rëndë të jodit te fëmija shfaqet kreteinizmi, që është zhvillimi i pakët mendor dhe fizik i fëmijës. Nëse pamjaftueshmëria e jodit është më e lehtë, kjo çon në ulje të koeficientit intelektual të fëmijës. Është parë se këta fëmijë shfaqin 15 pikë më pak nga 100 të mundshmet të zhvillimit intelektual, në krahasim me fëmijët e tjerë, që nuk shfaqin një mungesë të tillë jodi. Kjo do të thotë se brezat që jetojnë në zona me deficencë jodike mund të kenë pakësim të koeficientit intelektual, që më pas shfaq pakësim intelektual, që shprehet me lëvizje të pakontrolluara, ulje të përqendrimit, ulje të rendimentit shkollor. Studimet kanë treguar se mbi 90% e popullsisë në vendin tonë ka shfaqur deficencë jodike të shkallëve të ndryshme. Gjithsesi vitet e fundit është kërkuar të ndalohet hyrja e kripës pa përmbajtje jodi. Në masën më të madhe kjo ka zgjidhur problemet e mungesë së jodit. Rezultatet e 2007 kanë treguar se gjendja sot është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, dhe kjo për shkak të përdorimit të kripës së jodizuar.
Çfarë pasojash mund të shfaqë mungesa e jodit te fëmijët
Një nga problemet që shfaqet më shpesh është zmadhimi i gushës, që në vitet 93 prekte gati 28-30% të fëmijëve në Shqipëri, si pasojë e mungesës së jodit, ndërsa sot ky problem është në përmasa më të vogla. Veç kësaj pasoje, e përhapur është dhe sëmundja e hypotirozës, e karakterizuar nga mungesa e zhvillimit të gjëndrës tiroide deri në mungesën e saj. Kjo ndodh në 1 të porsalindur në 3500 raste. Pasojat janë mungesa e zhvillimit mendor dhe fizik. I porsalinduri do të ketë të pambyllur pjesën kockore pas kokës, defekon me vështirësi, ka kërthizë të dalë, ikteri zgjat në kohë dhe është i shprehur. Më vonë tek këta fëmijë, lëkura është e ashpër, e thatë, e zbehtë, është e mermertë, barku zmadhohet, gjuha zmadhohet dhe del jashtë gojës, fëmija qan me zë të trashë, ka gjumësi të tepruar, zhvillim mendor të pakët. Kur mbush një vit fëmija nuk flet, nuk ecën, barku vazhdon të jetë i madh, ka kapsllëk, lëkura është e ashpër, mbetet shtatshkurtër. Meqë diagnoza bëhet me vështirësi janë krijuar programe të zbulimit të sëmundjes që ditën e tretë të lindjes. Kur bëhet matja e hormonit të tiroides. Nëse nuk diagnostikohet që në këtë moment dhe nuk nis trajtimi, ky fëmijë do të ketë pasoja në zhvillimin mendor dhe fizik. Nëse trajtohet në kohë, ky fëmijë ka ecuri të mirë. Duhet që jodi të merret në dozën 200 makrogramë në ditë për të rritur. Duhet që në gratë shtatzëna, të jepet në formë tabletash 200 mikrogramë në ditë. Jodi gjendet në kripë dhe kjo gjendet në bukë, gjellë, ushqime të konservuara, që janë të pasura me kripë. E para është marrja e kripës së jodizuar nga popullsia, shtesa e jodit gjatë shtatzënisë dhe periudhës së laktacionit dhe në fëmijët e moshave pubertare.
