Nga Michael Hastings (Rolling Stone-magazine)
Botohet i plotë shkrimi i revistës prestigjioze, që vuri në siklet ushtrinë amerikane, por edhe vetë qendrimet e presidentit Barack Obama
Përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Presidenti Obama dhe Gjenerali McCrystal takohen në Shtëpinë e Bardhë ballëpërballë, të dy me inat. Gjenerali ikën dhe Këshilli i Luftës e fillon mbledhjen pa të. Më pas vjen lajmi i dorëheqjes dhe zëvendësimi i tij nga kolegu-gjeneral dhe drejtues i CENTCOM, David Petraeus. Këtë ka sjellë intervista shkatërruese me “Rolling Stone magazine” të komandantit të trupave amerikane në Afganistan, Stanley McChrystal. Një intervistë e gjatë në të cilën - në thelb - Ushtaraku tha se Obama po e humb luftën. Pse? Presidenti është i "shqetësuar dhe i frikësuar" para komandantëve të tij ushtarak. “Obama nuk dinte asgjë për Gjeneralin para se ta njihte - tha një ndihmës i afërt i McChrystal, edhe pse ai ishte njeriu i zgjedhur për të udhëhequr luftën e tij të ndyrë”. Fjalë të rënda që e çuan Shtëpinë e Bardhë për të ndërmarrë një kundër veprim serioze. Gazeta 55 po e boton në dy ditë këtë intervistë të bërë për revistën amerikane “Rolling Stone”
***
"Si u binda për të shkuar në një darkë të tillë?" pyet veten Gjenerali Stanley McChrystal. Është një mbrëmje në mes të muajit prill dhe komandanti i të gjithë trupave të SHBA-ve dhe NATO-s të stacionuara në Afganistan është i ulur në një suitë luksoze në Hotel Uestminster në Paris. Gjendet në Francë për të "shitur" strategjinë e re të luftës me aleatët tanë të NATO-s - për të ruajtur frymën që na çon të besojmë se kemi ende aleatë. Qëkurse shefi McChrystal ka marrë detyrën e re më shumë se një vit më parë, lufta afgane është dominuar ekskluzivisht nga Shteteve e Bashkuara. Duhet thënë se opozita ndaj luftës ka sjellë rrëzimin e qeverisë holandeze, ka detyruar të japë dorëheqjen Presidentin e Gjermanisë dhe ka shtyrë Holandën për të njoftuar tërheqjen e 4.500 ushtarëve të tyre. Gjenerali McChrystal është në Paris në përpjekje për të mbajtur francezët në Afganistan, të cilën kanë humbur më shumë se 40 burra në luftime. “Darka është pasojë e pozicionit tuaj, zotëri,- thotë shefi i shërbimeve të tij, Kolonel Charlie Flynn. Shef McChrystal lëviz shpejt dhe rrotullohet në karrige e tij.
"Hey, Charlie," - pyet ai, “edhe kjo është pasojë e pozicionit?”. Ushtaraku McChrystal i drejtohet me një gisht të mesëm të ngritur. Ai sheh përreth në suitë që stafi i tij të transformohet në një qendër operacionesh ushtarake. Kudo ka tavolina që janë të mbushura me teknologjinë më të fundit “Toughbooks” dhe kabllo të shpërndara si merimanga mbi qilima që janë të lidhura me platforma satelitore që mund të sigurojnë komunikime telefonike e kompjuterike të kriptuara. Më pas shkon dhe heq uniformën ushtarake dhe vesh rroba rastësore – një kravatë blu, këmishë, pantallona – ashtu siç duket McChrystal ndjehet si një peshk pa ujë. Siç thotë një nga asistentët e tij, Parisi është "qyteti më anti-McChrystal që mund të imagjinohet në botë”. Ai i urren restorantet e modës, dhe përshkruan çdo vend që ka qirinj në tryezat si shumë "Gucci". Preferon më shumë një “Light Bud” (birra e tij e preferuar) në Bordo, sheh Talladega Nights (filmi i tij i preferuar) më shumë sesa Jean-Luc Godard. McChrystal nuk ka qenë kurrë i qetë përpara publikut: përpara se Presidenti Obama ta zgjidhte si udhëheqës i luftës në Afganistan, ka kaluar pesë vite duke menaxhuar operacionet e fshehta të Pentagonit. Më pas kthehet drejt kolonelit Fllyn: "Cili është azhurnimi mbi atentatin në Kandahar?" - pyet McChrystal. Qyteti është goditur nga dy shpërthime eksplozivi në ditën e djeshme, duke lëkundur pak bindjen mbizotëruese se Gjenerali mund ta shkëpusë nga kontrolli i talebanëve. “Kemi dy KIA ((killed in action - të vrarë në Veprim), por presim konfirmim” - thotë koloneli Flynn. McChrystal i jep vështrim gjithëpërfshirës suitës. Në moshën 55-vjeçare, ai gjendet i thatë dhe i dobësuar, jo shumë i ndryshëm nga një version i moshës së Christian Bale në Rescue Dawn (tek filmi “Agimi i Lirisë"). Sytë e tij blu kanë aftësinë e frikshme për të depërtuar. Nëse ju bëni një gabim, ose e keni zhgënjyer, ato sy mund të të shkatërrojnë shpirtin tënd, pa të thënë diçka.
