Rooney e kishte të lënduar nyjën dhe kjo ishte parë kur ai zbriti nga aeroplani që ateroi në Rustenburg, ndërsa u rritën spekulime se ai mund të mungojë ndaj Gjermanisë.
“Nyja ime do të jetë në rregull”, citohet të ketë thënë Rooney për The Sun.
Ky lëndim i pësuar i Rooneyt është i njëjti që ai e ka pësuar në ligamente gjatë marsit, në mes të sezonit të rregullt me Manchester Unitedin.