Femrat më të prekura se meshkujt
Sëmundja është më e shpeshtë te gratë sesa te burrat në raporte 5:1. Tiroidja është një sëmundje e trashëgueshme. Në 1/4-1/5 të rasteve, pacientët kanë njerëz të afërt që vuajnë nga kjo sëmundje. Në disa raste sëmundja zhvillohet pa u kuptuar për muaj dhe vite dhe një ditë prej ditësh, ajo shpërthen papritur. Fillimisht shenjat e sëmundjes nuk janë specifike dhe nuk mund të dallohen nga ato të pacientëve, që vuajnë nga çrregullime funksionale. Nervozizmi, pagjumësia, djersët, rrahjet e shpejta të zemrës, intolerancë ndaj të nxehtit, lodhje, rënie e flokëve, oreks i shtuar dhe rënia nga pesha shpejt dhe tepër, janë disa nga shenjat që tregojnë për praninë e kësaj sëmundjeje. Gjëndra tiroide është e zmadhuar 2-4 herë në volum dhe po t’i vihet dora sipër shpesh dëgjohet një si trill ose gërhitje e lehtë që flet për vaskularizimin e tepërt dhe qarkullimin e shtuar të gjakut. Në 1/4 e të sëmurëve shihet një zmadhim dhe dalje të kokërdhokëve të syve me një ënjtje të kapakëve, shenjë kjo, e cila kur përparon merr një zhvillim të pavarur dhe me perspektivë jo shumë të favorshme. Rrahjet e zemrës të shpejtuara janë shenja e detyrueshme e sëmundjes dhe e veçanta e tyre është prania e tyre edhe në gjumë.
Shqetësimet që sjell keqfunksionimi i tiroides:
- Dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës.
- Gulçimë zemre dhe rritje të pulsit.
- Rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë
- Drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor.
- Diarre, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës.
- Nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim.
- Problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rënia e flokëve.
Mosfunksionimi i tiroides prek edhe zemrën
Kushdo ka pasur probleme me tiroiden është ndeshur edhe me simptomat që ajo shfaq, pra temperaturë e ulët trupore, duar dhe këmbë të ftohta, probleme me lëkurën, sytë, tingëllim të veshëve, këputje thonjsh, gjendje stresi, pagjumësi etj. Por problemet e shfaqura nga mosfunksionimi i tiroides prekin edhe zemrën, vihet re një dobësi dhe ulje e ndjeshme në punën e saj. Testimi dhe diagnostikimi i tiroides bën të mundur që të analizohen edhe problemet e tjera që mund të jenë shfaqur prej ndikimi të saj si: probleme të zemrës, gjakut, menopauzës te gratë etj. Përdorimi i vajit të arrës së kokosit jo vetëm rregullon funksionimin normal të tiroides, por edhe ndihmon në ristabilizimin gjendjes së përgjithshme trupore. Pas pesë javësh trajtimi me vajin e arrës së kokosit ndjehen diferencat në gjendjen fizike dhe mendore.
Gusha, sëmundje e gjëndrës tiroide
Tiroidja është një gjëndër me sekrecion të brendshëm që ndodhet poshtë Mollës së Adamit. Ajo merr pjesë në metabolizmin e organizmit dhe të gjitha hormonet e saj i derdh direkt në gjak. Në vendin tonë tejkalohet kriteri për ta quajtur këtë sëmundje epidemike, pasi ajo gjendet në mbi 80 për qind të popullatës, ndërsa sipas UNICEF-it në 97 për qind të njerëzve të studiuar kishte mangësi në sasinë e përvetësimit të jodit. Mungesa e jodit është pikërisht zanafilla e strumës, që kohët e fundit njihet me një emër të vetëm, Sindroma e Deficiencës Jodike. Gusha apo struma është një shfaqje e zakonshme në kushtet e vendit tonë dhe nga ana tjetër ajo mund të jetë e pranishme në shumë sëmundje të gjëndrës tiroide, që nga shtimi dhe pakësimi i funksionit deri te mahisjet dhe tumoret e saj.
Ushqimet që ndikojnë keq te tiroidja
Negativisht ndikojnë ato produkte që përmbajnë lëndë që ndikojnë në zmadhimin e strumës. Të tilla mund të përmendim lakrën e bardhë, fasulet, gështenjat. Prandaj duhet pasur kujdes në përdorimin e tyre. Të sëmurët me gushë mund të ankohen kur ajo është e madhe dhe ka shtrirje edhe pas dërrasës së kraharorit. Në këto raste, ata kanë rëndim dhe vështirësi gjatë gëlltitjes. Por ka dhe disa të sëmurë që ndiejnë shtrëngime në grykë, kjo gjendje nuk lidhet me tiroiden. Nëse tiroidja kapet në kohë, parandalohet më shpejt se kurimi. Mjekimi i gushës është relativisht i thjeshtë, por i zgjatur në kohë. Si mjekim për moshat e rritura përdoret hormoni i tiroides. Në vendin tonë si metodë parandaluese është zgjedhur jodizimi i kripës. Por kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën.