"Do të preferoja më tepër një rrahje vençe sesa të shkoja në këtë darkë" – thotë McChrystal. Ndalon për një moment në heshje dhe pastaj përpëlit: “Për fat të keq, askush në këtë sallë mund ta bëjë këtë”. Sapo shqiptoi këto fjalë u nis tek dera dhe doli si furi.
"Me kë duhet të shkojë për darkë?" - pyes një nga asistentët e tij. "Me një ministër francez" – më përgjigjet asistenti. "Një idiot!". Në mëngjes, McChrystal dhe stafi i tij u takuan për të përgatitur fjalimin që duhet të mbahet në “Ecole Militaire”, një akademi ushtarake në Francë. Gjenerali është krenar dhe i vendosur si një shkëmb kur merr vendime, por kjo pacipësi e ka një çmim: edhe pse McChrystal është në krye të një konflikti në Afganistan në më pak se një vit, në këtë kohë të shkurtër ia ka arritur të fyejë pothuajse çdo person që është disi i përfshirë me konfliktin. Vjeshtën e kaluar, gjatë një debati, teksa mbajti edhe një fjalim në Londër, shefi i përgjithshëm ushtarak në Afganistan, McChrystal e cilësoi "dritëshkurtër" strategjinë anti-terror të deklaruar nga Zv/Presidenti Joe Biden, duke thënë se kjo do të çonte në materializimin e një "kaosi". Kësaj radhe kritika atij iu dha në një qortim nga vetë Presidenti Obama, i cili e thirri Gjeneralin në një takim privat në bordin e avionit “Air Force One”. Mesazhi i dërguar për McChrystal dukej të ishte i qartë: hesht dhe mbaj një profil të ulët.
Tani, duke kërkuar nëpër gazeta fjalimin e tij në Paris, McChrystal pyet se çfarë pyetjesh do të bëhen në lidhje me Biden, dhe se si ai do duhet t’u përgjigjet. "Nuk e di se çfarë do të ndodhë derisa të jem atje, ky është problemi”, - thotë ai. Pastaj, të paaftë për t’u vetë-kontrolluar, ai dhe stafi i tij imagjinojnë Gjeneralin duke dhënë përgjigjen me një batutë me efekt. "Po pyet për Zv-Presidentitn Biden?" - thotë McChrystal me një buzëqeshje. "Biden kush?" “Biden?” - i sugjeron një këshilltar i profilit të lartë. "Mos thatë rastësisht Bite?" (Një lojë fjalësh me emrin e Zv/Presidentit, që të kujton kuptimin e foljes "kafshoj" në anglisht to bite – shën. i përkthyesit).
Kur presidenti Barack Obama hyri në zyrën ovale filloi menjëherë të punojë për të realizuar premtimin më të rëndësishëm të bërë gjatë fushatës zgjedhore në politikën e jashtme: të çojë luftën në Afganistan drejt objektivit që na ka bërë të zbresim në fushë. "Unë dua që amerikanët të kuptojnë," njoftoi në mars 2009. "Ne kemi një objektiv të saktë dhe të qartë: për të shkatërruar, për të bërë të mundur shkatërrimin e Al-Kaedës në Afganistan dhe Pakistan". Urdhëroi dërgimin e 21 mijë trupave të tjerë në Kabul, rritja më e madhe e trupave qysh nga fillimi i konfliktit më 2001. Presidenti Obama duke dëgjuar këshillat e dy shefave të përbashkët të Pentagonit dhe Shtabit e Bashkuar, hoqi qafe Gjeneralin David McKiernan - që ishte Komandanti i SHBA-së dhe i NATO-s në Afganistan - për ta zëvendësuar me një njeri që nuk e njihte dhe që e kishte takuar vetëm pak sekonda: Gjeneralin Stanley McChrystal. Ishte hera e parë - në më shumë se 50 vjet - që një gjeneral ishte hequr gjatë zhvillimeve të detyrës së tij në kohë lufte, kur Harry Truman hoqi Gjeneralin Douglas MacArthur në kulmin e Luftës së Koresë.