Nga shkaktohet tiroidja
Nga shumë kërkime të bëra ka rezultuar se një dietë e varfër, po ashtu edhe një teprim në të ushqyer luajnë rol të rëndësishëm në mosfunksionimin e tiroides. Prej disa dekadash është njohur veprimi i jodit në gjëndrën tiroide. Kripa e jonizuar mendohej se e zgjidhte këtë problem, por kjo nuk është plotësisht e vlefshme. Sepse gjatë të ushqyerit merren dhe shumë përbërës të tjerë ushqimorë të cilët pengojnë çlirimin e jodit në gjak. Disa studime kanë treguar se efektet e sheqerit dhe drithërave janë të dëmshme për tiroiden, por përsëri janë ndër produktet ushqimore më të konsumueshme në dietën tonë ditore. Po ashtu edhe disa lloje vajrash të përdoruar për gatim janë të dëmshme sepse kanë në përbërje të tyre përbërës të cilët pengojnë çlirimin e fluorit në gjak. Por tani shpresa për përmirësimet që sjell përdorimi i vajit të arrës së kokosit, tregon edhe për ndihmesën që ky produkt ushqimor sjell edhe në gjendjen mendore.
Simptomat me të cilat shoqërohet shfaqja e tiroides:
- Muskuj të lodhur.
- Personi nuk qetësohet dhe relaksohet.
- Depresioni, ankthi dhe mërzi.
- Trupi humbet energjinë trupore.
- Tiroidja dobëson funksionimin e saj normal.
- Rrezikohen vuajtje nga mbipesha dhe obeziteti.
- Lëkura, sytë, veshët, thonjtë; shfaqin probleme.
Vaji i arrave të kokosit redukton problemet e tiroides
Është zbuluar se vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re për të gjithë ata persona që vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i tiroides. Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet më vajin e arrës së kokosit, e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një diferencë të dallueshme në balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë, sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Një gjendje e tillë e lënë pas dore mund të shfaqë shenja tensioni, ankthi, depresioni dhe lodhje të përgjithshme mendore e trupore. Por këto simptoma mund të reduktohen. Por tiroidja nuk është një epidemi edhe pse prek një numër të madh njerëzish e vazhdimisht në rritje. Duke qenë se mosfunksionimi i tiroides sjell edhe probleme të zemrës dhe gjakut, është e këshillueshme që testi i tiroides apo kontrollet mjekësore të jenë të vazhdueshme për ata persona që dallojnë simptoma të mosfunksionimit të tiroides.
Hipertensioni arterial: Si ta kontrolloni?
Tensioni arterial (t.a) është presioni që gjaku ushtron tek muret e enëve të gjakut. Ky tension varet nga ritmi dhe nga forca e tkurrjes së zemrës, nga volumi i gjakut dhe nga rezistencat e arterieve, arteriolave, venave dhe kapilareve që kundërshtojnë fluksin e gjakut.
Modifikimi i dietes:
Është përgjithësisht i pranuar fakti që zvogëlimi i sasisë Na+ (kripë kuzhine, e përberë nga Na+ dhe Cl-) është i dobishëm në njerëzit me hipertension. Ka rezultuar që një dietë që korrespondon me gjysmën e sasisë së Na qeë është prezent në ushqimin e vendeve të industrializuara mund të ule tensionin arterial maksimal deri ne 6-7 mmHg dhe atë minimal në 5-6 mmHg.
Problemi më i madh në aplikimin e uljes së sasisë së sodiumit(Na) në dietën e pacienteve me hipertension arterial është vështirësia e pacienteve për ta pranuar dhe respektuar për kohë të gjatë këtë lloj diete.
Shtesa e kaliumit (K):
Një dietë e pasur me kalium ka një rol mbrojtës nga komplikacionet e zemrës dhe enëve të gjakut tek hipertensioni. Kaliumi mund të ulë vlerat deri 9-10 mmHg për tensionin maksimal dhe 5 mmHG për atë minimal.
Shtesa e magnesiumit
Shtesa e magneziumit mund të ulë tensionin arterial mesatar deri në 8-10 mmHg.
Ushtrimet fizike:
Nga aktivitetet fizike të mundshme të tipit dinamik dhe aerobik mund të përmendim jogging, vrap, çiklizëm, marshim, not, që përbëhen nga lëvizje të përsëritura të shumë muskujve me mungesë të forcave të rezistencës.