Megjithëse kishte votuar për Obamën, McChrystal dhe komandanti i tij i ri nuk kanë qenë kurrë në gjendje për t’u kuptuar. Gjenerali u njoh me Obamën për herë të parë një javë pas betimit, kur presidenti u takua a së bashku me një duzinë oficerësh të lartë ushtarakë në një dhomë të Pentagonit e njohur si "Thank". Sipas burimeve që janë në gjendje për të rindërtuar takimit, McChrystal mendoi se Obama se ndjehej i "parehatshëm dhe i frikësuar" nga numri i madh i yjeve në spaleta në atë sallë. Takimi i tyre i parë ballëpërballë u zhvillua katër muaj më vonë, pasi McChrystal kishte marrë detyrën për në Afganistan, dhe nuk shkoi shumë më mirë. "Ishte një takim dhjetë minuta në stilin e fotove”, - thotë një prej këshilltarëve të Gjeneralit. “Dukej në mënyrë të qartë se Obama nuk di asgjë për gjeneralin, se cili ishte. Përpara tij ishte njeriu që do të luftonte luftën e ndyrë, por presidenti nuk dukej shumë i pranishëm. Shefi më dukej shumë i zhgënjyer kur doli”.
Qysh nga fillimi, Gjenerali McChrystal ishte i vendosur për të lënë vulën e tij personale në Afganistan, duke e përdorur atë si një tjetër laborator për të provuar të diskutueshmen strategji të tij ushtarake të njohur “counterinsurgency”. “COIN”, kështu u quajt Bibla e re e Pentagonit, një doktrinë që përpiqet për të balancuar preferencat e dhunës me ato të teknologjisë së lartë ushtarake, si dhe me nevojën për të luftuar luftërat e zgjatura në kohë në kuadër të shteteve të dështuara. COIN parashikon vendosjen në territor të një numri të madh ushtarësh, jo vetëm për të shkatërruar armikun, por për të jetuar në mesin e popullsisë civile dhe ngadalë duke rindërtuar atë, apo duke e rindërtuar nga asgjëja, një qeveri të re kombëtare - një proces që edhe përkrahësit e tij më të afërt thonë se kjo kërkon vite, nëse jo dekada, në mënyrë që të mund të realizohet.
Në thelb, COIN shtrihen detyrat ushtarake, duke siguruar atyre edhe një rol diplomati dhe politikan. Mendoni Beretat e Gjelbra, si një forcë paqeruajtëse. Në 2006, pasi Gjenerali Petraeus testoi teorinë përgjatë " kirurgjisë" në Irak, doktrina e “counterinsurgency” fitoi shumë përkrahës në mesin e analistëve, gazetarëve, oficerëve ushtarakë dhe autoriteteve civile. Të riemëruar “COIN-nistë” për zellin e tyre, kjo elitë mendonte se doktrina ishte një zgjidhje perfekte për Afganistanin. Ajo që ata kishin nevojë ishte një gjeneral me karizëm të mjaftueshëm dhe aftësi politike në gjendje për të bërë këtë. Kur McChrystal mori telefonatën e Obamës, ai iu përgjigj po me atë guxim më të cilën gjuan terroristët: duke u përpjekur të kuptojë se si punon armiku.
Pas mbërritjes në Afganistan qershorin e shkuar, Gjenerali kreu një shqyrtim të “politikës së tij” në urdhrat e Sekretarit të Mbrojtjes Robert Gejts. Raporti i parë që bëri kishte përfundimin e tmerrshëm; në qoftë se nuk dërgoheshin 40 mijë të tjerë – duke rritur radhët e ushtarëve të SHBA-ve në Afganistan, pra duke i dyfishuar - do të kishim një “dështim të misionit”. Në atë kohë Shtëpia e Bardhë ishte e zemëruar, mendonin se McChrystal donte të vinte në lojë Obamën, duke e akuzuar se ishte i dobët për sigurinë kombëtare, nëse ai bënte atë që Gjenerali kishte kërkuar. Obama kundër Pentagonit, me pak fjalë, dhe Pentagoni ishte i vendosur të mos hiqte dorë.