Stërvitja e aplikuar të paktën 3 herë në javë për 30 min ose më shumë, është në gjendje të ulë tensionin arterial deri në 5-10 mmHg për maksimumin, dhe 10-15 mmHg për atë minimum.
Zvogëlimi i peshës trupore:
Rregullimi i peshës trupore konsiderohet një mjet efikas dhe pa efekte kolaterale për uljen e vlerave të t.a. Mund të thuhet se me një humbje të 1 kg arrihet ulja e presionit në 1 mmHg. Kështu që një njeri që është 10 kg mbi peshën ideale dhe ka një presion që është 10 mmHg mbi vlerat optimale, n.q.s arrin peshën ideale do t’i rikthehen edhe vlerat optimale të presionit.
Reduktimi i alkoolit:
Nuk ka dyshim që një ulje e sasisë së alkoolit luan një rol të madh në kontrollin e vlerave të tensionit tek njerëzit që normalisht përdorin alkool.
Përdorimi i kafeinës dhe nikotinës:
Përdorimi i kafeinës mund të shkaktojë rrahje të shpeshta të zemrës dhe një rritje të përkohshme të t.a. Kërkime për përdorimin kronik të kafeinës nuk kanë gjetur ndonjë lidhje midis përdorimit të kafesë dhe vlerave të t.a. Efekti favorizues i duhanit në arterioskleroze është dokumentuar tek vdekjet për kardiopati ishkemike dhe vaskulopati cerebrale tek duhanpirësit e mëdhenj. Dallimi i duhanit, pavarësisht nga efektet mbi t.a. zvogëlojnë rrezikun kardiovaskular tek pacientet me hipertension. Numri i madh i të sëmurëve me hipertension tek duhanpirësit sugjeron një rol të rëndësishëm të duhanit tek kjo lloj sëmundje.
Disa udhëzime të shkurtra si të jeni në gjendje që të kontrolloni hipertensionin tuaj arterial
Nëse interesoheni të dini se a mund të rregulloni tensionin e gjakut pa marrë ilaçe, përgjigja është tepër optimiste. Sipas specialistëve, në disa raste tensioni i lartë i gjakut, d.m.th. hipertensioni jo shumë i lartë mund të përballohet me sukses duke realizuar disa ndryshime në jetën e përditshme si dhe në regjimin ushqimor. Të njëjtat udhëzime vlejnë edhe për rastet e hipertensionit të mesëm dhe atij shumë të lartë, por gjithmonë në kombinim me terapitë- mjekësore për të pasur rezultat më të mirë.
Simptomat
Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të tensionit të lartë paraqet simptoma të tilla sikurse:
* Dhimbje koke
* Marramendje
* Dhimbje dhe ndjenje rëndese në gjoks
* Pagjumësi
* Urinim i shpeshtë
* Etje e madhe
* Dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri.
Shëtisni
Specialistët ju këshillojnë të sëmurëve me tension të lartë që të ecin të paktën 2-3 herë në javë për 45 minuta (është kjo koha që nevojitet mesatarisht për të përshkuar një distancë prej 4 kilometrash). Përkundrazi, ata ndalojnë ushtrimet me peshë pasi në këtë mënyrë rritet shumë presioni arterial dhe vonon që të vijë në nivele fiziologjike. Ndërkaq, nuk përjashtohet që një i sëmurë me hipertension të kryejë ushtrime me pesha, por kjo do të realizohet vetëm pasi ai të ketë nisur tashmë një program aer¬obie, sipas këshillave të mjekut të tij dhe në bazë të rezultateve të analizave të domosdoshme (si psh. test i lodhjes etj.).
Ndërprisni duhanin
Duhani shkakton çarjen e kapilareve dhe ndikon në humbjen e elasticitetit të tyre. Është provuar se akoma edhe një cigare është e aftë të shkaktojë çarje dhe kjo sepse presioni i gjakut, që qarkullon në brendësi të kapilarëve, rritet. Përveç tensionit të gjakut, shpeshtohen edhe rrahjet e zemrës pasi kjo e fundit është e detyruar të punojë më tepër me qëllim që të mbulojë nevojat e organizmit me oksigjen. Me ndërprerjen e duhanit muret e kapilareve bëhen më elastike, ndërsa zemra punon me ritëm normal dhe nuk lodhet.
Kontrolloni stresin
Megjithëse kjo këshillë është e vështirë që të zbatohet, pasi stresi është i pranishëm në jetën tonë të përditshme, e vërteta është se nëse dëshironi ta përballoni me sukses hipertensionin duhet të kontrolloni stresin. Me fjale të tjera, stresi funksionon sikurse duhani, duke çuar në rritjen e tensionit të gjakut. Personat e brezit të tretë janë më të prekur nga hipertensioni pasi kapilarët e tyre janë më të fortë, më shumë pak elasticitet, për shkak të moshës.
Kini kujdes regjimin ushqimor
Preferoni: Peshk-zarzavate
* Peshqit (si sardelet, salmoni etj.) përmbajnë tre përbërje yndyrore të cilat është provuar se ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Studimet rreth kësaj çështje janë realizuar në popuj të cilët konsumojnë shumë peshk, si p.sh. eskimezët. Natyrisht që efekti i këtyre përbërjeve tek ju varet nga shpeshtësia e konsumimit të peshkut. Mirë është që të preferoni të hani peshk dy herë në javë dhe të kufizoni konsumin e mishit të viçit; derrit, pulës etj. deri në një herë në javë.
* Frutat dhe zarzavatet kanë në përbërjen e tyre lëndë të cilat ndihmojnë në ruajtjen e kapilarëve në gjendje sa më të mirë. Pjesa e brendshme e tyre "sulmohet" nga tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli dhe diabeti. Në saje të lëndëve të vlefshme që përmbajnë frutat dhe zarzavatet, kapilarët qëndrojnë hapur duke lehtësuar qarkullimin sa më nor¬mal të gjakut. Specialistët propozojnë që vaktet tuaja të kenë në përbërjen e tyre fruta, zarzavate dhe pak yndyrë mishi.
Rregulloni temperaturën e shtëpisë
I ftohti është një faktor rëndues për hipertensionin, megjithëse shumë e injorojnë. Nuk është e rastit që në verë kardiologët zvogëlojnë sasinë e ilaçeve kundër hipertensionit, për shkak se nxehtësia ul tensionin. Përkundrazi, ndenja në të ftohtë rrit presionin arterial. Ndaj është e rëndësishme që shtëpia juaj të jetë e ngrohtë.
Hipertensioni, faktorët e jashtëm që ndikojnë në shfaqjen e tij
Stresi, menopauza, jeta sedentare, ushqimi... Këto janë disa nga “shkaktarët e jashtëm” të shfaqjes së hipertensionit arterial. Sëmundja e hipertensionit arterial prek të gjitha moshat që nga ajo fëmijërore deri në moshat e rritura. Hipertensioni që shfaqet në moshat e reja, para 50 vjetëve ka të bëjë më shumë me hipertensionin arterial sekondar, kurse pjesa tjetër që haset në moshat e rritura mbi 50 vjeç, është hipertension arterial primar. Në përgjithësi konsiderohet si sëmundje e moshës së rritur, por vihet re se është mjaft e përhapur në moshat e reja. “Fajtorët” për këtë duhen kërkuar te trashëgimia, por dhe stili i jetës, aktiviteti i ulët fizik dhe regjimi ushqimor me kalori të tepërta dhe pa vlera ushqimore.
Faktorët
Stresi konsiderohet si një nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e hipertensionit. Kjo sepse, stresi krijon një dominonte në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit. Te gratë menopauza konsiderohet si një nga faktorët që ndikon në shfaqjen e sëmundjes. Kjo lidhet me çrregullimet në prodhimin e hormoneve, sidomos estrogjenit që ndihmon në mbrojtjen e enëve të gjakut nga arterosklerozat. Në momentin që këto hormone janë në nivele të ulëta, nis formimi i arterosklerozave, e për pasojë edhe hipertensioni. Jeta sedentare është cilësuar si një ndër faktorët kryesorë të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Zemra është organ muskulor dhe si i tillë, ajo duhet mbajtur në formë. Me një aktivitet fizik të rregullt zemra bëhet më e fortë dhe i reziston lodhjes. Nga ana tjetër, shtohet kërkesa për oksigjen nga ana e trupit dhe shtohet puna e zemrës dhe mushkërive, duke bërë qarkullimin e gjakut më të lehtë, e për pasojë uljen e vlerave të presionit të gjakut. Në të njëjtën kohë, mbajtja nën kontroll e presionit të gjakut ul rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve kardiake apo hipertensionin.