Vjeshtën e kaluar, përballë komandantit në Afganistan, që kërkonte më shumë trupa, Obama filloi një rishikim të politikës për tre muaj në mënyrë që të rivlerësonte strategjinë. "Kjo periudhë ishte e dhimbshme," - më thotë McChrystal në një nga të shumtat intervista që arrita t’i bëj. "Unë po jepja një pozicion që ishte i pashitshëm”. Për Gjeneralin, kjo ishte një korsi e përshpejtuar në diplomaci - një betejë që e futi në frontin e politikanëve më të lundruar si Zv/Presidenti Biden, i cili pohonte se një fushatë e zgjatur “counterinsurgency” në Afganistan do ta hidhte Amerikë në një moçal ushtarak pa dobësuar rrjetet terroriste ndërkombëtare. "E gjithë strategjia COIN është një mashtrim i kryer mbi kurrizin e amerikanëve”, - thotë Douglas Macgregor, kolonel në pension dhe zë kritik i “counterinsurgency”, shok i McChrystal në akademinë Uest Point. “Ideja për të shpenzuar një trilion dollarë për të ripërcaktuar kulturën e botës islame është krejt e pakuptimtë”. Në fund, McChrystal ia doli tërësisht të merrte atë që donte. Më 1 dhjetor, në një fjalim në Akademinë Uest Point, Presidenti Obama shpjegoi të gjitha arsyet pse luftimi i luftës në Afganistan është një ide e keqe: është e shtrenjtë; ne jemi në një periudhë të krizës ekonomike; Al-Kaidës ka spostuar bazën e saj operative në Pakistan; një luftë e gjatë gati një dekadë do ta dërrmonte fuqinë e Shteteve të Bashkuara. Pastaj, duke mos përdorur kurrë fjalët "fitore" apo do të "fitojmë," presidenti Obama deklaroi se ai do të dërgonte 30 mijë trupa të tjerë në Afganistan, pothuajse aq sa kishte kërkuar Gjenerali McChrystal. Presidenti u “martua”, megjithëse me ngurrim, me doktrinën e COIN.
Sot, ndërsa gjenerali McChrystal po përgatitet për një ofensivë në Afganistanin jugor, perspektivat për një sukses janë të pakta. Në qershor, llogaria e ushtarëve amerikanë të vrarë ka tejkaluar mbi 1000 dhe numri i IED (pajisjeve plasëse të improvizuara) është dyfishuar. Qindra miliarda dollarë derdhur në vendin e pestë më të varfër në botë nuk ka arritur të përfshijnë popullsinë civile, e cila mban një qëndrim ndaj trupave amerikane duke filluar nga ata që janë jashtëzakonisht të kujdesshëm për t’u hapur deri tek ata armiqësorë. Operacioni më i madh ushtarak i vitit - një ofensivë e dhunshme filloi në shkurt me qëllim rifitimin e kontrollin të qytetit juglindor Marja - vazhdon, duke e shtyrë McChrystal për ta përcaktuar si një “Ulçer gjakderdhëse". Gjithashtu në qershor, lufta në Afganistan ka kaluar zyrtarisht Vietnamin si lufta më e gjatë në historinë amerikane - dhe Obama është duke bërë indietro në krahasim me tërheqjen e planifikuar për në korrik të vitit të ardhshëm. Presidenti është në mes të diçkaje më të rëndë sesa një moçal: një moçal në të cilën ai me vetëdije ka kërkuar të ecë, edhe pse është pikërisht lloji i ndërtimin projektit “Nation-Building: kompleks, shumë gjeneratash, që në mënyrë eksplicite kishte deklaruar se nuk e donte. Edhe ata që mbështesin strategjinë e McChrystal e dinë se sido që të shkojë puna Afganistani do të jetë në gjendje t’i ngjajë një Vietnami se sa një “Desert Stom” (sulmi në shkretëtirë). "nuk do t’i ngjajë, se nuk do të nuhatet si shija e një fitoreje” - thotë Majori Gjeneral Bill Mayville, i cili drejton operacionet për McChrystal. "Kjo do të përfundojë në zierje”.
(vijon)