Rreziqet
Nikotina që përmban duhani çon në ngushtim të enëve të gjakut, e për pasojë rritjen e presionit të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit. Marrja e kripës nëpërmjet ushqimeve në sasi të tepërt, depozitohet në muskulaturën e mureve të enëve të gjakut, i fryn ato dhe shkakton rritje të tensionit të gjakut. Hipertensioni arterial është ngritja e presionit në enët e gjakut. Kjo shkaktohet nga disa shkaqe dhe për këtë arsye ndahet në dy grupe të mëdha: Hipertension arterial esencial, i cili edhe pse bëhen një sërë ekzaminimesh nuk arrin të kuptohet se nga vjen. Kjo shpesh ka origjinë trashëgimie ose stresi, pra ka origjinë të brendshme. Grupi i dytë është hipertensioni arterial sekondar, që tregon se ka një shkak të ndryshëm që mund të jetë një person që ka vuajtur nga veshkat, gjëndrat e tiroides, diabeti, tumori i gjëndrave mbiveshkore, etj. Shkak tjetër mund të jenë sëmundje të tilla të veshkave, si për shembull, ngushtimi i arteries renale, që furnizon veshkën me gjak. Duke mos u furnizuar si duhet, në veshkë krijohen çrregullime të prodhimit të hormoneve dhe për pasojë ngritje të tensionit. Shkak tjetër janë problemet me gjëndrat e tiroides, prodhimi i tepërt të hormonit të tiroides shton rrahjet e zemrës, e për pasojë shkakton rritje të tensionit të enëve të gjakut.
Trajtimi
Nëse keni tension të lartë të gjakut, mos bëni panik, mendimi i mjekëve lidhur me këtë çështje u ndryshua. Disa specialistë nuk e konsiderojnë më se tensioni duhet të zvogëlohet menjëherë. Tek njerëzit e shëndetshëm, pa patologji dhe faktorë rrezikues, kufijtë e tensionit normal janë 140 me 90, konsideron kryetari i Kongresit Evropian për hipertensionin, profesori Xhuzepe Mança. Autorët e tre hulumtimeve, të cilët përfshinë më shumë se 30 000 pacientë, të cilët kanë pasur faktorë të rrezikshëm (diabet, të meta kardiovaskulare) zbuluan se në rastet e tilla të tensionit në kuadër të 125-120 me 70 është mjaft e rrezikshme, pasi ekziston rreziku për sulm në zemër dhe zbritje të sheqerit. Kjo ndodh pasi gjatë qarkullimit të ngadalësuar të gjakut, ai nuk dorëzon substanca të mjaftueshme të dobishme në organizëm, si oksigjenin, glukozën dhe komponentë të tjerë energjetike të domosdoshëm. Tek këto raste, nuk duhet të rregullohet menjëherë tensioni i gjakut pa u konsultuar me mjekun. Mjekët po ashtu mendojnë se duhet të kontrollohet tensioni edhe tek fëmijët e adoleshentët.
Simptomat e shfaqjes
Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme. Thellimi i gjendjes së hipertensionit mund të sjellë edhe ndryshime në zemër, e cila fillon të zgjerohet. Kjo sëmundje nganjëherë shoqërohet me arteriosklerozën e enëve të gjakut, që nuk lë pa prekur enët koronare që ushqejnë zemrën, ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës, vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik. Në të gjitha këto sëmundje të shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe mjekët popullorë këshillojnë që kjo agrume të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre.
Grupmoshat më të prekura
Nga tensioni vuan gati 12-20 për qind e popullatës, dhe me rritjen e moshës rritet dhe përqindja e të prekurve. Por më të predispozuar për t’u prekur nga kjo sëmundje është mosha mbi 45-50 vjeç për burrat dhe 50-55 vjeç për gratë. Te gratë kjo lidhet me hyrjen në periudhën e menopauzës dhe çrregullimet hormonale karakteristike të kësaj periudhe, ndërsa te burrat me çrregullimet që pësojnë enët e gjakut, përdorimin e kripës, duhanit, alkoolit. Enët e gjakut humbasin elasticitetin, ngushtohen dhe nisin problemet me tensionin e gjakut. Kohët e fundit po vihet re se hipertensioni po shfaqet dhe te moshat e reja.
Simptomat
Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të tensionit të lartë paraqet këto simptoma:
Dhimbje koke
Marramendje
Dhimbje dhe ndjenje rëndese në gjoks
Pagjumësi
Urinim i shpeshtë
Etje e madhe
Dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri.
Rekomandime
Humbisni peshën e tepërt
Shëtisni
Lini duhanin
Kontrolloni stresin
Mbani regjim të rregullt ushqimor
Preferoni frutat dhe zarzavatet
Rregulloni temperaturën e shtëpisë
Rreziku i infarktit, evitoni diellin
Ekspozimi në diell në orët më të nxehta gjatë ditës, i personave që vuajnë nga hipertensioni dhe në veçanti i atyre që përveç saj vuajnë edhe nga sëmundje të zemrës, mund të shtojë rrezikun e krizave dhe të infarktit. Dhe ata që vuajnë nga zemra nuk janë të paktë. Një studim i kryer nga mjekë të klinikës “Mayo” në Shtetet e Bashkuara, tregon se një në çdo katër vetë, mbi moshën 45-vjeçare mund të preket nga sëmundje të zemrës. Të dhënat e studimit i shtyjnë mjekët dhe pacientët të kenë parasysh se pushimi i zemrës nuk shkaktohet vetëm nga pompimi i pamjaftueshëm i gjakut, por edhe atëherë kur pompimi i gjakut është normal, por zemra nuk është në gjendje ta absorbojë atë. Simptomat tipike të kësaj sindrome janë lodhja, vështirësi në frymëmarrje, ënjtje të këmbëve dhe probleme në ritmin e rrahjeve të zemrës. Për të shmangur një fatkeqësi, mjekët e kësaj klinike rekomandojnë zbatimin e masave parandaluese kundër presionit të lartë të gjakut. Një tjetër mënyrë për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës është pirja e verës së kuqe.
Si mund të mbrohesh nga hipertensioni
18-20 për qind e popullsisë vuan nga hipertensioni arterial. Shkaqet? Trashëgimia, stresi, duhani, sëmundjet e veshkave etj.Hipertensioni arterial është ngritja e presionit në enët e gjakut. Shkaqet janë të shumta dhe për këtë arsye ndahet në dy grupe të mëdha: a)hipertension arterial esencial, i cili edhe pas një sërë ekzaminimesh nuk kuptohet se nga vjen. Shpesh ka origjinë trashëgimie ose stresi, pra origjinë të brendshme. Grupi i dytë është hipertensioni arterial sekondar, që tregon se ka një shkak të ndryshëm, që mund të jetë një person që ka vuajtur nga veshkat, nefriti apo infeksione të veshkave dhe quhet hipertension renovaskular. Shkak tjetër mund të jenë sëmundje të tilla të veshkave, si p.sh ngushtimi i arteries renale, që furnizon veshkën me gjak. Duke mos u furnizuar si duhet, në veshkë krijohen çrregullime të prodhimit të hormoneve dhe për pasojë ngritje të tensionit. Shkak tjetër janë problemet me gjendrat e tiroides: prodhimi i tepërt të hormonit të tiroides, shton rrahjet e zemrës, e për pasojë shkakton rritje të tensionit të enëve të gjakut. Shkaqe të tjera janë diabeti dhe tumori i gjendrave mbiveshkore.
Cilat janë grupmoshat më të rrezikuara?
Nga tensioni vuan gati 12-20 për qind e popullatës, dhe me rritjen e moshës rritet dhe përqindja e të prekurve. Por më të predispozuar për t’u prekur nga kjo sëmundje është mosha mbi 45-50 vjeç për burrat dhe 50–55 vjeç për gratë. Te gratë kjo lidhet me hyrjen në periudhën e menopauzës dhe çrregullimet hormonale karakteristike të kësaj periudhe, ndërsa te burrat me çrregullimet që pësojnë enët e gjakut, përdorimin e kripës, duhanit, alkoolit. Enët e gjakut humbasin elasticitetin, ngushtohen dhe nisin problemet me tensionin e gjakut. Kohët e fundit po vihet re se hipertensioni po shfaqet dhe te moshat e reja. “Fajtorët” për këtë duhen kërkuar te trashëgimia, por dhe stili i jetës, aktiviteti i ulët fizik dhe regjimi ushqimor me kalori të tepërta dhe pa vlera ushqimore.
Si ndikon stresi në shfaqjen e hipertensionit
Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
Periudha më problematike për këta të sëmurë
Periudha e dimrit, për shkak të të ftohtit por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave. I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin. Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menunë dhe stilin e jetës. Të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.
Si ndikon menuopauza
Kjo lidhet me çrregullimet në prodhimin e hormoneve, sidomos estrogjenit që ndihmon në mbrojtjen e enëve të gjakut nga arteriosklerozat. Kur këto hormone janë në nivele të ulëta, nis formimi i arterosklerozave e për pasojë shkaktojnë hipertensionin.
Përdorimi i duhanit
Nikotina që përmban duhani çon në ngushtim të enëve të gjakut dhe sjell rritjen e presionit të gjakut.
Çfarë mund të bëhet në kushtet e shtëpisë
Në rastet e shtëpisë, ndihma më e shpejtë që mund t’i jepet pacientit është futja e këmbëve në një enë me ujë të ngrohtë.Pastaj të sëmurit duhet t’i jepet një kokërr adelat, i cila duhet vënë nën gjuhë dhe duhet pritur derisa të qetësohet. Nëse gjendja vazhdon të jetë e njëjtë, i sëmuri duhet çuar urgjentisht te mjeku specialist.
Pse ujë të ngrohtë
Uji i ngrohtë ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut, lehtëson qarkullimin e tij dhe largon fluksin e gjakut nga pjesët e rrezikshme të organizmit, si truri dhe zemra.
Si mund të parandalohet hipertensioni
Parandalimi i hipertensionit arterial duhet të nisë me eliminimin e të gjithë faktorëve, që shërbejnë si burim për shfaqjen e hipertensionit. Të tilla janë kryerja e një jete aktive, me sa më shumë aktivitet fizik, eliminimi i duhanit, kufizimi i kripës, ushqimeve me kalori që përmbajnë shumë yndyrna, sheqernave. Përdorimi i zarzavate, yndyrnave me origjinë bimore, si p.sh vaj ulliri, por dhe me këto nuk duhet abuzuar. Këto rregulla duhen zbatuar nga të gjithë, por sidomos nga ata persona që vënë re se kanë luhatje të tensionit, që kanë prindër apo të afërm që vuajnë nga hipertensioni, apo që kanë pasur në familje raste vdekjesh të papritura nga sëmundjet e zemrës. Këta persona përveç këshillave të mësipërme duhet të bëjnë kontrolle të vazhdueshme të tensionit të gjakut dhe të jenë vazhdimisht nën kontrollin e specialistit.
Studimi: Kur merr frymë ngadalë, ulet presioni i gjakut
Niveli i presionit të lartë të gjakut mund të ulet thjesht duke marrë frymë ngadalë, një herë në 10 sekonda. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një grup studiuesish italianë të Universitetit të Pavias, i publikuar në revistën “Hypertension”. Sipas Luciano Bernardit, koordinator i studimit, hipertensioni është i lidhur me luhatje të sistemit neurovegjetativ, që ul ndjeshmërinë e arterieve dhe shton atë të receptorëve përgjegjës për normalizimin e nivelit të yndyrnave në gjak. “Nëse merret frymë ngadalë,- komenton studiuesi,- provohet një ulje e përgjithshme e stimuluesve të frymëmarrjes dhe sistemit kardiovaskular. Për këtë arsye, ky lloj frymëshkëmbimi mund të shërbejë si një metodë mjaft e thjeshtë dhe ekonomike për të lehtësuar problemet te pacientët hipertonikë”. Të dhënat e studimit kanë treguar se te personat që vuajnë nga hipertensioni, frymëmarrja e ngadaltë dhe e kontrolluar ul ndjeshëm presionin e gjakut, pa ndikuar në frekuencën kardiake. Në fakt ai sistolik shkonte nga 149,7 në 141,1 mm Hg dhe ai diastolik nga 82,7 në 77,8 mm Hg. Ndërsa në grupin e personave të shëndetshëm mënyra e ndryshme e frymë shkëmbimit nuk ndikonte në nivelin e presionit të gjakut.
DENISA SPAHO